“Mjaft më me neoliberalizmin, socializmi im është qendra e re në politikë”

September 28, 2017 11:37

“Mjaft më me neoliberalizmin, socializmi im është qendra e re në politikë”

 

Në fjalën përmbyllëse të Kongresit vjetor të Partisë Laburiste, kreu i qendrës së majte të Mbretërisë së Bashkuar premton një “socializëm për shekullin XXI”: “Sot qendra është e përfaqësuar nga shpresa për diçka më të mirë”. Dhe në fund të gjithë këndojnë “Flamurin e Kuq” me grushtin e mbyllur.

BRIGHTON – Ai përfundon me të gjithë të pranishmit në sallë duke kënduar “Flamuri i Kuq”, himni i Laburistëve anglezë, duke ngritur grushtin e tij të mbyllur. Në fjalën e tij përmbyllëse në kongresin vjetor të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn premton “socializmin për shekullin njëzet e një”: një politikë “për shumicën dhe jo për pakicën”, si shkruhet dhe ne sloganin pas shpinës në sallën e kongresit Brighton “një mënyrë të re të të bërit politikë”, ku pushteti nuk përqendrohet vetëm në parlamentin e Westminster-it, por shpërndahet tek komunitetet dhe qytetarët. Një revolucion, në thelb, që lideri i te majtës britanike e sheh te afërt: “Ne jemi pranë fitores se zgjedhjeve”, tha ai nga podiumi, duke aluduar në rritjen e partisë që ai drejton në zgjedhjet e kaluara dhe konservatorëve të ndarë në qershor, pa shumicë absolute, me Theresa May te dobësuar si pushtet dhe ne rrezik dorëheqjeje.

Për të ardhur në pushtet, sigurisht, atij i duhet te fitoje më shumë mbështetje dhe Corbyn është i vetëdijshëm që duhet të marrë votat e atyre të cilët nuk i ka konvertuar akoma në kauzën e tij, me pak fjalë, të atyre që nuk janë mbështetësit e tij të rregullt. Por është ky mesazhi më i rëndësishëm i fjalës së tij, ai që reflektohet përtej kufijve të Mbretërisë së Bashkuar: “Është thënë se zgjedhjet fitohen nga forcat politike te qendrës”, vë në dukje udhëheqësi 67-vjeçar i Laburistëve. Ishte një aksiomë e përsëritur nga paraardhësi i tij, Tony Blair, dhe përmendja e kësaj aksiome solli pështjellime ne salle. Por ai i qetëson ato. “Jam dakord edhe unë. Por qendra e gravitetit politik të një kombi nuk është e paluajtshme dhe me siguri nuk mbetet përgjithmonë aty ku dëshiron establishmenti. Ajo lëviz me nevojat dhe pritjet e njerëzve. Sigurisht që nuk është në të njëjtën pikë siç ishte 20 apo 30 vjet më parë. Rënia e madhe financiare e vitit 2008 dhe dekada e masave shtrënguese që pasuan, e kanë lëvizur atë. Sot, qendra përfaqësohet nga shpresa për diçka më të mirë dhe diçka të ndryshme.”

Për këtë Corbyn thotë se Partia Laburiste, të cilën ai ka rreshtuar në pozicionet më majtas, “një parti moderne progresiste Socialiste, e cila shkon kundër tendencave ne pjesën tjetër të Evropës”, ajo është bërë tashmë “e zakonshme”, që është mbizotëruese, konvencionale, dominante, në një fjalë fituese, e aftë të sjellin në anën e saj shumicën e votuesve dhe të fitoje zgjedhjet.

Një hap që mungoi ne zgjedhjet e qershorit, por vetëm për pak: “Kundër të gjitha parashikimeve” kujton drejtuesi i së majtës laburiste në ligjëratën e tij, “ne shënuam rritjen më të madhe në vota nga viti 1945 dhe rezultatin më të mirë në një brez”. Duhet edhe pak kohe për ta përçuar këtë mesazh të gjithë popullit dhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen pas pesë vjetësh nëse legjislatura do të vijoje në fund (por pak e besojnë këtë), ose do te ketë zgjedhje te parakohshme, në të cilat Laburistët do të jenë triumfues ndaj Konservatorëve. “Jemi gati”, siguron ai, “jemi qeveri në pritje”.

