Çmimi i energjisë, ERE vendos për tarifat e reja

December 23, 2015 19:01

Çmimi i energjisë, ERE vendos për tarifat e reja

Enti Rregullator i Energjisë duket se ka vendosur të lërë në fuqi tarifat për tregun e energjisë në të njëjtin nivel sikurse ishin gjatë 2015 edhe për muajt në vazhdim.

Kjo në fakt pritet që të zgjasë deri në 30 qershor pasi sipas një njoftimi të vetë Entit duket se mes të vitit të ardhshëm do të ketë një vendimarrje të re. Në fakt Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektike ka deklaruar edhe më herët që nuk do të ketë rritje të çmimit pasi nuk e ka kërkuar diçka të tillë.

Dy operatorët e tjerë që në fakt kanë rritje të planit të investimeve edhe pse parimisht kanë kërkuar tarifë më të përshtatshme duket se do të mbajnë të njëjtën nivel që kanë. Shtyrja deri në qershor për vendirmarrjen mbi tarifat e reja lidhet me dy aspëekte. Së pari me mbylljen e bilancit të secilës kompani për të parë efektet sidomos tek Operatori io Shpërndarjes së Energjisë Elektike i cili për hir të së vërtetës ka kontibuar edhe në buxhet me miliona euro, raporton Scan.

Së dyti arsyeja tjetër e shtyrjes së një vendimarrje të re për tarifat lidhet me implementimet ligjore që parahsikojnë një sërë ndryshimesh në treg dhe që do të kenë efekt të dukshëm edhe në mënyrën sesi përcaktohen tarifat për çdo operator.

Aktualisht KESH shet energjinë me 1.45 lekëkëh tek OSHEE, Operatori i Transmetimit tarifaon 0.65 lekë për cdo kilovat/orë që transmetohet kurse konsumatorët familjarë e marrin nga OSHEE një kilovat me çmimin 9.5 lekë për këh. Për bizneset çmimi i energjisë është më i diferencuar në bazë të tensionit ku është lidhur dhe llojit të biznesit.

December 23, 2015 19:01
Komento

1 Koment

  1. sheme December 23, 19:47

    Nè cilin ligj tè ekonomis politike (tè Kapitalismit, te Adam Smithi apo modern) thuhet se nje mall mund tè shite dhe me tepèr se 200% tè vlerès? Kjo ndodh vetèm nè Shqipèri! Dihet se dhe nè kohè lufte çmimin e mjellit (dhe tè bukès), nuk mund ta rrisish me çm im spekulativ se èshtè e ndaluar me ligj e jo mè nè kohè paqeje….Sheme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim