Collina zbulon një detaj në 60-vjetorin e tij: Isha tifoz me dy ekipe, por njërin e hodha nga kategoria

February 13, 2020 16:23

Collina zbulon një detaj në 60-vjetorin e tij: Isha tifoz me dy ekipe, por njërin e hodha nga kategoria

Shumë pak e dinë por Pierluigi Collina, një ndër arbitrat më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit (sot mbushi 60 vjeç) ishte tifoz me Bologna dhe Lazio…

Jam rritur në Bologna: ishte normale të isha tifoz kuqeblu. Në moshën 14 vjeç më pëlqente Ëilson i Lazios dhe simpatizoja bardhekaltërit kampionë Italie. Nuk e mendoja që do të bëhesha arbitër. Mos mendoni se një tifoz, një lojtar apo gazetar nuk kanë qenë tifoz me ndonjë ekip! Por, futet profesionaliteti në mes. Bëj tifo për veten!

Po ju them vetëm dy detaje: kam arbitruar ndeshjen e kthimit Bologna-Parma, playout për të mos rënë nga kategoria, në qytetin tim, ku kam shumë miq! Bologna humbi dhe ra nga kategoria. Dhe, Lazio, ekipi për të cilin simpatizoja, në 9 ndeshjet e para që kam arbitruar, nuk ka fituar asnjërën!“.

Sa i përket VAR: “Teknologjia nuk duhet të bëhet domosdoshmëri por parashutë… Arbitrat të mendojnë sikur nuk ekziston teknologjia kur vendosin“.

l.h/ dita

February 13, 2020 16:23
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 February 13, 16:55

    idiotët e gazekarisë
    “Isha tifoz me dy ekipe, por njërin e hodha nga kategoria”
    ky nuk thotë asnjëherë që e ka “hedhur nga kadegoria” ky thotë se ” Bologna humbi dhe ra nga kategoria.”pra nuk ishte kolina që e nxorri nga kadegoria,por parma me lojën më të mirë të saj!!
    por ne debilët me atë ndjenjën e “bëj krim nëse është në anën tënde”,pra kolina duhet të mashtronte që bolonja të mbetej në kadegori,e formulojmë kështu!!pra ndershmërinë e tij në arbitrimin e një ndeshje e quajmë tradhëti të tij ndaj pazotësisë së skuadrës së tij të zemrës!!
    pra ne jemi të gatshëm gjithnjë të mos jemi të ndershëm nëse na i do interesi!pavarsisht se shkelim interesin e dikut tjetër që nuk na e ka për borxh!!
    nënndërgjegjia ta nxjerr dobiçin sado që ta fshehësh!!
    ne jemi të tillë prandaj kemi gjëndje të tillë!!
    mentaliteti i mutit,nuk mund të nxjerrë njerëz floriri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*