Covid-19/ A mund të infektohemi nga paratë?

March 20, 2020 12:49

Covid-19/ A mund të infektohemi nga paratë?

Në një kohë kur globi është kapluar nga frika e koronavirusit, njerëzit, me të drejtë, kërkojnë të dinë nëse kartëmonedhat dhe monedhat janë transmetuese të rrezikshme të armikut vdekjeprurës. E thënë ndryshe, a përbëjnë paratë e thata burim infeksioni?

Paraja nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë/specifik ndaj publikut, sa i takon virusit

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank, Johannes Beermann deklaroi se rreziku i marrjes së koronavirusit përmes parave të thata është jashtëzakonisht minimal. Në një konferencë shtypi në Bundesbank, Beermann vuri në dukje se “probabiliteti për t’u sëmurë nga paratë është më i vogël sesa nga shumë objekte të tjera të përdorura në jetën e përditshme”.

Ai tha se veçanërisht kartëmonedhat në euro janë krijuar të tilla që ndotja përmes përdorimit të përditshëm të jetë minimale. Për më tepër, kartëmonedhat 5 dhe 10 €, të cilat janë më të përdorurat dhe qarkullojnë dorë më dorë, gjithashtu kanë një shtresë mbrojtëse kundër ndotjes.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit përpunon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq kartëmonedhat e ndotura dhe i zëvendëson ato”, shpjegoi Z. Beermann.

Nuk ka rrezik që të transmetohet virusi përmes kartëmonedhave

René Gottschalk, infektiolog dhe drejtues i Zyrës së Shëndetit në Frankfurt am Main, nuk konsideron se ka ndonjë rrezik të transmetimit të koronavirusit përmes kartëmonedhave.

“Në parim, është plotësisht e parëndësishme se sa kohë patogjenët mund të mbijetojnë në sipërfaqe. Ajo që është vendimtare është nëse përbën një kanal infeksioni”, shpjegoi Gottschalk në konferencën për shtyp. Ai nuk pa asnjë kanal të tillë infeksioni si ekzistues te kartëmonedhat.

“Koronavirusi është përhapur kryesisht nga kollitja, teshtitja ose gjithashtu duke folur”, shtoi Gottschalk, “Nëse virusi përhapet përmes kartëmonedhave ose sipërfaqeve të tavolinës, numri i rasteve do të ishte më i lartë, vuri në dukje ai”.

Po kështu, Shoqata Ndërkombëtare e Valutave ICA u shpreh se nuk ka dëshmi se kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër dhe mendimi mbizotërues midis ekspertëve mjekësorë është se virusi nuk po transmetohet nga kartëmonedhat.

“Të gjitha sipërfaqet mund të mbajnë virusin COVID-19 ose ndonjë baktere dhe virus tjetër. Kjo natyrisht përfshin kartëmonedha. Dhe kartat. Dhe telefonat, tavolinat, tastierat, butonat e ashensorit. Lista është e pafund”, shprehet në një njoftim shoqata.

O.J/DITA

March 20, 2020 12:49
Komento

5 Komente

  1. ? March 20, 14:34

    Po parate e njoma?

    Reply to this comment
  2. Adih March 20, 17:40

    14 miliard kartmonedha ,digjen ,pra zevendesohen me te raja ,thuhet ne kete shkrim
    Por ju o Gjermane te gjore merni FULLANIN atje ne gjermani , se ai i di shume mire si ti djegi ,bie i djeg fare pa tym, bile nuk ju ndot as ajrin .

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi March 20, 20:21

    Ka nje semundje me te rende se sa covid 19 qe shkakton paraja, ajo quhet harpagonizem!

    Reply to this comment
  4. Paguhet edhe me BankomatKarte March 21, 19:02

    keshtu s’bie ne kontakt me paret 😉

    Reply to this comment
  5. bledi March 23, 02:42

    Po ky specialisti pse s ka folur dhe per monedhat metalike?
    Ato jane me Te pistat dhe kalojne me shume duar.
    Ka aq shume microbe dhe viruse apo bakterie tek monedhat metalike saqe coronavirusi zor qe mbijeton
    ne token e xanum .ahhaahahah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank