Corriere gjen Zaganin në Zvicër dhe e quan “super polic”: Më duan të vdekur, më mbroni familjen

October 25, 2015 13:25

Corriere gjen Zaganin në Zvicër dhe e quan “super polic”: Më duan të vdekur, më mbroni familjen

Askush nuk e di më nëse Dritan Zagani po thotë të vërtetën, po gënjen, apo po ekzagjeron, por gazeta më e madhe në Itali ka nisur tashmë ta quajë “super polici”.

Dhe jo vetëm kaq.

Duke e konsideruar si të “arratisurin më të kërkuar nga qeveria shqiptare”, Corriere e nis artikullin e saj me vlerësime për oficerin antidrogë që denoncoi ministrin Sajmir Tahiri, madje e quan një bashkëpunëtor të vyer të policisë italiane duke ironizuar vendosjen e tij në krye të listës së të kërkuarve nga Interpoli shqiptar për drogë.

Corriere e ka gjetur Dritan Zaganin në Zvicër dhe ka folur me të – raporton Dita.

“Prej pak orësh i arratisuri më i kërkuar nga qeveria shqiptare, emri i parë në një listë të kërkuarish për implikim në narkotrafik, është një polic i famshëm shqiptar, me një karrierë kurajoze në sektorin e antidrogës dhe i vlerësuar nga forcat tona të rendit për bashkëpunim në hetime dhe operacione” – hapet shkrimi i Corriere-s botuar sot me titullin “Jeta në arrati e super policit”.

Pas një mandati arresti të lëshuar nga Interpoli shqiptar Dritan Zagani, 43 vjeç është tashmë person në kërkim nga policët e çdo vendi.

“Corriere e ka takuar. Është në Zvicër që prej muajit gusht pasi ka ikur nga arresti shtëpiak. Jeton në një lokalitet të fshehtë dhe ka bërë kërkesë për azil politik” – shkruan gazeta italiane e cituar nga Dita.

Zagani i ka thënë gazetës që nëse hapen hetime mund të provojë lidhjet e ministrit me trafikantët e drogës.

“Nëse është e nevojshme kthehem në Shqipëri për të dëshmuar, por jam në rrezik. Kur më burgosën, më çuan kinse në një qeli me 3 kosovarë që i kisha arrestuar për drogë. Shpëtova prej tyre falë bashkëpunimit të një gardiani” – i ka thënë Zagani gazetarit të Corrieres.

“U arratisa sepse donin të më vrisnin. Erdha në Zvicër dhe jo në Itali sepse tek ju mafia shqiptare është e fortë dhe të gjen kudo që të fshihesh. Edhe këtu jam në rrezik. Ndonjë informator mik i mirë polic më ka mbetur në Shqipëri dhe jam informuar se edhe këtu kriminelët po më kërkojnë”.

Zagani u ka kërkuar autoriteteve zvicerane të ndërhyjnë për të marrë në mbrojtje gruan e tij dhe fëmijët.

Shkrimi i gazetës mbyllet me një pikëpyetje mbi Ana Poxhin.

“Në këtë çështje është një tjetër person edhe ky polic, por italian që ka një rol të rëndësishëm. Për një koicidencë që konsiderohet e çuditshme nga Zagani sapo ka shpërthyer skandali i ministrit Tahiri, Ana Poxhi u lëviz nga detyra e saj në Tiranë. Për çfarë motivi?” – pyet gazeta. / Dita

 

 

**********

Përshtatur nga Dita. Artikulli i plotë me titull: “La vita in fuga del super poliziotto: I sicari albanesi mi vogliono morto” mund të lexohet në numrin e sotëm të së përditshmes italiane Corriere. Foto kryesore tregon momente nga ndërhyrja e policisë në Lazarat dhe  shoqëron shkrimin e së përditshmes italiane.

 

 

October 25, 2015 13:25
Komento

36 Komente

  1. mira October 25, 12:01

    ai po te jete burre te mos fshihet pas gishtit ,duke u arratisur dhe shkelur ligjin ,por te perballet me te ,e te thote te verteten ,te vertetoje dhe nga hush e ka trasheguar pronen ne orikum….

    Reply to this comment
    • osman lala October 25, 12:40

      Dritan po tregohesh budalla.
      Sidomos me kete punen e familjes qe permend.
      Me kete lloj strategjie po u con ne mend atyre qe duan te perfitojne nga situata jote pikat e tua te dobeta.
      Dikush mund ti bej keq vertet familjes tende qe te akuzoje me pas shtetin shqiptar nisur nga pohimet e tua.
      Ndaj kam nje thirrje per kete Sajmirin. Me faj pa faj te leje menjane inatet personale dhe te sillet si minister: te mari ne mbrojtje urgjentisht familjen e Zaganit dhe te mos lejoje precipitimin e situates.

