Conte me Ramën: Shqipërisë i duhet në veçanti reforma zgjedhore

October 31, 2019 18:49

Conte me Ramën: Shqipërisë i duhet në veçanti reforma zgjedhore

Kryeministri i Italisë, Giuzepe Conte kërkon që Shqipëria të zgjidhë krizën politike që të ndihmojë vendin për të çuar përpara reformat, duke veçuar atë zgjedhore.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin, Edi Rama, tha se palët duhet të ulen në dialog.

“Opozita dhe qeveria të ulen në dialog që të zgjidhin krizën. Kam inkurajuar në mënyrë të përsëritur kryeministrin Edi Rama për një ftesë të hapur me opozitën, me qëllim zhbllokimin e problematikave që prej kohësh pengojnë Shqipërinë të ecë në rrugën e reformave të nisura, në veçanti reformës zgjedhore. Dhe po i lejoj vetes si kryeministri i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe të fortë me Shqipërinë… I ripërsëris edhe një herë ftesën forcave opozitare, te ndjekin te njëjtën qasje, me shpirt konstruktiv dhe nëse më lejoni, pa kushte”, tha ai.

Duke komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat, kreu i qeverisë së Italisë e konsideroi një gabim historik.

“Mos hapja e negociatave është një gabim historik. Perspektiva e Ballkanit është në Bashkimin Evropian”, tha ai.

October 31, 2019 18:49
Komento

10 Komente

  1. fatos October 31, 19:17

    sillni Alvinin e vogel ne shtepi nga Siria
    eshte femije

    Reply to this comment
  2. fatos October 31, 19:25

    Alvin Berisha ndodhet mes luftes, eshte vetem 11vjec

    Reply to this comment
  3. dritan October 31, 19:57

    PERRALLA E PENSIONEVE NE ITALI, PER TE SHMANGUR SKANDALIN E SIGURIMEVE TE PAPAGUARA NE SHQIPERI!

    Genjeshtra dhe mashtrimi i rradhes i kryeministrit Rama eshte premtimi per pensionet e shqiptareve, qe jetojne ne Itali. Qeveria e Rilindjes nuk po paguan sigurimet e te punesuarve te saj, kerkon nga Italia t’i njohe vitet e punes ne Shqiperi, emigranteve shqiptare!
    Fasade dhe meshtrim! Ngopje me luge te zbrazet.
    Jane 1107 institucione shteterore, qe i kane borxh punonjesve shqiptare mbi 110 milion euro per sigurimet shoqerore. Ky borxh eshte krijuar vetem ne 5 vitet e fundi, ku Kryeminister i qeverise eshte Edi Rama..
    Te kerkosh qe taksapaguesit italiane te paguajne per pensionet e te tjereve, nderkohe qe nuk ia paguan ne shtetin tend eshte hipokrizia me e madhe. Edi Rama i kerkon taksapaguesve italiane te paguajne edhe per llogari te viteve te punes te paguara ne Shqiperi.
    Kjo do te thote qe te ndryshohet i gjithe kuadrin ligjor italian, qe ka kaluar mes debatesh te medha ne Parlamentin italian, edhe eshte ndryshuar serish mes debateve te medha politike, ne disa pjese te tij vetem para nje viti.
    Ndryshimi i bere,quhet “Kuota 100”. Ky emertim do te thote qe vitet e punes se bashku me moshen kur arrijne ne shifren 100, qytetarit i lind e drejta te dale ne pension edhe pa mbushur moshen e percaktuar ne ligj, qe eshte 67 vjeç..
    Diskutim sa absurd, aq edhe per t’i hedhur hi syve shqiptareve, duke ditur qe ligji “Fornero” as nuk e cek kete gje. Ligji “Fornero”, keshtu eshte emertuar ligji i pensioneve ne Itali, mezi i jep pension italianeve, jo me shqitareve! Kete ligj ka kopjuar edhe Erion Velia, me ligjin e pensioneve qe beri kur ishte minister, i cili i detyron shqiptaret te dalin ne pension, vetem pasi kane “vdekur”, pra ne moshen 67 vjeç, per çdo kategori pune. Kjo kerkese eshte propagande per te shmangur skandalin e mospagimit te sigurimeve nga qeveri Rama. Nuk do shume mend te mendosh qe kjo kerkese eshte e parealizueshme per çdo qeveri, jo vetem per Italine, por edhe per Gjermanine duke ditur numrin e madh te emigranteve shqiptare qe jetojne e punojne ne keto vende, per Greqine as qe mendohet kjo gje.Jane mbi 400 mije shqiptare qe do futeshin ne skemen e pensioneve italiane dhe kjo do te rendonte ne menyre te pallogritshme skemen e pensioneve ne Itali duke e çuar dfrejt kolapsit. Asnje qeveri e pergjegjshme nuk do e pranonte me shume te drejte.
    Edi Rama dhe qeveria e tij, te heqe dore nga propaganda dhe te paguaje sigurimet e shqiptareve te punesuar ne institucionet shteterore,pastaj te kerkoje nga Italia njohjen e viteve te punes.