Edhe në dy kongreset e mëparshme që ai organizoi si lider i se majtes, Corbyn ishte në gjendje të nxiste entuziazëm midis militantëve. Por kjo është e para që vjen jo vetëm pas fitores së (primareve paraprake te brendshme ne Partine Laburiste ka fituar dy herë në dy vjet, për të qenë të saktë), por pasi pothuajse fitoi zgjedhjet për të cilat ishte parashikuar do të ishin një dështim që do ta detyronte atë të jepte dorëheqjen. Rreth tij partia është e bashkuar. Blair dhe ithtarët e tij janë të heshtur. Një tjetër kritik në të kaluarën e linjës së re, ish-udhëheqësi Ed Miliband, i cili ndoshta jo rastësisht Corbyn e përmend në fjalimin, do të jetë gati për t’u kthyer në ekipin e tij të këshilltarëve dhe të qeverisë së tij hije.

Ardhja e Corbyn në sallë është një triumf, xhaketë dhe me kollare karakteristike të kuqe, lideri shtrëngon duart dhe nënshkruan autografe duke hyrë vetëm, në këmbë deri në ndërtesën e kongresit ku mbahet eventi laburist. Dhe në momentin e hyrjes se tij ne salle atij iu rezervua një pritje e ngrohtë si nje rock star, dhe me pritje të tilla ai tashmë është mësuar.

Është një atmosferë feste deri në atë pikë sa që kur ai vlerëson Diane Abbott, deputeten me ngjyre njëkohësisht miken e tij të vjetër të shumë betejave duke e mbrojtur nga “abuzimet raciale dhe seksiste” që ajo ka ndeshur në jetën e saj, se bashku me pjesëmarrësit në salle këndojnë Happy Birthday sepse është njëkohësisht dhe ditëlindja e deputetes.

Në fjalën e tij Corbyn premton investime publike, rritje te pagave , shtetëzimin e ndërmarrjeve strategjike të tilla si uji, energjisë, transportit; arsimi universitar falas , dhe shpjegon se paratë për të gjitha këto do të vijnë “duke paguar më shumë taksa të pasurit dhe korporatat e mëdha “për të mirën e përbashkët. Ai deklaron se Theresa May, “se është ajo që drejton një koalicion të kaosit”, e njëjta akuzë që udhëheqësja konservatore përdori kundër tij në fushatën zgjedhore. Kritikoi Donald Trump, duke paralajmëruar se marrëdhënie e veçantë midis SHBA dhe Britania duhet të na lejojë që ti themi aleatëve amerikanë: ”Rruga që po ndiqni është rruga e gabuar”.

Ai trajton në mënyrë të qartë çështjen e Brexit: Respektimi “si socialist demokrat” rezultatin e referendumit, por duke mbajtur aksesin në tregun e përbashkët, për të mbrojtur vendet e punës, kërkimin dhe ndërtimin e një lloji te ri bashkëpunimi me Bashkimin Europian dhe mbi të gjitha “të mos i japim emigrantëve fajësimin për të këqijat e shoqërisë sonë,te mos i bëjmë një koka turku”. 3 milionë europianëve që banojnë në Britaninë e Madhe, ai u thotë “Ju jeni të mirëpritur! Nëse nuk do të jetë Qeveria May që tu japë një garanci për të qenë këtu me të gjitha të drejtat tuaja të paprekura, ne së shpejti do tua japim atë!“. Ndoshta kjo mund të jetë e vërtetë, siç thotë ai, Laburistet janë tani e vetmja parti e madhe në gjendje të bashkojnë ata që votuan për BREXIT dhe ata që votuan për qëndrimin në BE.

Në fjalën e tij ai dënoi ashpër Arabinë Saudite për luftën në Jemen, Egjiptin për shtypjen e demokracisë, nxitje ndaj Aung San Suu Kyi për të ndaluar dhunën kundër pakicës Rohingya dhe fjalët e përkrahjes ndaj popullit palestinez, në mënyrë që ti japin fund shtypjes 50-vjeçare nga Izraeli. Përmend terrorizmin dhe tragjedinë në Grenfell Toëer, gratacielë në Londër e cila u dogj këtë verë, “në qoftë se ju doni të shihni se si vdesin të varfërit, atje mund te shikohej” vë në dukje duke cituar vargjet e një poeme të shkruar për këtë rast. Është një fjalim shumë i gjatë, një orë e një e çerek, por në sallën e kongresit duket se askush nuk është me ngut për ta parë atë te përfundojë.

