Ç’ndodhi mes Brigadës së Parë dhe ballistëve të Lushnjës

June 20, 2018 12:33

Ç’ndodhi mes Brigadës së Parë dhe ballistëve të Lushnjës

 

(Replikë për shkrimin e zotit Dilaver Goxhaj në “Dita”dt.09.06.2018)

Nga Naun Kule

 “Zoti na ruajt mendjen dhe miqtë” këshillon i urti. Ty, Dilaver, të mjafton mendja se miqtë i paske të tjetërllojtë, deri të kundërt me mua. Ua pafsh hajrin dhe të faleminderit që m’u rrëfeve sepse “Më mirë djepen bosh se sa shejtanin brenda”. Shkruaje se qënke befasuar nga një shkrim në librin tim të ri,  shkrim i botuar që prej tri vjetësh në shtypin e asaj kohe…?! Por “miqve” të tu, për arsyet e tyre të mbrapshta, tani iu desh të godisnin autorin në fjalë, duke harruar se pikërisht ti, madje publikisht, (por jo vetëm), ke lëvduar librat e mi për atdhetari e shqiptarizëm..!?Apo jo zoti Dilo…?!

Mirëpo “instruktorët dhe çorbaxhinjtë” e tu të afërt dhe të largët, tani të kërkuan të bësh avokatinë e krimeve të M. Shehut, të cilat nuk ia mohojnë dot as të tijtë pasi ai vet, mburret me krimet dhe terrorizmat që ka kryer…

“…Ju e dini që në shpellën e Lakuriqit të Kremenarit unë kam therur me dorën time mbi 300 italianë…”(Gaz.“Dita”dt.21.07.2017, fq.14 -Mehmet Shehu me bashkëfshatarët në Çorrush, 1974)

Një skenë të tillë makabër, do ta kishte zili edhe Adolf Hitleri…!

Më ke bërë “bashkësulmues” të Luftës NÇL dhe proballistë me një L. Peza që nuk e njoh. Për këtë merresh me dy-tri faqe të librit tim ”Ndryshe” (nga 422 faqe), për të mbrojtur krimin e një masakre makabër të M.Shehut e Co, për të cilën komandantin “legjendar” e ka kritikuar që më 1943 vetë E.Hoxha, (pse nuk e thua këtë fakt zoti Dilo ?),e kritikoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane, madje edhe “Historiku i Br.1S, shkruan se: Ç’është e vërteta, disa nga robërit e pushkatuar, gjyqi i Brigadës (kur u bë gjyqi,!?) mund të mos i ndëshkonte aq rëndë, por vetëm t’i paralajmëronte…!” (lexo në fq. 96).

Sëfundi, edhe ti vet zoti Dilo, shkruan se: “…Edhe unë nuk do ta justifikoja kurrë që në luftë të përdoren metoda kaq të rrepta si kjo e Golemit të Lushnjës” ”(Dilaver Goxhaj; dërguar Redaksisë Mekuli Pres,më dt.08. 06.2016)

Ndërsa vet autori i masakrës, M. Shehu, ka bërë autokritikë me shkrim për vrasjen pa gjyq të 67 ballistëve-robër lufte, në Shegas-Golem të Lushnjës, para Enver Hoxhës dhe Shtabit të Përgjithshëm, që në vitin 1943.

Atëhere, ç’më kërkon mua zoti Dilo, ta lëvdoj M. Shehun për këtë masakër!?

Dhe përse gjithë ky zell ligësie nga ti, për të nxirë një autor, të cilin gjer dje e ke lëvduar, siç…! Zoti Dilaver! Në 14 librat e mi të botuar gjer më sot, në rreth 400 shkrime dhe studime dhe në 15 vjet që përgatis dhe botojë Revistën 40-faqshe “Myzeqeja”, asnjëherë dhe asnjeri nuk ka bërë “zbulimin” tënd të neveritshëm; të shënojë se unë kam një rresht, një fjalë a gjest, kundër Luftës NÇL. Në rreshtat e partizanëve heroikë të asaj Lufte, unë kam pjesën familjare të gjakut dhe të vuajtjeve.

E pra, në gjithçka shkruaj për 50 vjet (Libra, shkrime dhe Revistë) lexuesit e mi e njohin autorin N.Kule, më mirë nga ti dhe miqtë e tu të hipokritë.

E vetmja pyetje në këtë rast është “…kush e nxit dhe e shpërblen këtë Dilo trimin që merr përsipër të bëjë autorin në shkrime si ky, të porositur, të pavërtetë, me tituj “Bombë e alarm…për gjoja sulme kundër Luftës dhe Br.1S.”?

Fli i qetë zoti Dilo e Co. Lufta NÇL dhe partizanët e saj, heronjtë dhe dëshmorët e atdheut, kanë gjithë nderimin tim fisnor dhe familjar  për fitoren e madhe mbi nazifashizmin dhe bashkëpunëtorët e tyre. Asgjë nuk e errëson heroikën e asaj Lufte dhe as të Br.1 S, pse në rreth 500 faqe libër, (nga mbi 3500 faqe të botuara gjithsej nga unë,) autori bën edhe një kritikë dyfaqëshe, krejt të njohur, të pranuar dhe të përsëritur edhe nga vetë autori i masakrës. Ka drejtues të formacioneve partizane, të cilët, gjatë dhe pas Luftës janë ndëshkuar e dënuar nga partia, me burg e me jetë pa e prishur aspak biografinë dhe heroikën e luftëtarëve që kanë komanduar.

Por juve z.Dilaver, gjetkë e kini hallin. Dinakërisht ju barazoni gjithë Luftën NCL dhe atë të Br.1S, me një njeri, qoftë ky edhe komandanti i saj. Dhe guxoni të krijoni një binom të mijëra kuadrove-komandantë,  komisarë e luftëtarë në atë Luftë epope, me Mehmet Shehun.

Me shkrime si ky,z. Dilo, ju nuk i shërbeni as Luftës as Br.1S por keni një mision; të bësh avokatinë e krimeve të M.Shehut për ta rehabilituar atë.

Si ish-ushtarak ti e di se ajo Luftë për të cilën ti “godet pa ditur kë”, kishte një Shtab të Përgjithshëm i cili komandohej nga Enver Hoxha. Si ka mundësi që ti nxin dy faqe gazete, duke kërkuar “gjilpërën në kashtë” dhe nuk përmend asnjëherë të vetme, komandantin e Përgjithshëm të asaj Lufte, Enver Hoxhën…(?!) i cili, e ka kritikuar disa herë Mehmet Shehun, që gjatë Luftës, gjatë gjithë punës, deri në vdekjen e tij të dyshimtë?

Kësisoj, ju përligjni rivalitetin Enver-Mehmet, të cilit gjoja i është ngrënë haku… nga partia dhe Enveri. Ja disa konstatime të zbulimeve të huaja:

Nëntor, 1944:”.Mehmet Shehu është njeri ambicioz dhe mburravec. Ai është komunist por ambicia e tij personale e kapërcen besnikërinë e tij ndaj partisë.”(Gaz.“Dita” dt. 27.12. 2016, fq.4)

Dhjetor, 1944:” Mehmet Shehu përpiqet të kënaq ambiciet e veta personale duke sulmuar qeverinë e Frontit NCL…” (po aty)

Gusht, 1951;Ambasada britanike në Paris: (shkruan, po aty) ”…Nga dy fraksionet që ekzistojnë brenda partisë komuniste shqiptare, ai i kryesuar nga Enver Hoxha, po zmbrapset para atij të kryesuar nga Mehmet Shehu”

Korrik,1954:“Gjenerali Mehmet Shehu është prezantuar si projugosllav”(po aty)

Pra Mehmet Shehu vlerësohet nga zbulimet e huaja si proamerikan, probritanik, projugosllav… Besoj të mjaftojnë këto për ta besuar Enver Hoxhën që e quajti “ish-trimin legjendar” se ishte një poliagjent…!?

