Çmimi i energjisë, OSHEE: Nuk do kërkojmë rritje

October 17, 2017 12:40

Çmimi i energjisë, OSHEE: Nuk do kërkojmë rritje

Në kushtet kur ERE po pret aplikimet e tre operatorëve për çmimet që do të aplikohen pas 31 dhjetorit 2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të qartë se nuk do të kërkojë rritje të tarifës.

Në një dalje për mediat administratori i OSHEE Adrian Çela ju përgjigj interesit të medias lidhur me aplikimin e kompanisë së shpërndarjes për një rishikim të mundshëm.

“Ne jemi duke bërë llogaritjet tona, dhe jemi të predispozuar që të mos kemi një rritje të tarifës. Kemi nisur procedurën standarde që kërkohet në bazë të rregullave për të bërë aplikimin por aktualisht jemi në fillim të llogaritjeve. Rritje nuk do kemi, nëse do të kemi ulje do ta bëjmë me dije” tha administratori Çela.

ERE nga ana tjetër është në pritje të aplikimeve të operatorëve të tregut dhe paralelisht me këtë ka bërë të qartë edhe metodologjinë që do të ndiqet për të vlerësuar këto tarifa.

Me ndryshimin e modelit të tregut edhe aplikimet si dhe caktimi i tarifave pritet të jetë më kompleks për vitin në vijim.

Sakaq pritshmëria që kompanitë të kërkojnë një rishikim për të përmirësuar financat e tyre vjen në kushtet kur Korporata Elektroenergjetike Shqiptatare pati një rënie të dukshme të prodhimit këtë vit e për rrjedhojë edhe një rënie drastike të të ardhurave. OSHEE nga ana tjetër ka shpenzuar rreth 100 milionë euro për importe dhe ka nevojë për të vijuar investimet e saj në rrjet në funksion të uljes së humbjeve si dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit të konsumatorëve.

OST mbetet akoma e mbërthyer me një seri kredish dhe overdraftesh të viteve të kaluara që i kanë shërbyer për investime si dhe për linjat 400 kv që janë tashmë të përfunduara.

Gjithsesi operatorët kanë ende kohë për të paraqitur aplikimet e tyre që në linja të trasha marrin parasysh shpenzimet për operimin dhe planin e investimeve.

October 17, 2017 12:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*