Copa jete në foto

April 14, 2018 09:11

Copa jete në foto

1 – Në foton e mëposhtme një punëtor emigrant nga India balancon tulla në kokën e tij në një fabrikë tullash në Lalitpur të Nepalit.

Duket si cirk por për ta është puna me të cilën sigurojnë mbijetesën.

Punëtorët e kësaj fabrike mund të mbajnë deri në 16 tulla në kokat e tyre njëkohësisht.

Fotografia është bërë nga Narayan Maharjan dhe është botuar në rubrikën Foto e Ditës e National Geographic.

2 – Ky berber në Havanë, Kubë, ka ngritur dyqanin në të njëjtën kthinë të vetme në të cilën jeton.

“Ai ka arritur të lidhë ujin dhe energjinë elektrike dhe ka fluks të qëndrueshëm të klientëve”, thotë fotografja Kelly Beckta.

Që kur autoritetet kanë shpallur “ekonominë e re kubane”, ishulli që ka mbetur një nga vendet e fundit komuniste në botë, po teston lejimin e pjesshëm të pronës dhe inisiativave private.

3 – Një ushtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbart një ngarkesë të rëndë në temperatura nën zero.

Fotoja është shkrepur nga fotografi Justin Connaher në Bazën Elmendorf-Richardson në Alaska.

Ai është pjesë e një grupi që stërvitet për ngarkesat e rënda të automjeteve ushtarake pjesë e Arctic Thrust.

b.m. / dita

 

April 14, 2018 09:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*