Ndërsa, për “gjysmë të vërtetat” e mija, z. Dilo, të bëjë me dije se ato janë “gënjeshtrat e tua të plota”, të cilat i shkruan siç i duan miqtë e tu.

Kështu psh, më kërrusesh mua pse unë aty, nuk përmendkam edhe kriminelin Hamit Matjani mes kryeballistëve të tjerë. Gënjen, Dilo trimi !

Hape librin tim “Ndryshe”, që ta dhanë për këtë qëllim dhe në faqen 272, paragrafi i dytë, lexo: ”…komandantët ballistë Isa Manastirliu, Isa Toska, Ibrahim Gurguri,Ibrahim Cela, Bexhet Qafa, Hamit Matjani, Besim Belishova,Tefik Cfiri” A mund të më thuash përse gënjen z. Dilo…?! Por, se mos vetëm këtu…?!

Më thua se edhe unë paskam ndihur të dekorohen këta ballistë nga ish-presidenti Nishani…!? Kjo është një shpifje e turpshme mjerani Dilo.  Duket që karakterin dhe dinjitetin tim ti i mat me kutin tënd. Shiko  rrotull se mos i gjen autorët e asaj maskarade tek Agushët e “Labërisë” të cilët, ish-presidentin Nishani e nderuan me titullin e lartë “Nderi i Labërisë”.

Në 15 vjetët që drejtoj Shoqatën AK “Myzeqeja”, për një veprim të tillë, myzeqarët e mi, me plot të drejtë, do më kishin zënë me gurë..!. Atë dekorim të turpshëm të atij ish-presidenti unë e kam përcjellë publikisht; me “ Krim për M.Shehun që i vrau; turp për president Nishanin që i dekoroi…”

Për të treguar erudicion bënë historinë e Vaterlo-s (1815), heq paralele mes Napoleon Bonapartit dhe M. Shehut, duke abuzuar me përqasjen time mes këtyre dy “Vaterlo”-ve krahasimi i të cilave, merret vetëm për një gjë; “sasinë e gjakut të derdhur në njësinë e kohës”

Më tej zoti Dilaver më thua se unë shkruaj me të thënë. Po ti o Dilo, shkruan me të parë, me të bërë, apo siç…”sikundër na kanë treguar gjithë partizanët e dy batalioneve dhe familjarët tanë…” (D.Goxhaj, Gaz“Dita”dt. 09.06.2018, fq.18)

Gënjeshtër me bisht zoti Dilo! Ku i mblodhe e i pyete ti “Gjithë partizanët e dy batalioneve…Apo shet për histori rrëfenjat e familjarëve…!?

Njera nga “gjysmë të vërtetat e mija”, përballë gënjeshtrave të plota tuat, është dhe nëse ish-ballisti R. Xheka, në përgjigje të thirrjes, tha:

-Derr bahem dhe komunist (apo partizan…?)-nuk bahem!

Të kanë gënjyer ose gënjen ti z.Dilo! Që të bindesh se unë s’e kam me të thënë (si ti), por me të shkruar, lexo edhe një tjetër autor që shkruan motamo si unë: ”Mehmet Shehu, me arrogancë i pyeti robërit ballistë. Ata heshtën. Vetëm njeri, Rakip Xheka, një besnik i Hamit Matjanit, u përgjigj:

 -Derr bahem por komunist nuk bahem…! Mehmeti, i revoltuar, nxori koburen dhe qëlloi mbi të. Pas kësaj urdhëroi togën e pushkatimit dhe vrau 67 vetë…”(J.Bizhyti,“E vërteta mbi vrasjen e 67 ballistëve…”Gazeta “Dita”dt. 25 tetor, 2016, fq.2)

