Conte: Merita e lojtarëve, tani të fitojmë FA Cup

May 13, 2017 11:36

Conte: Merita e lojtarëve, tani të fitojmë FA Cup

Antonio Conte është mbreti i ri i Anglisë. Dy javë nga fundi i sezonit, trajneri italian arriti të fitojë titullin kampion me Chelsean, në sezonin e tij të parë në Angli.

Conte është mjaft i lumtur për suksesin dhe ia faturon këtë arritje, punës së palodhur të futbollistëve që ai drejton.

“Merita është vetëm e futbollistëve, që kanë punuar fort dhe kanë shprehur dëshirën për të bërë diçka të madhe. I falenderoj të gjithë futbollistët për impenjimin, durimin dhe cilësinë e punës, si në fushë ashtu edhe në stërvitje. Janë sjellë si një familje e vërtetë”, tha trajneri i Chelsea pas suksesit.

Por, përveç punës dhe disponueshmërisë së lojtarëve, për Antonio Conten ka pasur edhe një moment kyç, që ndryshoi për mirë sezonin e londinezëve. “Vendimi për të luajtur me skemën 3-4-3 ka qenë ai që ka ndryshuar sezonin tonë. Fillimi nuk ishte i mirë dhe duhej të modifikonim një modul lojë për ekipin. Vendosa në favor të 3-4-3 sepse besoja si kisha lojtarët e duhur për ta aplikuar atë’, tha trajneri italian.

Krahas lumturisë për fitoren e titullit, Conte nuk ka ndërmend të ulë ritmin dhe bën thirrje për të fituar edhe trofeun tjetër ku “Blutë e Londrës’, janë  pretendentë.

“Kemi zhvilluar një sezon të madh, por për të qenë fantastik duhet të fitojmë patjetër edhe FA Cup. Vetëm më pas, mund të festojmë plotësisht, për një sezon fantastik”, u shpreh ai.

Në fund Conte ka edhe një dedikim për titullin e parë në Premiere League: “Këtë sukses ia dedikoj familjes time, sepse nuk ka qenë një vit i lehtë për to, që gjithsesi më kanë qëndruar pranë në momentet më delikate”.

May 13, 2017 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*