      Reply to this comment
    • pioneri October 25, 15:12

      Boll, se na hapet barkun, ju te diturit e katunit!

      Reply to this comment
    • Arben October 25, 19:23

      PO VLLA PO.

      PROVOJE NJEHERE TE DALESH KUNDER PUSHTETAREVE.

      TE FSHIJNE NGA FAQJA E DHEUT PER 2 SEKONDA.

      Reply to this comment
    • intelektuali October 26, 09:29

      Me ke te perballet o DUDUME komuniste? Me Mafien e Sajmir Tahirit, te Edi Rames apo te Like Floririt qe kane dale sheshit me KOQET jashte dhe ju o DUDUME te Partise se Punes na tregoni se jane te veshur me rroba mbreterore.

      Reply to this comment
  2. kapsolla October 25, 12:06

    ndoshta e ekzagjeron per te krijuar mundesi azili per veten, por pa gje fare nuk me duket gjithe kjo histori

    Reply to this comment
  3. maks October 25, 12:07

    gjithmon ketu ne itali fjalen e par qe esht fajtor ose jo nje person e thon gazetaret me von kur gjykata e nxjer te pafajshem rrin si muti nuk ndihen dhe nuk kerkon falje publike keshtu po ndodh edhe me kete policin spiun qe tradhetoi shoket

    Reply to this comment
    • info analitike October 25, 12:21

      maks, kurse ti shpreh vendimin e gjykates, apo jo?
      Si komentues nese nga njera ane i jep kredibilitet Izet Haxhise qe eshte i denuar nga Gjykata me vendim te formes se prere nuk mund te perdoresh denigrimin ne rastin e Zaganit.
      Drejtesia nuk matet me metrin e leverdise politike pastaj mos te harrojme se prokuroria italiane po heton edhe mbi Saimir Tahirin dhe implikimet e tij mbi 500 -fishim e trafikut te hashashit.

      Reply to this comment
      • ! ! ! October 25, 20:27

        Po ti Info-analitike,nga e di,qe ministri Tahiri na qenka nen hetim nga prokuroria italiane ?! Edhe ne se do te qe keshtu,hetimi ka sekretet e veta,qe behen publike vetem gjate gjykimit,kurse ti…,tip agjenture,na i paske marre vesh dhe i reklamoke ketu. Çfar njerez te felliqur ,me çorape ne koke,jetojne midis nesh !

        Reply to this comment
        • info analitike October 25, 23:24

          I felliqur je ti edhe ata qe mbron. Une as nuk kam vrare as nuk kam prere, as nuk kam kusherinj trafikante, as nuk kam shitur ndonjehere makine qe ta kem pasur te bllokuar nga dogana, as kam bere pushime me yacht apo ne hotele luksoze te paguara nga trafikante ndaj mi kurse keto akuzat idiote. Nuk ka nevoje te jesh super agjent per te marre vesh se rasti i Tahirit dhe i 500 fishimit te trafikut te droges eshte ngritur si problem ne parlamentin italian dhe eshte bere objekt hetimi. Keshtu eshte kur lexon vetem Zerin e Popullit. Vetem maskarenjte si ti i mbyllin syte edhe kur krimin e ke ne pushtet.

          Reply to this comment
  4. one 15 October 25, 12:10

    e kapi dhe ky nje azil te fuqishem.
    Sa te trashe jane keta gazetaret italiane

    Reply to this comment
    • loni October 25, 12:12

      pse ore gazetaret e kane fajin qe qeveria shqiptare ka nisur ta perndjeke kete Dritanin?
      ai akuzon ministrin dhe pretendon se ka prova.
      Ne cdo vend normal do kryheshin hetime serioze dhe shume te shpejta qe ti mbyllej dera cdo abuzimi.
      Por ketu prokuroria eshte nje qelbersillek dhe ja cfare ndodh.
      Ky tashme e ka te garantuar mbrojtjen nga ligje nderkombetare
      njesoj si berisha vepruan tahiri dhe rama ne kete rast
      edhe ai keshtu fliste per kundershtaret e tij politike dhe ata te gjithe u moren ne mbrojtje nga shtete te tjere
      kur ta permend emrin nje minister apo kryeminister cdo gjykates ne bote te sheh ndryshe

      Reply to this comment
      • ! ! ! October 25, 20:34

        ….mbase ka edhe te vertete ketu,por Zagani e akuzon ministrin,mbasi u arrestua.Pra ,le shteg te dyshohet se ai po shpif,per t’u mbrojtur nga ligji dhe njekohesisht te perfitoje azil ne Zvicer .

        Reply to this comment
        • info analitike October 26, 08:27

          Ore ti qenke me te vertete pikecuditese treshe per mendte qe paske! Po a nuk plaset te gjithe ne forum duke thene njemije te zezat mbi korrupsionin ne Gjykate e Prokurori? Perse kur implikohet dikush qe ia keni inatin atehere i dilni ne krah drejtesise ndersa kur denohet dikush nga te tute nuk le gje pa thene per drejtesine? Mjaft me kete kurvllikun politik se behesh qesharak me keq se Rama ne syte e botes.
          Sa per te pasur idete e qarta, Tahiri ka nje denim te formes se prere per shpifje pra ne syte e ligjit e ka pak problem besueshmerine, qofte edhe si minister.

          Reply to this comment
  5. babo October 25, 12:14

    Shqipetaret s`kane pune tjeter, sapo nderrohen pushtet arratisen me sebepin se i rrezikohet jeta dhe plasen ne Zvicer. Ne fillim komunistet e Enverit mbasi kishin share kapitalizmin per shume vjet me paturpesine me te madhe hanin buken e Europes, tani dhe keta te PD, pastaj prape te PS, e keshtu do vazhdoje……

    Reply to this comment
  6. biometri October 25, 12:15

    Sajmiri si te gjitha keto fluturat e Rilindjes mbase nuk e vlereson dot situaten.
    Nuk e kupton as vete qe eshte i implikuar.
    Njesoj me Ramen qe jep tendera duke shkelur ligjet sepse nuk i njef, edhe ketij mbase i duket qe fjala “i implikuar” vlen vetem nese kapet duke pire vete hashash

    Reply to this comment
  7. ??? October 25, 12:17

    E para gazetaria Italiane eshte per faqe te zeze ( te pakten ne krahasim me gazetarine e vendeve te EU) me keq se ajo Shqiptare kur vjen tek thashethemi dhe ne kete kontest e ben te pa besueshme, e dyta nje gazetar serioz e profesionist investigon te dyja anet e medaljes dhe jo vetem versionin e atij qe eshte ne arrati dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, si juve dhe gazeta Italiane injoroni faktet dhe provat qe cuan ne arrestimin e Zaganit. Ato prova jane aty kokeforta. Fakti qe ju si gazete keni nisur nje sulm kunder Sajmir Tahirit per arsye qe i dini vetem ju, ju ben te verber kundrejt te vertetes dhe demton paaneshmerine e lajmit ne lidhje me kete ceshtje.

    Reply to this comment
  8. Breshia October 25, 12:34

    Corriere permend edhe kryeredaktorin tuaj.
    Shkoni tani dhe ju te Dites kerkoni azil per dezinformimet tuaja qe keni mbushur gazetat hale te evropes

    Reply to this comment
    • XXL October 25, 12:43

      o Breshia mos je gje Shkelzeni? 🙂
      Se ai dhe baba i tij e kane zakon ti quajn gazetat letra higjenike

      Reply to this comment
  9. ilir October 25, 12:45

    nuk kuptoj nje gje ne kete histori
    nese ka nje urdjer arresti nderkombetar nuk eshte e detyruar zvicra ta arrestoje dhe ta sjelli ne Shqiperi kete policin?

    Reply to this comment
  10. polic ne pension October 25, 12:48

    nese keto qe thote ky per Sajmir Tahirin jane te verteta si ka mundesi qe i di vetem ky dhe asnje tjeter ne policine shqiptare??
    nuk ka deshmitare te tjere?
    Ne policine e Vlores kush drejton kush ka drejtuar?
    Te flasin dhe te deshmojne ata
    Se sido qe te jete natyra e informacionit nuk besoj se e ka patur vetem nje polic

    Reply to this comment
    • Albi October 26, 09:14

      Si more nuk i di njeri tjeter? Po vete gazeta Dita ta tha hapur gjate muajit te veres se Sajmja eshte i perfshire ne trafik droge.

      Reply to this comment
  11. nostradamus October 25, 12:51

    Gazetat italiane e kudo ne bote po t’i japish nje grusht para botojne edhe djallin vete !!!
    Keshtu qe edhe ”Corriere de la Sera” , boton cfare t’i dergojne gazetarucet e Berishes
    mjafton qe ”lajmi apo komenti,apo artikulli” te jete shoqeruar me nje zarf te majmur
    parash nga ana e derguesit me emer anonin por qe vjen nga ”drejtim i paditur”…!!
    O tempora , O mores !!!