Të kujtoj se ky autor, ish-kuadër i lartë dhe vendas lushnjar, i njihte me emra ata fshatarë… Dhe që të mos mbetesh vetëm me të thënat e familjarëve.. apo miqve dhe instruktorëve, po të përmend edhe një autor tjetër, historian dhe njohës i mirë i arkivave gjermane, Dr.Marenglen Kasmi, i cili, shkruan për këtë ngjarje se: “…Ajo që nuk përputhet me burimet shqiptare është koha e zhvillimit të ngjarjeve…Sipas dokumenteve gjermane, luftimet janë kryer më 24 tetor dhe jo më 21 tetor, 1943…” (Dr.Marenglen Kasmi, Gaz.”Dita” dt. 30 tetor, 2016,fq.3)

Ndërsa datën 22 tetor (z.Dilo e lexon sprapthi…?!) unë e shkruaj aty jo si ditë të masakrës, por si dita e sulmit partizan:-Lexo, z.Dilo: “Ndërsa gëdhinte dita 22 tetor 1943, shtabi partizan urdhëroi nisjen e luftimeve…””Libri “Ndryshe”, N.Kule,Tir, 2018, fq.269) Pra është dita e sulmit jo e masakrës!

Pra zoti Dilo, një shkrim i porositur ky i yti, i shkruar me gënjeshtra dhe ligësi, i cili nuk i shërben as Luftës NCL, as historisë së Br.1s, dhe aq më pak vërtetësisë historike të kësaj Lufte. Problemi juaj është avokatia ndaj krimeve të M. Shehut, rehabilitimi i tij, siç vazhdojnë ta kërkojnë ustallarët e tij, të cilëve u shërbeu dhe u flijua për interesat e tyre.

Gjithsesi, keqardhje për ty zoti Dilo dhe neveri për mercenarët kalemxhinj…!

                                                                             Qershor, 2018

June 20, 2018 12:33
Komento

5 Komente

  1. Partizani June 20, 16:53

    Kur permendet ballisti Rakip Xheka, mos ndoshta behet fjale per ballistin Rakip Xhepa?

    Reply to this comment
  2. Çika June 20, 17:09

    Napoleon Bonaparti , pasi la Egjyptin , lëvizi bregut të Detit Mesdhe dhe zuri robër 4000 ushtarë turq , diku ku është Siria . Ushtarët shumica ishin shqipëtarë dhe Napoleoni , i theri si bagëti me bajoneta duke mbushur detin me gjak . Bëri mirë , apo bëri keq ?!
    Diskutimi vazhdon edhe sot !
    Nauni thotë : agjenturat e huaja thoshin se Mehmeti është proamerikan , pro jugosllav , pro anglez….
    Prandajë , na thotë Nauni , Enveri kishte të drejtë që e quajti Mehmetin , poliagjent !
    Kjo nuk është logjikë , kjo është mjerim I logjikës , është budallallëk më brirë . Unë jam pro disa shteteve , por, s’jam agjent i asnjërit .
    Zakonisht agjenturat veprojnë nëpër ambasada, jo aty ku të fishkëllejnë plumbat mbi kokë .
    Enveri dhe Mehmeti nuk ndahen dot – njëri I mirë , tjetëri i lig .
    Ata plotësonin njëri- tjetrin dhe shkruan të njëjtën histori .
    Historinë , siç e lexon njëri , s’e lexon tjetri !

    Reply to this comment
  3. Idjotesia nuk po njeh kufij June 20, 19:45

    Nje falenderim per shkrimin e zotit Dilaver Goxhaj !
    Zoti Kule , me sa duket i perket “heronjve” te dekoruar nga paterica e Saliut , Bujarit te Nishanit pa mustaqe ! Tipa si ky , perbejne nje nenndarje “historianesh” me ne krye Urhan Butken , qe duan te androjne historine e shqiptareve ! Ate qe nuk ishin te zotet ta benin atehere as me pushke e as me pene e mendje , mendojne se mund ta bejne tani , duke falsifikuar historine !

    Reply to this comment
  4. ari June 20, 23:03

    enveri dhe mehmeti ishin burra shteti, si nuk doli ndonje bir k ti vriste po skishte byth , prandaj beni mire te shikoni rrumpallen 27 vjecare.

    Reply to this comment
  5. Moisiu June 22, 00:23

    Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare i dha dinjitet kombit shqiptar.Te tjerat jane pallavra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*