Conte: Messi është më i miri!

March 15, 2018 09:07

Conte: Messi është më i miri!

Antonio Conte, pas eliminimit të Chelsea-t ndaj Barcelonës në Champions League, vlerësoi në maksimum Leo Messin, i cili shënoi dy gola dhe dha një pasim për gol në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”.

“Messi bëri diferencën dhe ndikoi në rezultatin e ndeshjeve. E përgëzova në fund të ndeshjes pasi mendoj se lojtarët e atij niveli duhen përgëzuar kur të jepet rasti. Ai mund të bëjë 60 gola në sezon. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, më të mirin e botës”, tha trajneri italian i “Bluve” për “BeIN Sports”.

Kur u pyet nëse do t’i pëlqente ta kishte në skuadër Messin, Conte tha: “Nuk ka për të ndodhur kurrë sepse ai do ta mbyllë karrierën te Barcelona. Është i lumtur aty ku është”.

Conte foli edhe për episodin e penalltisë së mundshme për Chelsea-n në fillim të pjesës së dytë.

“Ishte një episod që mund të shtonte presionin te Barcelona, por nuk e di a do të ndryshonte rezultatin. E përgëzoj Barcelonën që shfrytëzoi rastet”, deklaroi Conte.

o.j/dita

March 15, 2018 09:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*