    Reply to this comment
    • elio October 25, 12:57

      Corriere della Sera, eshte nje nga gazetat me te mire ne Evrope dhe se bashku me Financial Times dhe The Economist jane prone e Familjes Agnelli…
      Te gjitha keto kane nje kod te larte etik dhe nuk i ndyjne duart per aq gje…Ndaj mos thuaj felliqesira vetem e vetem te mbrosh Ramen se behesh qesharak…

      Reply to this comment
      • Gladiatore October 25, 23:37

        Per ju Zoti komentues “Elio” e per ju Zoti “Info Analitke” jam shume dakort me ju gje informacionet nuk duhen bazuar mbi leverdine politike, por informazioni dhe gazetat qe japin informacion duhen te mos informojne apo jo!!! E qe gazetat Financial Times dhe The Economist jane prone e familjes se Agnelli sipas jush Zoti Elio informohu pak me mire……. Sepse ne shqiptarve siç e dini edhe vete ju nuk na parapelqejne te paravertetat!!!!! Per te mos ju ulur ju, po them me mire te pavertetat apo ndryshe genjeshtrat!!!! Ketu nuk po flas e as nuk dua t’ju jap mend…. por duhet tu informoni pak me mire se cili eshte gazetari qe ka shkruar kete artikull!!!! Quhet Andrea Galli qe e ka shkruajtur dhe botuar ose me mire ka arritur ta botoje!!!! Sa te verteta jane fjalet e ketij artikulli!!! Lind Pyetja!!!! Probabiliteti eshte 10 perqind!!! E verteta kur shkruan se ka qene nje ish polic…. ka ndjekur krimin….. po se e ka ndjekur ndershmerisht apo ka bere nje loje te dyfishte….. gazetari qe shkruan nuk ia ka as idene vet…… te gjitha te tjerat jane pallavra fjale kafenesh……. si te gjitha gazetat e tjera shqiptare ku shkruajne se ne kete artikull ekziston emri i Saimir Tahirit…. se ku e kane marre kete informacion vetem nje Zoti di!!!!! Qe Gazeta Korriere e ka shkuar e ka gjetur ne Zvicer….. Konkluzioni qe gazetari qe e ka shkruar kete artikull eshte i paguar nga dikush eshte e ngelet vetem nje Hipoteze!!!! Eshte i njejti gazetar qe ka shkruajtur me hamendjen e tij se ka pare ne nje enderr qe nje mision shqiptar po bente plazh ne bregdetin italian…. se me ka shkruajtur nje artikull fantashkenca para disa muajsh…… A mund ti besojme ketij artikulli!!!!!!! Absolutisht JJJJJJJOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!!! Mendimi jone eshte qe çdo krim nuk ka ngjyra politike e ngjyra race e duhet te denohet !!!!!!!!!!! Ne qofte se duam shtet!!!!!

        Reply to this comment
        • info analitike October 26, 09:42

          O Gladiatori,
          Po perse keto qe shkruan ti qenkan te verteta te pamohueshme dhe jo llogje kafeneshe? Ku e nxore kete 10% e te vertetes, e ke te dokumentuar?
          A njeh ti se kush eshte Andrea Galli qe po e gjykon punen e tij? Ke ndonje fakt per te hedhur balte mbi kete gazetar?Hipotezat dhe hamendesimet nuk jane as dokumente e as prova.
          Jo ore zoteri se nuk ka aspak fantashkence kur fluturojne mushkonjat me droge mbi Shqiperi dhe as radaret e ushtrise dhe as ata te Albkontrollit nuk qenkan ne gjendje te kontrollojne zonen ajrore!!! Eshte fakt qe ne Itali ka nje rritje eksponenciale te trafikut te droges nga Shqiperia ashtu sic eshte fakt qe ne te shumten jane policet italiane ata qe po kapin drogen e trafikuar.
          Ne c’vend te botes ke pare ti qe nje minister duke injoruar urdhrin e Gjykates te shese makinen e bllokuar? A e di ti se per kete shkelje penale ai rrezikon burgun? Me e bukura eshte se kete gje Tahiri e ka pohuar me gojen e vete ne media dhe duke u krekosur biles. Ne rast se ti pret te behet shteti nga njerez si Tahiri atehere eshte e kote te diskutohet.

          Reply to this comment
  12. Albann October 25, 13:16

    “Super polici” s ka besim te policia italiane me te cilen bashkepunoi(oops)….as te drejtesia italiane(oops)…
    Po une si lexues si mund te kem besim se shkrimi ne kete gazeten italiane nuk eshte sponsorizuar nga “ata qe te gjejne ne gjithe italine”?

    Reply to this comment
  13. SuloKapedani October 25, 19:09

    KY “SUPERPORDHIC” PASKA QENE I FORTE DHE KA ZBULUAR TAHIRIN SI TRAFIKANT PSE LARGOHET?POR AI LARGOHET SE ESHTE TAMAM SI KUMBARO I SHIKUT TE SALES.KESHTU I LARGON SALESHI TE INKRIMINUARIT E GJIRIT TE TIJ DHE I QUAN HERONJ.IZET HAXHIN NUK E LARGOI POR KERKOI TA ZHDUK PER TE FSHEHUR GJURMET E TIJ KRIMINALE.SUPERPOLICI ESHTE KOKE E KEMBE TRAFIKANT ME DY FYTYRA NE DEM TE SHTETIT.SALESHET VAZHDOJNE TE MBROJNE KRIMINELET E TYRE ME DAMKE DUKE NGRITUR ZERIN PER TE TJERE JO FAJTOR.KY ESHTE VAZHDIMI I KANUNIT SHPELLAR TE VIÇIDOLIT PER ZBATIM NGA NJOMISHTJA LULUSHE BUZQESHJA MISTERI I P.D.-ES.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 26, 09:50

      Pordhat shko dhe beja sateme dhe tyteti qe te kane lindur debil enverist, ndersa per te VERTETEN qe flet gazeta prestigjoze italiane nuk jane shqyptaret dru me pre qe ta vleresojne, pasi a mesove o DUDUM idiot per kamionin me tonelata droge qe ishte fshehur midis drunjve dhe kjo droga me tonaleta alla Koco Kokedhima e Rilindjes socialiste nuk ka si te mos shqetesoje fqinjet tone matane Adriatikut, ashtu sic i shqetesoi para do kohe gjermanet edhe kokaina e Xibrakes qe Sajmir Tahiri dhe Taulant Balla ja kishin lene per ta administruar klanit te familjes Hoxha.

      Reply to this comment
  14. Tami October 25, 19:48

    Ky duket qe ka qene pazarxhi drogash, e ka pare pisk punen dhe e ndiente qe po i vinte fundit aktivitetit te tij kriminal dhe ben kete zhurme. Pse u arratis dhe derdellis , pse nuk vjen te perballet ne drejtesi. Ketu eshte nje gje e ngateruar, se edhe drejtesia eshte lemsh, Zoti na ndjfte nga bastardet e ketij vendi, Zagani e company.

    Reply to this comment
  15. fteri October 26, 07:23

    Zagani eshte nje shpifes ai duhet te arrestohet dhe te sillet ne shqiperi,perballjen duhet ta beje ne gjykatat shqiptare ,akuzat qe ngre nga zvicra jane jo bindese ,vetem kane qellim per te siguruar azile.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 26, 09:44

      MINISTRI TAHIRI ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE

      Gjykatat e sateme more dallkauk enverist? Po ministri Tahiri ka dale lakuriq fare para Botes me aferat e tij te droges qe nga kanabisi i Vlores dhe i fierit deri tek kokaina e Xibrakes qe ja kishte lene klanit te familjes Hoxha per administrim. Per ato gjykata qe e nxorren Like Floririn te pafajshem kur e pane te gjithe bythejashte si Mbretin e Ryshfetit dhe te Korrupsionit? apo per gjykatat qe i falen Fullan Kusarit 7 milione USD te vjedhura nga Buxheti i Shtetit? Po si nuk keni turp o dallkauke enverista ne DITA qe i dilni ne mbrojtje nje ministri mafioz si Sajmir Tahiri qe ben tregetine me drogen ne mes te dites duke perdorur pushtetin qe i dhane votuesit per te ndeshkuar kusaret dhe vrastaret dhe po ben te njejten gje qe bente edhe Sali Berisha me banden e tij. Prandaj Sajmir Tahiri, ky rufjan i vogel vegla kryesore e Edi Rames per te siguruar te ardhura suplementare me ane te kanabisit dhe kokaines se Xibrakes, pra mesoheni o vemje enveriste te qlbura dhe pa moral qytetar se ministri Tahiri nuk eshte ceshtje midis PS enveriste dhe PD komuniste, por:

      MINISTRI TAHIRI ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE.

      Reply to this comment
  16. VETERANI October 26, 11:21

    Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.

    cfare jane keto justifikime…turp

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*