“Corriere Dello Sport”: Igli Tare kryeson listën si drejtori më i mirë sportiv
Nga Arkiva
Nëpërmjet një sondazhi, gazeta italiane “Corriere Dello Sport”, pyet lexuesit e saj se cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë A.
Rezultatet e para nxjerrin Igli Taren në avantazh.
Shqiptari mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italalian për menaxhimin që i ka bërë merkatos së Lacios, sezonet e fundit.
Ish-bomberi i Kombëtares, kryeson momentalisht me 18 % të votave.
Kristiano Giuntoli i Napolit dhe Fabio Paratiç i Juventusit ndjekin Taren me 14 % të votave.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento