Conte prek negociatat: Gabim historik, integrimi i Ballkanit është përgjegjësi për BE

October 29, 2019 16:29

Conte prek negociatat: Gabim historik, integrimi i Ballkanit është përgjegjësi për BE

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte e ka konsideruar gabim historik vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“E vështirë të kuptoj këtë vendim. Integrimi i vendeve të Ballkanit është një përgjegjësi për BE nga e cila nuk mund të tërhiqet. Mbledhja e Këshillit Europian në muajin nëntor është një mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim të nevojshme e të mundshëm. Italia do të jetë përherë në krah të  Shqipërisë e Maqedonisë  së Veriut”, u shpreh Conte.

Kryeministri italian tha se duhet të gjenden mënyra për të korrigjuar këtë gabim historik, i cili nuk duhet të dekurajojë këto popuj. Të njëjtin mendim ndau edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Ai falënderoi Italinë për ratifikimin e konventës për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

l.h/ dita

October 29, 2019 16:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*