Nga fundi, Corbyn kthehet përsëri në mesazhin kryesor: “Ne kemi nevojë për një sens të ri të përbashkët për të zëvendësuar modelin e dështuar e krijuar nga Thatcher, për të zëvendësuar dogmën e dështuar te neo-liberalizmit.”

Një mesazh tjetër për të cilin kuptohet se do të ishte gati të hapte një debat në të gjithë Evropën. Dhe me pas mjaftojnë, edhe pesë minuta duartrokitje dhe “Flamuri i Kuq”: të gjithë me grushtin mbyllur kënduan dhe ëndërronin për një të ardhme të ndryshme.

September 28, 2017 11:37
Komento

9 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku September 28, 12:16

    Ah, te ishte gjalle shoku Enver!

    Reply to this comment
    • Skelar tek turizmi September 28, 12:49

      Shurraku xhuxhumak ,
      Partia e enverit ishte per shumicen
      dhe bythe grisurit ,
      ti je i pasur prandaj mbaje me shkume …
      …………….Na myten budallenjte me celulare e ajfona , te Llangosur me xhel …..
      Ik e lahu morrak ……………………..haaaaaaaaaaa

      Reply to this comment
  2. ç'fare eshte demo - Kracia September 28, 12:32

    ç’fare po ndodh ne Angli ?
    ç’fare po me degjojne veshet demo ?
    edhe Anglezet e kuq ku Mark kuku ka vajtur ?
    Intelektual , Ky grushti i bashkuar mos eshte ai i ENVERIT ?
    Kush eshte shumica e kush eshte Pakica o Info – anali ?
    mos po Imitojne enverin ?

    Reply to this comment
  3. Monika Kryezeza ish prostitute tani gazetare e shtetare September 28, 12:54

    ESHTE MOMENTI QE MESILA TE SHKOJE SI KAMIKAZE E TA VARE TEK PALMA KETE ‘KARBON’

    Reply to this comment
  4. Arben September 28, 14:51

    KY DO FITOJE ZGJEDHJET, DO BEHET

    KRYEMINISTER, ESHTE I VETMI NGA

    POLITIQENET QE KA SOT ANGLIA QE

    E VE TRURIN NE PUNE,

    TE TJERET E KANE NE GJUME.

    Reply to this comment
  5. Lisi September 28, 16:13

    Bravo kryelaburisti britanik !
    Marksi e shkroi ” Kapitalin ” kur jetonte në Londrën tuaj .
    Tani kemi nevojë ,që Londra të zhvillojë për shekullin që jetojmë , idetë e gjenialit Marks . Bota jeton në kaos , ç’rrugë duhet ndjekur për një rend të ri ?!

    Reply to this comment
  6. S.Vinglla September 28, 16:16

    Socializëm për shekullin XXI ?

    E PSE JO ?

    Po t’i hedhim syte nga KINA, socializmi atje po triumfon fuqishem mbi kapitalizmin.

    Diktatura e Borgjezise po e con Perendimin drejt katastrofes. Kapitali po perqendrohet gjithnje e me teper ne nje grusht te vogel njerezish. Tehet e gersheres sot jane hapur ne maksimum. Pas viteve ’90 pakenaqesia e qytetareve ka shkuar drejt rritjes, gje qe kohet e fundit eshte shfaqur me radikalizimin e shoqerise. Mjafton te kujtojme krizat e fundit ekonomike ne Greqi, Itali, Spanje. BREXIT nga ana e tij pati shkaqe te forta. Protestat e samitit te G20, votimet e fundit ne Gjermani, etj. jane shenja tipike te problmatikave te ketij sistemi, sipas Marksit, te destinuar per tu shkermoqur.

    Fjala magjike e ka emrin “Diktature e Proletariatit”. Ky term i ben te dridhen elitat qe deri me sot i kane fryre zjarrit te neoliberalizmit.

    ENVERI = PROFETI MODERN ?

    Reply to this comment
  7. Kamunisti September 28, 21:29

    Ec aty Corbyn… “Do kthehet guri te vendi”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim