Çmimi i energjisë për familjarët nuk u rrit dhe situata u bë edhe më e çuditshme

December 30, 2014 09:40

Çmimi i energjisë për familjarët nuk u rrit dhe situata u bë edhe më e çuditshme

Nga Gjergj Erebara*

 

Heqja e sistemit dytarifor në energjinë elektrike që i shitet konsumatorëve familjarë duket se i ka çorientuar disi shqiptarët. Çmimi prej 9.5 lekësh (pa TVSH) i vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë të premten më 26 dhjetor është 24 për qind më i lartë se sa çmimi i mëparshëm i fashës së konsumit deri në 300 kWh prej 7.7 lekësh dhe gati 30 më i lirë se sa çmimi i mëparshëm i konsumit mbi 300 kWh, çmim që qe vendosur që nga viti 2008 në masën 13.5 lekë për kWh.

Çmimi i vendosur nga ERE është dukshëm më i ulët se sa ai i kërkuar nga OSHEE prej 11.08 lekësh, apo nga çmimi i përfolur gjerësisht në qarqet politike prej 10.6 lekësh, pra mesatarja e thjeshtë mes dy çmimeve të zbatuara deri tani. Por çmimi i ri është shumë pranë mesatares së ponderuar të dy fashave sipas konsumit. Në këtë pikëpamje, çmimi nuk është rritur, por situata është bërë paksa e pakuptueshme.

Nga pikëpamja e konsumatorit, familjet që konsumonin më pak se 300 kWh në muaj dhe që presupozohet se janë familjet e varfra, do të marrin një rritje të faturës prej 648 lekësh, ose 24 për qind më shtrenjtë. Por në të njëjtën kohë qeveria ka premtuar dhe ka vënë buxhetin e vitit të ardhshëm 16 milionë dollarë me synimin për të kompensuar rreth 200 mijë familje të konsideruara si të varfra. Me një mesatare prej 650 lekësh për familje, duket se kompensimi, nëse zbatohet, mbulon me bujari të gjithë shtrenjtimin e faturës. Në rast se kompensimi do të kryhet siç është premtuar, familjet e varfra nuk pritet të goditen nga ky ndryshim çmimi.

Ndërkohë, OSHEE nuk pritet të ketë ndonjë përfitim financiar të konsiderueshëm nga ky ndryshim. Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri familjet patën një konsum të faturuar prej 2.27 miliardë kWh, nga të cilat, mësohet se 1.62 miliardë ose 71 për qind e tyre u faturuan me tarifën e parë prej 7.7 lekësh për kWh. Rreth 27 për qind ose 620 milionë kWh u faturuan me tarifën e dytë 13.5 lekë. Diferenca është faturuar si “Hapësira të përbashkëta”. Çmimi mesatar i ponderuar në bazë të këtyre të dhënave rezulton 9.3 lekë, shumë pak më i ulët se sa çmimi i vendosur aktualisht prej 9.5 lekësh. Në total, në rast se struktura e konsumit sipas familjeve nuk ndryshon, çmimi i ri i energjisë pritet t’i japë OSHEE rreth 5 milionë dollarë në vit më shumë. Ballafaqimi i këtij përfitimi me koston e qeverisë për subvencionimin e familjeve të varfra prej 16 milionë dollarësh sugjeron se qeveria ka mbuluar me gati tri herë tarifën e shtuar me kompensim.

Natyrisht, përveç familjeve, OSHEE i shet energji elektrike edhe subjekteve të tjera, pra subjekteve të biznesit. Tarifat për këto subjekte u rritën mesatarisht me 20 për qind. Kur tarifat rriten, nuk ka shumë rëndësi se kujt i rriten sepse në fund, rëndojnë që të gjitha mbi konsumatorët.

Por mund të ketë rritje kostosh

Përpos kësaj, vendimi i ERE për rikthimin e sistemit tarifor unik për konsumatorin familjar të energjisë elektrike për herë të parë që nga viti 2001, mund të ketë disa pasoja të pakëndshme në sistem. Pasoja e parë është që për familjet e shtresës së mesme, të cilat më herët kishin arsye të forta për të tentuar kufizimin e nivelit të konsumit të energjisë elektrike përmes metodave të ndryshme, nga përdorimi i pajisjeve eficente te përdorimi sa më i kufizuar i kondicionerit, me tarifën e re do të kenë shumë më pak incentiva për të vepruar në këtë mënyrë.

Por ndërsa rritja e konsumit mund të japë para shtesë për OSHEE-në, ai ka gjasa do të sjellë edhe kosto shtesë. Shqipëria mbulon aktualisht 70 për qind të konsumit të energjisë elektrike me prodhimin e hidrocentraleve dhe pjesën tjetër me importe. Në rast se konsumi familjar do të rritet si pasojë e mungesës së çmimit diskurajues për konsumin e lartë, atëherë bashkë me të ardhurat e OSHEE, do të rriten edhe importet. Vetëm se energjia e importit kushton aktualisht mbi 7 lekë për kWh në “doganë” dhe për këtë, çmimi prej 9.5 lekësh nuk mjafton.

Qeveria dhe OSHEE kanë argumentuar gjatë javëve të fundit se sistemi dytarifor i faturimit ka sjellë shumë spekulime përgjatë viteve nga ana e konsumatorëve, por nuk ka publikuar deri tani ndonjë studim për të treguar se në çfarë përmasash dhe çfarë pasojash kanë shkaktuar këto manipulime. Gjithashtu nuk dihet nëse qeveria, OSHEE apo ERE kanë kryer ndonjë studim se çfarë mund të ndodhë me konsumin dhe koston e energjisë elektrike nga sistemi i ri i faturimit.

*BIRN

December 30, 2014 09:40
Komento

13 Komente

  1. avrizuja December 30, 11:15

    AMAN DHE DERMAN ME KETO “FASHO” DHE “NATRIBANTE” QESHARAKE!

    sepse me 300 kWh ne muaj nuk arrin te ziesh nje veze pule ne dite dhe ASGJE me teper. Qe te dalim ne teme:

    Si fillim duhet pergezuar Gjergji Erebara sepse eshte i VETMI deri tani qe perdor drejt dhe pa gabim njesite matese te energjise elektrike ne dallim nga shume te tjere, perfshire ketu edhe politikane dhe pushtetare famoze dru me pre. Por ketu nuk jemi ne gjendje te kuptojme nje gje: Si ka mundesi qe edhe cmimi i energjise te rritet me 24 % dhe mileti te paguaje me pak se me pare? Kjo matematike anapolla socialiste nuk mund te spjegohet me AKSIOMAT e bamiresise komuniste me “Luge te zbrazet” apo me DOTACIONE alla enveriste per proletariatin barktharre dhe brekcjerre sepse gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte pyetja rrufe:

    KU DO T’I GJEJE LEKAT E BAMIRESISE EDI RAMA?

    sepse po te kete llogaritur te marre borxhe te REJA nga FMN apo nga BB per te shlyer borxhe te VJETRA kjo gje duket si nje MISION I PAMUNDUR dhe na kthen ne Kohen e Qepes te Piramidave Financiare te Saliut me nje fund teper tragjik per Vatanin.

    Reply to this comment
  2. Pellazgu December 30, 11:33

    Ç’është kjo matematikë me çmimin e ponderuar të dy brezave të konsumit (në shqip nuk është “fasha”, por “brez”), z. Erebara? Përse u dashka të arsyetohet me lloj-lloj përllogaritjesh, vetëm e vetëm për të justifikuar rëndimin e xhepave të familjeve më të varfra? Çmimi mesatar për shitjen nga operatori i shpërndarjes mund të ketë qenë 9,3 lekë, por kjo nuk vlen për familjet që kanë qenë brenda konsumit 1-300 kWh, të cilët, ca nga halli e ca nga shtrëngimi, rrekeshin të mos e kalonin brezin e konsumit 1-300 kWh dhe që për maksimumin e konsumit të tyre u është dashur të paguajnë: 300 x 7,7 = 2310 lekë (me TVSh 2772 lekë), ndërsa sot do të paguajnë: 300 x 9,5 = 2850 lekë (me TVSh 3420 lekë).
    Përse zoti artikullshkrues i bën jehonë propagandës qeveritare dhe asaj të vet kryeministrit për rimbursimin e familjeve në nevojë?
    Një familje që konsumon 300 kWh e përbërë prej 3 personash [burrë (me pagë minimale) + grua (e papunë) + fëmijë (në shkollë)], e cila nuk futet tek ato 200 mijë familje të konsideruara si të varfra, sepse ka një person të punësuar i bie që me këtë logjikë të konsiderohet jo në nevojë?! Pra, sipas kësaj llogarie kjo familje e kalon muajin në bollëk dhe me dreka e darka të shtruar për 7 palë qejfe? Madje le ta konsiderojmë edhe të pasur këtë familje, se mos janë hallet tona? Kjo familje edhe mund të quhet e pasur, por mund të quhet vetëm sipas llogarive të atyre që kanë mbaruar në Institutin e Arteve, ku lënda më e vështirë për formimin e të diplomuarve ishte “Historia e PPSh-së”, dhe matematikën as që e kishin dëgjuar si emër. Paralelisht me këtë, familjet që nuk donin t’ia dinin sesa harxhonin tani kanë luksin të kenë në xhepat e tyre më shumë para, që, nëse do të bënim një ponderim të kostove të jetesës, i bie që familjet që konsumonin pa teklif të kenë xhep paratë që u duhet të paguajnë më shumë konsumatorët e varfër.
    Nëse do të rrimë tek shifrat e para qitura në shkrim mbi konsumin e përgjithshëm familjar të vitit të kaluar kemi:

    me çmimin e vjetër:

    71% ose 1,62 miliardë kWh x 7,7 lekë = 12,47 miliardë lekë
    27% ose 0,62 miliard kWh x 13,5 lekë = 8,37 miliardë lekë

    me çmimin e ri:

    71% ose 1,62 miliardë kWh x 9,5 lekë = 15,39 miliardë lekë
    27% ose 0,62 miliard kWh x 9,5 lekë = 5,89 miliardë lekë,

    pra 12,47 + 8,37 = 20,84 miliardë lekë dhe 15,39 + 5,89 = 21,28 miliardë lekë.

    Kësisoj kemi mbetjen prej: 21,28 – 20,84 = 0,44 miliard lekë të cilat përfitohen më shumë në arkën e OShEE-së.
    Një shumë që vetëm një i çartur mund të na e shesë si rregullim të gjendjes. Nëse do të kemi shtim të konsumi nga familjet e mesme dhe të pasura, – siç profetizon zoti Erebara, – kjo mbetet për t’u parë në fund të 2015-ës, por një gjë është e sigurt: ky çmim i ri nuk bën tjetër veçse të kundërtën e asaj çka bënte Robin Hudi: “Ua merr të varfërve dhe ua jep të pasurve”!
    Kjo del edhe nga arsyetimi tjetër se rimbursimi për 200 mijë familjet, pra i famshmi 648-lekësh i shumëzuar me 200.000 na jep: 200.000 x 648 = 129,6 milion ose 0,1296 miliardë. Në këto kushte, kur shteti rimburson 0,13 miliard lekë që hyjnë në arkën e OShEE-së, diferenca që mbetet 0,44 – 0,13 = 0,31 miliardë ose 310 milion lekë nuk janë më shumë se 2,2 milion euro, që, veçanërisht sot në kushtet e një krize të rëndë e të dukshme, mund të mos shpenzoheshin në koncerte, në inaugurime pompoze si të kohës së diktaturës, e në të tjera veprimtari pa ndonjë vlerë thelbësore, siç janë edhe udhëtimet jashtë shtetit të personaliteteve të larta, që marrin pjesë në hapjen e ekspozitave të pikturave të bëra nga fëmijët e kopshteve dhe çerdheve, por t’i kaloheshin OShEE-së (ndonëse jam i bindur që me një organizim të mirë të punës, reduktimit të humbjeve dhe zvogëlimit të numrit të personelit, që kryesisht është i mbushur me militantë partiakë OShEE-ja do t’i gjente 2,2 milion euro më shumë).

    Reply to this comment
  3. XUME PROTOPORDHA December 30, 11:41

    O tip gazetari koqe: OSSHE fiton parate qe ka paguar per te blere energjine nga importi ose KESH. Kete e fiton pasi do paguajne te gjithe, edhe ti, edhe Saliu, edhe Edi, edhe Jozefinka.

