“Piloti foli tepër, hetimi do varet nga përplasjet në parlament”

September 17, 2016 15:43

“Piloti foli tepër, hetimi do varet nga përplasjet në parlament”

Rrëzimi i avionit të enjten në Ishëm ka mbushur faqet e mediave italiane, të cilat sjellin detaje të reja rreth ngjarjes.

E përditshmja “Corriere Della Sera” shkruan piloti italian, Guido Andrea Guidi, ka folur dhe ka dhënë hollësi mbi veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me organizatat kriminale shqiptare.

“Për të shpëtuar lëkurën e tij, sipërmarrësi 69 – vjeçar ka thënë gjithçka, ndoshta ka folur tepër”, shkruan prestigjozja italiane. Ai ka rrëfyer emrat e anëtarëve të organizatës, pistat sekrete të avionëve, sasinë e drogës dhe kontaktet në Itali.

Sipas “Corriere Della Sera”, është pikërisht dëshmia e pilotit perdja më e madhe e dyshimit në këtë ngjarje. Fillimisht Guido Guidi tha se u nis nga Bari me destinacion Milanon, por vendosi papritur të bëjë një shëtitje. Mirëpo pistat më të mundshme janë dy, vijon artikulli.

Italiani është nisur pikërisht nga Milano, jo nga Bari, dhe ka mbërritur në Ishëm për të këqyrur pistën, ku pas pak javësh do të ngarkonte 200 kilogramë marijuanë. Ndërsa pista e dytë është, që ai e ka ngarkuar sasinë e drogës, por ka pasur vështirësi në ngjitje dhe është detyruar të kryejë ulje emergjence.

Sekretet që rëndojnë këtë hetim varen edhe nga përplasjet në brendësi të parlamentit shqiptar, raporton gazeta italiane që risjell në kujtesë rastin e Dritan Zaganit, oficerit të policisë që kërkon azil politik në Itali pasi rrëfeu se kishte drejtuar një operacion antidrogë që i kishte rrënjët në majat e qeverisë.

Vetëm lista e plotë e e emrave të Guido Guidit mund të hedhë dritë mbi këtë çështje, shkruan “Corriere Della Sera”.

September 17, 2016 15:43
Komento

3 Komente

  1. Arben September 17, 16:23

    RROFTE SHQIPERIA KOLUMBIANE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  2. manti September 17, 21:54

    Ka nje fakt ne kete mesele avionesh. Madje te forte qe nuk i perkete teorive te konspiracionit dhe qe lidhet me vete problemet dhe shterzimet qe ka gjithmone shqupi e vete partia e lulzimes dhe 200 komunisteve berishiste. Keshtu ka ndodhur edhe para tre vitesh kur nje miljon shuplakat i nxoren ne breg te mbytur dhe te zgerlaqur. Menjehere ne horizontin shqiptar dhe pikerisht mbi pyjet e divjakos u shfaq i njejti tip avioni i ardhur nga pertej detit per te ngarkuar disa çanta me kanabis shqiperie qe do ti sillnin aty nje grup struktural kanabistesh qe ishin te afert me pedene. ne vend qe partia te merej me analiza dhe studime per gjendjen e shokut psikologjik te humbjes i a arriti qe te ngreje disa bathoras e zbriti ne bulevard per te akuzuar shqiperine si nje vend te droges ku nuk kishin veçse disa jave qe ishin larguar nga drejtimi i vendit. Tani pas humbjes ne diber nga ku mendonin se do te nisnin rrugen e fitorjeve drejt pushtetit, vetem disa dite pas u gjet dhe u shfaq serish ne qiellin shqiptar perseri nje avion tjeter. I njejti tim dhe nga i njejti vend. Me te njejtin skenar rekrutimi pilotesh ku ne mes pa dyshim nje italian dhe nje bos i mafias shqiptare rezident ne ate vend te gadishullit apenin. Po kush eshte mafiozi shqiptar qe paguaka rrugen njezet mije euro per dy trajse me kanabis?. A nuk te duket se me teper se kanabisin ai shqiptari i italise paska hallin qe te sjell ne shqiperi avionin. madje edhe qe te rrezohet e te mbetet si nje deshmi e prove me qellim qe te krijoje peshtjellim ne parlament dhe ne vete politiken shqiptare qe kane si laeitmotiv te vetem ” bjeri qe ti biejm njeri tjetrit”. Cili eshte njeriu i forte i opozites qe i paska fijet e ketij trafiku dhe trafikanti shqiptar te cilin e perdor sa here eshte ne hall partia e tij ne Tirane? Nuk eshte rastesi qe e para qe e jep lajmin e avionit eshte vete stafi drejtues i pedese?. A do te hetohet nga prokuroria edhe kjo piste?

    Reply to this comment
  3. TJ September 18, 12:03

    Ju lutem botoni komentin!Berishes i duhej nje histori per te larguar vemendjen per Dibren! Kujtoni Riformaton! Ai nuk erdhi per te marre droge por per te ngecur ne rere se ashtu deshte Berisha! Edhe Guido do te ngelte ne rere se keshtu i duhet Berishes! Nje armik shume te madh ka Shqiperia dhe kombi Shqiptar! Sal Rahm Berishen! Pa u “akomoduar” Berisha s’ka paqe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*