Çorape qensh dhe një buall i pikturuar: Fotot më të mira të javës

February 10, 2019 16:15

Çorape qensh dhe një buall i pikturuar: Fotot më të mira të javës

Redaktorët e fotografive të Guardian-it ju sjellin fotot kryesore nga e gjithë bota, përfshirë një paradë kineze të Vitit të Ri në Londër dhe lojën me topa bore në Uashington

 

Ha Nam, Vietnami

Një vajzë qëndron pranë një bualli të pikturuar, pjesëmarrëse në konkursin, pjesë e festivalit Tich Dien, më i rëndësishmi për agrikulturën. Fotograf: Luong Thai Linh/EPA

 

Blagoevgrad, Bulgaria

Njerëzit luten rreth një platforme të kryqëzuar me qirinj në kavanoza mjalti, gjatë një ceremonie që shënon ditën e Shën Haralampit, mbrojtësit të bletarëve, në Kishën e Virgjëreshës së Bekuar. Fotograf: Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images

 

Los Angeles, California

Diddy, Jay-Z dhe Usher ndjekim eventin Roc Nation përpara çmimeve Grammys. Fotograf: Kevin Mazur/Getty Images

 

Kathmandu, Nepal

Një vajzë sheh në drejtim të babait të saj, ndërsa shkruan në murin e tempullit. Fotograf: Navesh Chitrakar/Reuters

 

Tboung Khmum, Cambodia

Një burrë ngre lart një peshk gjarpër gjatë një ceremonie në komunën Choam Krovean. Fotograf: Tang Chhin Sothy/AFP/Getty Images

 

London, UK

Valltarët e Lionit vizitojnë restorantet dhe dyqanet gjatë kremtimeve kineze të vitit të ri në Soho. Fotograf: Guy Bell/Rex/Shutterstock

 

Paris, France

Protestuesit e Xhaketave tw Verdha sulmojnë një makinë luksoze. Fotograf: Lewis Joly/Sipa/Rex/Shutterstock

 

Lausanne, Switzerland

Një valltare e nxehtë në skenë para përfundimit të konkursit të 47-të  ndërkombëtar për kërcimtarë të rinj në Prix de Lausanne. Valltarëve më të mirë u jepen bursa në shkolla me famë botërore ose kompani. Fotograf: Valentin Flauraud/EPA

 

Port-au-Prince, Haiti

Një nënë qan pranë trupit të djalit të saj, i cili u qëllua për vdekje gjatë përleshjeve mes policisë dhe demonstruesve pranë pallatit kombëtar.

Fotograf: Héctor Retamal/AFP/Getty Images

 

New York

Çorape për shitje në një event, përpara shfaqjes së 143-të Westminster Kennel Club për qentë. Fotograf: Andrew Kelly/Reuters

 

Genoa, Italy

Një pjesë është hequr nga rrëzimi i urës Morandi. Fotograf: Marco Bertorello/AFP/Getty Images

 

New York

Bella Hadid gjatë sfilatës në Brandon Maxwell në prezantimin e javës së modës. Fotograf: Angela Weiss/AFP/Getty Images

 

Tacoma, Washington

Njerëzit marrin pjesë në një lojë me topa bore, duke përdorur tabelat si mburojë në parkun Wright. Fotograf: Ted S Warren/AP

 

Chuquicamata, Chile

Një pamje ajrore e një zone të përmbytur pranë minierës Chuquicamata, depozita më e madhe e bakrit në botë. Kompania shtetërore e minierave Codelco pezulloi veprimet për shkak të shirave të mëdha. Fotograf: Pedro Tapia/AFP/Getty Images

 

Johannesburg, South Africa

Sihle Moyo, 24 vjeç, me origjinë nga Zimbabve, dhe fëmija nëntëmuajsh Prudence, në vendbanimin informal në Swetla, pasi iu shkatërrua nga policia. Fotograf: Gulshan Khan/AFP/Getty Images

 

Sangam, India

Mijëra pelegrinë hindu marrin pjesë në pelegrinazh, në ditën e mbarë të Basant Panacham-it Basant në bashkimin e lumenjve Yamuna, Ganges dhe Saraswati gjatë Mela Kumbh. Fotograf: Rajesh Kumar Singh/AP

 

Burimi: theguardian.com

Përgatiti L.Veizi / Dita

 

February 10, 2019 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*