Coronavirus, SHBA ndal fluturimet drejt Milanos, mbyllet muzeu i Luvrit

March 2, 2020 09:52

Coronavirus, SHBA ndal fluturimet drejt Milanos, mbyllet muzeu i Luvrit

Rastet e të sëmurëve më coronavirus janë përhapur tashmë në të gjithë Botën, ndërsa Italia regjistron 1.500 të prekur nga ky virus, 34 persona kanë vdekur në pesë ditët e fundit dhe 83 janë nën mbikqyrje.

Në këto kushte, janë të shumta kompanitë ajrore që kanë ndërprerë fluturimet me këtë shtet. Raportohet gjithashtu se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndalur fluturimet drejt Milanos.

Situata në Itali është aq emergjente, sa në Lombardi pritet të thirren në punë edhe mjekët që kanë dalë pension, siç raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë, një ditë më parë Kryeministri Giuseppe Conte, firmosi një dekret të ri me masat që duhet të merren në lidhje me situatën e krijuar, duke pezullur kështu të gjitha eventet publike, të paktën deri në 8 mars.

Po ashtu frikë ka edhe në Francë. Në Paris raportohet të jetë mbyllur muzeu i Luvrit për një ditë. Deri më tani numërohen 130 raste, ndërsa 9 janë në gjendje të rëndë.

O.J/DITA

March 2, 2020 09:52
Komento

1 Koment

  1. David March 2, 10:31

    Nuk mund te vazhdojme me optimizmin e uljes se rasteve ndaj virusit te frikshem. Nuk eshte si puna e gripit. Njerezit qe e kane kaluar thone qe ndienin sikur syte u merrnin zjarr. Kur semundja arrin ne nivele kritike, mushkerite behen si zgavra nga pneumonia.
    Italia ka te njejtin numer rastesh te reja me te prekur, aq sa edhe Kina, ndersa persa i perket te vdekurve ka me shume se Koreja e Jugut. Ne keto rrethana duhen ndaluar hyrjet e udhetareve nga Italia. Le te mendojme per Shqiperine dhe shqiptaret e ketushem. Amerika deri me sot ka thene qe nuk ka rrezik perhapjeje te kesaj semundje ne Amerike. Deri sa i pezullon fluturimet ky shtet i fuqishem, ne kaq afer Italise duhet ta bejme e bëjme menjehere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim