Çmimi Nobel në Fizikë ndahet mes tre shkencëtarëve

October 8, 2019 14:12

Çmimi Nobel në Fizikë ndahet mes tre shkencëtarëve

Ashtu si çmimi Nobel për mjekësinë i këtij viti, edhe ai për fizikën u nda mes tre shkëncëtarëve.

Në ceremoninë që u mbajt të martën e kësaj jave të ethshme të Nobelit në Stokholm, çmimi Nobel në Fizikë iu akordua James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz për zbulime që lidhen me universin.

Në njoftimin zyrtat të Komitetit të Nobelit bëhet me dije se ndërsa gjysma e çmimit iu dha James Peebles për “zbulimet teorike në kozmologjinë fizike”, gjysma tjetër iu akordua Mayor dhe Queloz për “zbulimin e një eksoplaneti që sillet rreth një ylli”.

Fituesit do të ndajnë shumën prej më shumë se 900,000 dollarësh që vjen me çmimin.

Të hënën, Komiteti i Nobelit ndau Çmimin për Mjekësinë, ndërsa këtë javë do të ndahet edhe Nobeli për Kimi, Paqe dhe Letërsi.

Në fushën e letërsisë do të ndahen dy çmime, për këtë vit dhe vitin e kaluar, pasi  Nobeli për Letërsi nuk është dhënë në vitin 2018, për shkak të një skandali seksual që përfshiu akademinë suedeze të shkencave.

e.ll./dita

October 8, 2019 14:12
Komento

1 Koment

  1. demo October 9, 08:02

    Keta kodoshet e Nobelit,do ta vdesin Kadarene.Keta po tallin koqet vit per vit,,kane 40 vjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*