Çmimi i Meksikës, Rosberg fiton në provat zyrtare

October 31, 2015 21:49

Çmimi i Meksikës, Rosberg fiton në provat zyrtare

Nico Rosberg ka arritur të lërë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton, duke dalë i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Meksikës.

Piloti gjerman i Mercedes ka arritur kohën më të mirë me 1 minutë, 19 sekonda dhe 480 të qindat, ndërkohë që anglezi, i kurorëzuar tashmë kampion bote, është vonuar 0.188 më shumë.

Vendi i tretë është zënë nga Sebastian Vettel me Ferrari, me kohën 1.19.850. Pas tij, me 0.918 të qindat më shumë ka qenë Daniil Kvyat, i ndjekur nga Daniel Ricciardo me kohën 1 minutë, 20 sekonda e 399 të qindat.

Ndërkohë, pilotët e tjerë Bottas, Mass, Verstappen dhe Hulkenberg janë vonuar respektivisht 0.968; 1.087; 1.230 dhe 4.447 më shumë se fituesi i provave zyrtare.

“Jam ndjerë mirë gjatë fundjavës dhe kam qenë i shpejtë në të gjitha sesionet”, ka qenë komenti i parë i Rosberg.

Ndërsa Hamilton është shprehur: “Kishte momente kur makina ishte spektakolare, por kishte edhe hapësira për përmirësime”.

Sebastian Vettel: “Në fund, Mercedes-ët ishin shumë të shpejtë. Por kush e di ç’do të ndodhë nesër”.

October 31, 2015 21:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*