ÇMIMIN RRIT ÇOBANI I DHIVE

PETRIT ZILI October 20, 2013 11:52

ÇMIMIN RRIT ÇOBANI I DHIVE

Shqipëri, mikeshë e Natos

Vendburim i gjith’ çudive

Arrin kulmin e gallatës

Çmimin rrit çoban i dhive.

 

Krrabë e krrusur e çobanit

Fort trokiti derë më derë:

-“Një mijë lekë për kokë të dhisë

Do të shtohen këtë verë…

 

Ju e dini miq e shokë

Se sa shum’ nafta ësht’ rrit

Çmim i rritur për kullotë

s’është e fundit  ndër çuditë.

 

Vetë më zgjodhët  si çoban

Për çdo dit’  bëj varavinga

Ato lek’ që keni dhan’

Nuk më dalin për opinga…”

 

Fort bërtiti kryeplaku:

– Hej çoban a po m’dëgjon ?!

Dhitë tona për në mal

Si po i  çon, a me furgon?!

 

Rriten çmimet si filizi

Rriten , rriten pa tavan

Kohë të vjetra na kujton.

Plasin lugët në sahan

 

Kohë të vjetra na kujton

Që prap erdhën, lum vëllai

Kur ish buka me racion

Sipër saj  ca pika vaji

 

Kohë të vjetra na kujton

Me tallon kur merrej gjiza

Dhe kur jepej  me kupon

Një cop’djath mbushur me miza.

 

Kohë e vjetër erdhi prapë

 

Si relikë në ditët tona

Kalon nata e Bajramit

Me një kile  makarona .

 

Çmimin pra rrit’ dhe  bariu

Fshatit gjith’ ia luan  trurin

Nis e shan me libër shpie

Qeverinë dhe “Atë burrin”.

 

Atë  burrin  që pëlliste:

“Ju bëj rrugë , ju bëj derman

Një mijë jetë po t’i kisha

T’i dhuroja ty Sovran…”

 

Atë burrin që mbretnoi

Për tetë vjet drejtoi shtetin

Mburrej që  majë të malit

Kishte çuar  internetin .

 

Ata burra përmbi burra

Barinj blu të qeverive

I duken të gjithë njëlloj

Më i mir’ çoban i dhive.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PETRIT ZILI October 20, 2013 11:52
Komento

3 Komente

  1. Bomfordi October 20, 18:02

    Shume kuptimplote! Te lumt Petriti i talentuar. Vazhdo ta trazosh kancerin e mbulluar shqiptar!

    Reply to this comment
  2. horri bulevardit 2 October 20, 18:11

    e bukur!

    Reply to this comment
  3. poshte saliu October 21, 09:36

    Petrit qenke i papare fare, i kalove parashikimet, dita nje mije edhe Ty ishalla, se eshte me se e vertete qe thuhej i “ziu Trifon lindi me trisk dhe vdiq me tollon”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*