Cosa Nostra e përfshirë në EXPO 2015 në Milano

July 6, 2016 14:32

Cosa Nostra e përfshirë në EXPO 2015 në Milano

Mafia siçiliane “Cosa Nostra” ka operuar me përfitime të paligjshme ekonomike përgjatë Panairit Ndërkombëtar Expo 2015 të Milanos.

Një  hetim i nisur nga Prokuroria e qytetit të Milanos në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme antimafia ka vërtetuar shoqëri që operonin për llogari të mafias siciliane që me anë të një sistemi faturimi fals krijonin fonde të zeza për t’i ricikluar më pas në Siçili.

Për 3 vjet rresht Mafia “Cosa Nostra” me anë të shoqërisë Nolostand e shoqërive të saj më të vogla, ka fituar tendera me një fond prej 20 milionë euro, duke ushtruar aktivitet në 4 pavione të Expo Milano 2015; Pavioni i Francës, Guines, Kuvajt e të një sponsori të rëndëishëm të këtij Panairi,

Ky hetim ka çuar në operacionin e arrestimit të 11 personave mes  të cilëve dhe një avokat i njohur, ish President i Dhomës së Avokatëve Penalë të Sicilisë. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 5 milionë euro, 400 mijë prej të cilave po transportoheshin të fshehura në një kamion të nisur nga Lombardia drejt Sicilisë.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Milanos Francesco Greco, “ky hetim është mjaft i rëndësishëm pasi dëshmon dhe një herë tjetër lidhjen mes organizatave kriminele mafioze e krimit ekonomik.”

Autoritetet e drejtësisë italiane informojnë se synojnë për këtë hetim një proces gjyqësor të shpejtë një rit gjykimi të shkurtuar për të gjithë të arrestuarit.

July 6, 2016 14:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*