Çmimi për mbrojtjen e hebrenjve, Rama tregon historinë si mjeku shqiptar i shpëtoi nga nazistët

March 6, 2018 20:37

Çmimi për mbrojtjen e hebrenjve, Rama tregon historinë si mjeku shqiptar i shpëtoi nga nazistët

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në ERTV bisedën që ka bërë me Komisionerin e Trump për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Paul Packer, përpara se të merrte në emër të vendit tonë çmimin e Pluralizmit Kulturor.

Në këtë takim, Rama ka shprehur nderimin që ka vendi ynë për këtë honorar, si edhe ka treguar një prej historive që dëshmojnë sesi shqiptarët në çdo moment mbrojtën komunitetin hebre me vetësakrifikim.

“Jam shumë i nderuar që jam këtu, dhe besoj se kjo faqe e ndritshme e historisë tonë është diçka që duhet ta ruajmë dhe brezat e ardhshëm të jenë të vetëdijshëm për të, sepse është një shembull mahnitës për ne dhe në një farë mënyrë na formëson se si jemi e si duhet të jemi. Ka episode të mrekullueshme të historisë sonë, dhe Steven Spielberg (regjisor filmash) s’do mbeste pa punë në Shqipëri, se ka shumë episode, histori të mrekullueshme që mund të bëhen filma të bukur”, tha Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi para zyrtarëve të huaj se si një djalë nga Lushnja, drejtor spitali në atë kohë dërgoi në shtëpi të gjithë pacientët hebrenj dhe vendosi përpara spitalit shkrimin: “Mos u afroni, ka virus vdekjeprurës” dhe nazistët u gënjyen e kështu shpëtuan pacientët hebrenj.

Ka shumë episode të tilla. Edhe qeveria bashkëpunoi, nuk pranoi kurrë të negocionte asgjë me gjermanët për hebrenjtë. Nuk ka asnjë rast të një shqiptari të shkonte dhe të jepte ndonjë informacion për hebrenjtë tek nazistët dhe shumë prej tyre u fshehën nën identitet mysliman, u adoptuan nga familje myslimane. Kemi qytete të vogla që u krijuan nga hebrenjtë, kemi Jericon-n në Shqipëri që tani është Orikumi”, ka thënë mes të tjerash Rama.

o.j/dita

March 6, 2018 20:37
Komento

4 Komente

  1. Dodona mbi Tomorr March 6, 21:01

    Dhe keta hebret “muslimane”qe i shpetuan terrorit nazist nen mbrojtjen e muslimaneve , sot po i marrin edhe kryeqytetin muslimaneve Palestineze , pervec territoreve qe u kane marre qysh ne 1967.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit March 6, 23:21

    Orikumi me duket rrjedh nga Oriku, jo nga Jerico, se do behej lemsh Spille-bergu. Mos nxito te shesesh kumbulla ne fillim te marsit o gjigant, prite te celin njehere lulet.

    Reply to this comment
  3. Syrja Qarri March 7, 02:54

    Ke harruar te thuash se mbreti i hebrenjve Davidi ka lindur ne Surrel, pikerisht ku ti ke bere “kasollen” tende modeste.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 March 7, 04:04

    E ka pase mbiemrin Ramin qe rrjedh nga hebraishtja Rabin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*