    Reply to this comment
  4. avrizuja December 30, 12:13

    CMIMI I ENERGJISE DUHET TE RRITET RADUALISHT DHE DETYRIMISHT.

    ne se qeveria nuk do te ktheje Kohen e Qepes te kandilave dhe qirinjve te RILINDJES PATRIOTIKE ne vendin tone. Kjo rritje e cmimit eshte nje domosdoshmeri emergjente per te futur ne shina rrjetin e shperndarjes ne vendin tone, qe do te thote se nga te ardhurat nga shitjet te krijohen mundesite per investime afategjate ne kete sektor mjeran me tela qe te kalojne siper kokes ne bulevardet qendrore te qyteteve shqyptare. Futja e kabllove dhe e telave elektrike nen toke kerkon pune dhe investime serioze dhe nuk mund te behen kur qeveria mban cmimin e energjise ne nivelet minimale evropiane dhe kur 60 % e energjise se prodhuar vidhet nga popullata dhe kur akoma me teper Kryeministri Meshirues Edi Rama ka vendosur te darovise me DOTACIONE si bamiresi marksiste shtresat ne nevoje, por nuk sqaron se ku do t’i gjeje LEKAT per kete bamiresi.

    Reply to this comment
    • Pellazgu December 30, 12:39

      @arvizu-nastradini

      O Nastradin Efendia, ç’do me thënë “DOTACION”? E ke përdorur në komentin e parë dhe mendova se do jetë gabim shtypi, por kur e shoh edhe tek i dyti i bie që ti të jesh i ndërgjegjshëm se shkruhet “DOTACION”, ndaj na e shpjego edhe neve antizogistëve të “prapambetur” se çdo me thënë, pasi neve njohim vetëm fjalën “DHURIM” që qeveritarët dhe gazetarët analfabetë e pordhacë e përdorin rëndom në gjuhë të huaj: “DONACION”. Megjithatë, mbase ti ke parasysh ndonjë kuptim tjetër. Bota e Nastradin Efendisë është e pafund…

      Reply to this comment
      • avrizuja December 30, 16:41

        Keshtu eshte kur do te hiqesh si garib tirone, o pellazgu fill pas majmunit, prandaj hap fjalorin e italishtes qe te shiqosh ne shqypen tone fjalen:

        DOTAZIONE (mezzi finanziari assegnati a un ente o una persona per lo svolgimento delle proprie attività)

        dhe pastaj fol me nastradinin me respekt dhe pa mllef enveristesh apo antizogistesh sic ishte edhe Bahri Omari, kunati i Enverit nese ja ke degjuar ymrin, sepse o pellazgu fill pas majmunit ky forum i DITES nuk eshte per kurse kualifikimi falas per proletariatin dhe fshataresine dru me pre si ne Kohen e Qepes te Enverit.

        Reply to this comment
        • Pellazgu December 30, 18:24

          @arvizu-nastradini

          Kërkoj falje. Ti mor Nastradin efendia qenke nga ata analfabetë pordhacë që kujtojnë se dinë italisht. Nuk e dija. Megjithatë mor Nastradin efendia unë të flas pa mllef enveristi. Besoj se kaq gjë duhet ta kishe kuptuar edhe më parë, që unë për gjëmën e Enverit bëj fajtor Harabelin tënd, për faktin se uzurpimi i pushtetit prej tij i hapi rrugën rrugaçit analfabet Enver Hoxha. Unë të flas pa mllef kur të them se ti përpara se të përgjigjesh si “garip tirone” (edhe garib nastradin nuk është shqip, është turqisht) duhet ta mësosh mirë italishten. Shpjegimi që jep nuk ka lidhje me kuptimin për të cilin e ke përdorur në koment. Ti thua: “… Kryeministri Meshirues Edi Rama ka vendosur te darovise me DOTACIONE si bamiresi marksiste shtresat ne nevoje,…”. Po ta pranoj “pordhën” e përdorimit të një fjale jo shqip, por përdorimi pa vend është gabim trashanik. “Mezzi finanziari assegnati a un ente o una persona per lo svolgimento delle proprie attività”, do të thotë “mjete financiare që i jepen një enti apo personi për zhvillimin e veprimtarive të veta”. Pra nuk janë para që të jepen që të dhurohen mbuluar hallet, siç është konteksti i komentit tënd.
          Sa për atë “fill pas majmunit” mund të thoje me modesti “fill pas meje, nastradin anlfabetit”.
          Mirëmbetsh Nastradin dhe të uroj nga zemra ime antizogiste dhe antienveriste “Gëzuar 2015-ën”!

          Reply to this comment
          • avrizuja December 30, 20:19

            Po kur kerkon falje pse me shan si “pordhac” atehehere pa piken e llogjikes qytetare? Kjo me trishton shume prandaj po e zgjeroj spjegimin si me poshte:

            Ne periudhen pas viteve 60-te kur kishin dale Bitellsat (The Beatles) ne Liverpool te Anglise per here te pare une, pra nastradini e nxirrte buken e gojes me violine dhe kitare kryesisht ne dasma dhe ahengje mejhanesh, sepse me LEKAT qe Partia e Punes na jepte ne Fermen Gjergj Dimitrov nuk e mbanin dot frymen gjalle si famlje e deklasuar qe ne vitin 1946. Megjithate patem fatin qe nuk na internuan perkohesisht dhe mbajtem shtepine e trasheguar ne Tirane. Qe te dalim ne teme: Pra kur rinia shqyptare filloi te degjoje ne bodrume dhe qilare kenget e Bitellsave, nje antar i grupit tone me tha: Ti je BOSI yne, me i vjetri ne grup dhe me i dituri, pse te mos nderrojme repertorin tone nga muzike popullore ne muzike ROCK alla John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr se rinia po vdes per ta ne mbremjet e vallzimit qe organizoheshin ne gjymnazet e Tiranes. Me pelqeu ideja dhe lame floket e gjate dhe nderruam panatallonat prej doku kombinati me teritale te tipit CARLESTON dhe filluan ne nje forme klandestine te luajme pjese TABU te ndaluara nga Partia e Punes. Nami u perhap shpejt, porosite per mbremje vallezimi rriteshin dita dites si orteqe debore, pokeshtu edhe fitimet tona financiare, por u shaq paprtitur Kryetari i Grupit Ideollogjik te lagjes ku banoja une dhe familja ime dhe me thirri ne zyre me fytyre te ngrysur: “Po ti more QAFLESH i deklasuar pse kerkon te degjenerosh rinine tone revolucionare more GARIB?” Me kujtohet fare mire se fjalen GARIB e tha disa here dhe asnjehere nuk e perfundoi si GARIP.

            Nuk dua dhe s’kam deshire ta vazhdoj historine time te muzikantit GARIB te gjymnazeve te Tiranes qe Enver Hoxha me xhelatet e tij i kishte masakruar prinderit dhe familjen intelektuale dhe i kishte grabitur pronat dhe pasurine si nje PREDATOR i vertete stalinist, sepse eshte nje histori me ENDSPIEL shume te trishtuar si per mua BOSIN apo GARIBIN e grupit ashtu edhe per shoket e mij, por dua te them o pellazgu antienverist dhe antizogist njekohesisht, i lashte fill pas evolucionit te majmunit, se Kryetari i Grupit Ideollogjik qe nderpreu enderrat tona per nje Shqypni Evropiane ishte babai i nje Ministri te Edi Rames qe po RILIND sot me shume temenara figuren e gjakatarit Enver Hoxha.

            A mesove per dekoraten dhe medaljen e trimerise per kriminelen Vito Kapo?

          • Pellazgu December 30, 21:29

            @arvizu-nastradini

            Nastradin dëgjova për dekoratën e turpit, por kjo është Shqipëria. Mos u habit se mund t’i japin dekoratë edhe Nexhmijes, për trimërinë që ka treguar duke ndihmuar të shoqin që të shfaroste zërin ndryshe në Shqipëri…
            P.S.: “Kërkoj falje” ishte me ironi.

  5. December 30, 13:53

    Hahahaaaaa,,,,,Po nese çmimi nuk u rrit pse qeveria bene rimbursimin e saj per shtresat ne nevoje? Hajde servilizem hajde .

    Reply to this comment
  6. BREGDETI December 30, 14:13

    O pellazg! Me fal , me vjen shume keq qe merresh me nje qe e ka lene zoti prapa. Keshtu e gjithe vlera e padiskutueshme e treguar ne komentin e pare bie pak.

    Reply to this comment
  7. avrizuja December 30, 17:00

    KUJT I DUHEN SHIFRAT BUDALLAQE DHE PERQINDJET DALLKAUKE TE CMIMEVE KUR NE SHQYPNI VIDHET ME SHUME SE 60 % E ENERGJISE SE PRODHUAR?

    Po kjo o milet dru me pre eshte njesoj si nje parodi komike te Kohes se Carli Caplinit ne filmin pa ze DIKTATORI, por me shume ngjason me Kohen e Qepes te Enver Hoxhes kur te gjithe vidhnin shtetin dhe benin sikur punonin, por AMA edhe Enveri dhe Partia e Punes bente sikur i paguante me tollona dhe fletushka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*