Çmimi i karburantit, Shqipëria ndër vendet me çmimin më të lartë

November 7, 2017 16:38

Çmimi i karburantit, Shqipëria ndër vendet me çmimin më të lartë

Çmimi i karburantit në vendin tonë është ndër me të shtrenjtët në Europë, duke qene dhe një ndër çështjet më të diskutuara.

Il Sole ka bërë një krahasim të çmimit të karburantit midis të gjitha vendeve të Europës, me të dhënat e mbledhura nga portali Cargopedia për datën 31 tetor, të cilat reflektojnë  situatën e ndryshme në vende të ndryshme të Europës.

Në krah të vendeve të zhvilluara europiane si Gjermani, Anglia, Franca, Zvicra apo dhe Finlanda, Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në Europën Juglindore. Sipas të dhënave që janë mbledhur në 31 tetor nga Cargopedia, çmimi për një litër benzinë në Shqipëri ishte 1.3 euro. Çmimi mesatar i benzinës për të gjitha vendet e Europës është 1.22 euro.

Vendi me çmimin më të lartë të benzinës në Europë është Norvegjia, ku një litër benzinë tregtohet me pakicë me 1.68 euro. Çmim të shtrenjtë karburanti, sikurse tregohet dhe nga harta, ka Italia dhe Greqia, ku karburanti është përkatësisht 1.5 euro për litër. Për sa i përket vendeve të rajoni, nga të dhënat e paraqitura në hartë, çmimi i benzinës në Serbi është 1.19 euro, poshtë mesatares së Europës.

Çmim të ulët ka edhe Maqedonia, ku një litër sipas të dhënave të Cargopedia është 1 euro.  Karburantin më të lirë të rajonit e ka Bosnje dhe Hercegovina me 0.9 euro, duke u listuar kështu në vendet europiane më çmimin më të ulët. Çmimi më i ulët i benzinës në të gjithë Europën e ka Bjellorusia, ku një litër kushton vetëm 0.5 euro.

November 7, 2017 16:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*