Çmimi i referencës mbi qiratë, noterët kundër qeverisë

October 31, 2015 15:49

Çmimi i referencës mbi qiratë, noterët kundër qeverisë

Dhoma Kombëtare e Noterisë del kundër një vendimi të Këshillit të Ministrave në të cilin vendosen çmime dysheme mbi qiratë për objektet e banimit dhe të biznesit.

Me ane të kësaj kërkese të depozituar në juridiksion fillestar në gjykatën administrative të Apelit janë paditur Këshilli i Ministrave dhe ministria e Financave, ndërsa kërkohet në të pezullimi i VKM numër 469 datë 3 qershor 2015.

VKM në fjalë përcakton vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore. Ajo çfarë kundërshtojnë noterët janë tre pika, në të cilat ngarkohet noteri që në kontratën e qirasë detyrimisht të përcaktojë qartë adresën ku ndodhet objekti, sipërfaqen dhe vlera mujore e qirasë. Sipas noterëve në këtë pikë nuk gjenden rregulla të posaçme për formën e kontratës, çmimin, afatin e saj.

Ndërsa cënohet sipas tyre, puna e noterëve si edhe tejlakohen kompetencat ligjore të tyre. Së dyti kundërshtohet 0. 3 përqindëshi i qirasë e konsiderohet si kusht për të mos qënë më e ulët sa vlera e shitjes së sipërfaqes në metër katror.

Pika e tretë në të cilën noterët i kërkojnë gjykatës administrative të Apelit që ta shfuqizojë ka të bëjë me detyrimin që u ngarkohet atyre për të dërguar brenda 15 ditëve pranë drejtorive rajonale tatimore, listën e kontratave të qerave, të lidhura mes personave të ndryshëm pavarësisht statusit të tyre.

Për Dhomën Kombëtare të Noterisë, VKM vjen në kundërshtim me Kushtetutën, por cënon edhe kodin civil dhe lirinë kontraktore.

October 31, 2015 15:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*