    Reply to this comment
  4. emigrant October 31, 19:57

    Rama me Conten, takim i kryeministarve qe perfaqesojne pakicen!

    Reply to this comment
    • Viktor October 31, 19:58

      Conte nuk perfaqeson pakicen kushtetuta italiane parashikon nje shumice parlametare ku presidenti eshte garant i saj

      Reply to this comment
  5. Endri October 31, 20:01

    Reforme zgjedhore po cfare?

    A do zhbehet 2008?

    Vila e re e kryetarit te opozites, ndodhet ne kompleksin e nje prej oligarkeve te qeverise.

    Besoj tani e kuptoni perse rotacioni i sekserve eshte zgjidhja, per sa kohe ata punojne per te njejtet oligarke.

    Po nuk ndryshuam sistemin, do mbetemi dyerve te Evropes, neper male e poshte mauneve, teksa politikanet me te pasur ne Ballkan do vazhdojne te flasin ne emer te popullit me te varfer ne Evrope.

    Reply to this comment
  6. Lili October 31, 20:47

    Endro, prandaj Conte nuk e permend hiç sidtemin po vetem te ulen bashke bashkfajtoret per gjendjen ku jemi!
    Miqte e vertete kerkojne te hiqen shkaqet e problemit , miqte false vetem te lustrohet problemi! Tash sicili nga ne nisur nga kjo shohim ku i kemi miqte e ku jo!
    Pa pasur nevoje per ma shume bla bla !

    Reply to this comment
  7. mirel October 31, 21:33

    Reforme zagarore, se ikin nje pale zagare dhe vine nje pale zagare te tjere.
    Palo reforme me nje fjale, (sipas fjalorit te Dites paloreforme_)

    Reply to this comment
  8. viron xhavara November 1, 12:51

    Zoti Conte.Ne qofte se doni te jeni miq me shqiptaret ,kerkoni njehere falje,dhe pastaj zbatoni te gjitha regullat dhe ligjet e vendosura, sipas konventave nderkombetare te te drejtave te njeriut, te cilat dhe ju i keni firmosur,mbi vrasjen dhe masakrimin e 120 shqiptareve ne dete(mua me masakruan gruan dhe tre femije te vegjel), ne kanalin e Otrantos, nga anija Sibilla e marines italiane.Po te rikujtoje qe, pak kohe me pare autoritetet gjermane, kerkuan falje, per nje masaker te ndodhur rreth 70 vjet me pare,qe quhet masakra e Boroves,pra per nje masaker te luftes se dyte boterore,dmth,shteti me i forte i Europes, kerkon falje per nje masaker te luftes se dyrte boterore,ndersa ju per nje masaker qe eshte bere ne kohet e sotme, mundoheni ta fshehni ne menyren me te turpshme,duke fallsifikuar procesin penal dhe civil, dhe duke grabitur edhe demshperblimin,ku u ndihmuat ne keto skandale, nga ai miku yt,pra zoti Rama.Perfundimisht qe te mos zgjatem ,qe te jeni miq me shqiptaret ,permbajuni atyre konventave qe thame me siper,ne qofte se jo,ju do te jeni miq patjeter me ata qeveritare shqiptare, qe punojne kunder shqiptareve,sepse shqiptaret e dine mire qe jane kapur keq prej fyti dhe se zore se do te shpetojne nga ky kurth,pasi gangsteret shqiptare jane teper te talentuar, ku disa nderkombetare i kane paguar dhe i pagojne ,ndersa disa te tjere, i kane hutuar dhe po i hutojne.

    Reply to this comment
  9. A e di i nerumi Conte çdo të thotë ti varësh ujkut mëlçitë në qafë? A e njeh mirë ai mikun e tij Edi Rama? November 1, 15:57

    Zoti Conte të mos qederoset fare për reformën zgjedhore, Rama ka caktuar si bashkryetar specialistin me famë tashma ndërkombëtare të zgjedhjeve në Dibër, të nerumin Damjan Gjiknur Tërmeti. Ai, para se të arrestohet sipas kërkesës së Bundestagut për krimin e shëmtuar zgjedhor të Dibrës, me orientim të kryetarit të bandës zgjedhore të Dibrës, mikut të zotit Conte, Edi Ramës, do të jap të gjithë eksperiencën e tij të pasur në Dibër për përsosjen e sistemit zgjedhor. Kjo reformë do të jetë më e plotë kur të plotësohet me kontributin e PD qdhe LSI që do të sjellin përvojën figurave që përvojën personale zgjedhore të tyre e kanë kthyer në shkencë, përvojën e Sali Berishës së PD dhe Ilir Metës së LSI. Mendohet që mbasi të mbaroj reforma, ajo me ndakortësinë e palëve pjesmarrëse do të quhet “Reforma Berisha -Rama 2008 e re”. Zoti Conte si mik i Edi Ramës të mos shqetsohet, reforma zgjedhore është në duart e sigurte, është tamam si mëlçia në qafë të Edi Ramës dhe Sali Berishës dhe, se mos i ngelet qejfi, Ilir Metës!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim