“Costa Concordia” përdorej nga mafia italiane për të transportuar kokainë

March 31, 2015 19:43

“Costa Concordia” përdorej nga mafia italiane për të transportuar kokainë

Tre vjet pasi tragjedia e Costa Concordias i mori jetën 32 personave, kompania “Costa Crociere” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe sipas të përditshmes “La Repubblica”, kroçera u nis në udhëtimin e saj të fundit me një ngarkesë kokaine, pronë e mafies kalabreze “Ndrangheta”, organizatë kriminale që e kishte ngarkuar në anije pa dijeninë e kapitenit, apo të drejtuesve të lartë të kompanisë. Kjo është një praktikë e përhapur në ambientin mafioz.

Kokaina nga Amerika e Jugut hynte në portet e Santo Domingos, Perusë, Panamasë dhe Floridës dhe pastaj fshihej në furnizimet ushqimore të ekuipazhit, apo në çanta të mëdha dhe më pas me bashkëpunimin e disa prej anëtarëve të ekuipazhit vendoseshin në kabinat e turistëve.

Zbulimi është bërë falë autoriteteve që luftojnë trafikun e drogës në Firence, të cilat kanë përgjuar një seri bisedash mes Michele Rossit një nga krerët e organizatës kriminale partnerit të tij Massimo Tiralongo.

Trafikantët flisnin me kode. Mafiozët preferonin anijet e Costa Crociere të MSC dhe të Norwegian Cruise Lines që u bien kryq e tërthor deteve derisa arrijnë në Europë dhe Afrikën veriore.

Në bisedat e tyre Rossi dhe Tirangolo i referohen një anijeje, me të cilën ishte nisur një sasi e madhe kokaine: “Të kujtohet çfarë marke ishte princesha?”. Rossi përpiqet t’i sjell në kujtime Tiralongos, i cili nuk mban mend se cila është anija me kodin “Olivia”, duke i thënë “ajo që turpëroi Italinë”, pra me shumë mundësi, Costa Concordia.

Nuk është hera e parë që flitet për kokainë dhe substanca të tjera të paligjshme që hyjnë në anijet turistike. Në portin e Savonas në 2008-ën, u arrestuan disa filipinezë.

Megjithatë në atë rast bëhej fjalë për sasi të vogla droge. “Costa Concordia”, një anije me kapacitet për pothuajse 4000 pasagjerë u fundos pjesërisht më 13 janar të 2012-ës afër ishullit Giglio në Mesdhe. Aksidenti shkaktoi vdekjen e 32 personave, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve dhe ekuipazhit u evakuuan.

Gjithashtu pas kësaj katastrofa u arrestua edhe kapiteni Francesco Schettino dhe u dënua me 16 vjet burg pasi u shpall fajtor për vrasje të paqëllimshme. /DITA

March 31, 2015 19:43
Komento

2 Komente

  1. joy-72 April 1, 00:56

    filipineze : sa kom qesh filipinas thuhet o gazetar me diplome kristali,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Altin April 1, 12:30

      Filipinas quhen ne vende te tjera te Europes, ndryshe duhet te shkruajme dhe kinas, jo kineze, hungare, jo hungareze. ne Shqiperi quhen filipineze, pavaresisht se kohet e fundit ka ndryshuar per disa.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*