Çmimi i lartë i naftës, tregtuesit ia vënë fajin qeverisë për tarifën e rilicencimit

December 22, 2015 10:06

Çmimi i lartë i naftës, tregtuesit ia vënë fajin qeverisë për tarifën e rilicencimit

Teksa nafta në bursat ndërkombëtarë ka arritur gjatë ditës së sotme në nivelet më të ulëta të 11 viteve, duke u këmbyer me rreth 34.3 dollarë për treguesin referencë evropian (Brent), në Shqipëri një litër naftë vijon të shitet me pakicë nga 160-168 lekë për litër.

Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve u treguan skeptikë nëse do të reflektonin këtë ulje në çmimet e pakicës për shkak të rritjes së tarifës së rilicencimit.

Në fillim të dhjetorit,  Këshilli i Ministrave vendosi të shumëfishojë pagesën për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikantë, duke e bërë atë 5 milionë lekë, për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë, për bashkitë e tjera. Më parë, tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë.

Sipas operatorëve të tregut, të paktën në vitin e parë, kjo tarifë do të ndikojë në 5-10 lekë në çmimin e naftës, pasi tregtuesit do e kalojnë këtë kosto te çmimet finale, që paguhen nga konsumatori.

Sot rreth 67% e çmimit të naftës e përbëjnë taksat, sipas operatorëve. Rritja me 10 lekë për litër e taksës së qarkullimit në janar të këtij viti ka bërë që çmimet aktualisht të luhaten me 160-168 lekë për litër, 10 lekë për litër më shumë në krahasim me periudhën kur nafta ishte në të njëjtat nivele në bursat ndërkombëtare, rreth një vit më parë.

Edhe uljen e fundit në tregjet globale, operatorët e tregut pritet ta shfrytëzojnë për të amortizuar pikërisht rritjen e kostos së rilicencimit.

Sipas Global Price Petrol, një faqe interneti që rendit të gjitha vendet sipas çmimit të naftës, Shqipëria renditet aktualisht në 20 vendet në botë me karburant më të shtrenjtë, duke u përkeqësuar në renditje muajt e fundit, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera. Në të njëjtën renditje një vit më parë, Shqipëria ishte e 47-a më e shtrenjtë në botë, shkruan Monitor.

Një litër naftë në Shqipëri, sipas Global price Petroleum kushton aktualisht 1.31 USD, duke qenë më e shtrenjta në rajon dhe e 13-a më e shtrenjtë në Europë.

Nafta më e shtrenjtë është në Britaninë e Madhe, ku një litër kushton 1.61 USD.

December 22, 2015 10:06
Komento

2 Komente

  1. Arkidi December 22, 10:19

    Qytetaret po e kthejne naten dite vetem si e si ta vjedhin ndonje gje, rasti fundit dy heronje me cadra dore po cmontojshin kamerat e siguris qe te ideonin vjedhjen, dhe per kete nuk kane faj keta lloje qytetaresh sepse rriskojne jeten e tyre dhe ka raste nuk kapin ndonje peshk ta madh ose i takon qe pronari i shtepis ka ndonje arme pa leje dhe i dergon hajdutet ne te semes… Prandaj qeveria per keta pjese hajdutesh duhet ta shikoj cike me larg.

    Reply to this comment
  2. Mark uk December 22, 15:04

    Jo qeveria nuk ka as nje faj,fajin e ka Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*