Kujdes! Ky konflikt mund të përfundojë me viktima të tjera!

May 18, 2016 09:18

Kujdes! Ky konflikt mund të përfundojë me viktima të tjera!

 

Policia e Dibrës ka vënë në pranga për herë të dytë 50-vjeçarin Shkelqim Murrja si dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për djalin e tij, 16-vjeçarin A. Murrja.

Në fshatin Lishan i Epërm, ku edhe banojnë, ata kanë rrahur keq me sende të forta 22-vjeçarin Rr. Suka.

Mes dy familjeve Murrja dhe Suka vazhdon një konflikt i hershëm.

50-vjeçari Shkelqim Murrja më datën 10 janar të këtij viti është arrestuar nga Policia e Dibrës, si i dyshuar për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” së 17-vjeçares A. Suka.

Ndërkohë Rr. Suka i rrahur dje është vëllai i 17-vjeçares që vrau veten.

Po si ndodhi vetëvrasja e 17-vjeçares?

Shkëlqim Murrja, u arrestuar pas vetëvrasjes së 17 vjeçares ka pranuar në gjykatë se kishte njohje me vajzën dhe familjen e saj por kurrë nuk ka patur marrëdhënie me të.

Ai ka thënë se e ka konsideruar si fëmijën e tij.

Por kunata e vajzës së vetëvrarë ka deklaruar në polici se vajza i kishte treguar në lidhje me Murrjan.

Madje kunata i ka thënë policisë se ka qenë pikërisht telefoni që i kishte blerë Murrja edhe shkaku që ka çuar atë drejt litarit, pasi bashkëshorti i ka gjetur telefonin dhe e mitura nuk ka ditur të justifikojë se ku e kishte gjetur.

Sipas kësaj dëshmitareje, e tronditur se bashkëshorti do ta merrte vesh këtë histori, ajo ka shkuar në kasollen e bagëtive të shtëpisë së prindërve të saj dhe ka vendosur t`i japë fund jetës.

May 18, 2016 09:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*