Covid-19, Ambasada amerikane: Po organizojmë biseda për shëndetin mendor

May 23, 2020 11:07

Covid-19, Ambasada amerikane: Po organizojmë biseda për shëndetin mendor

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi shprehet se maji është muaji i ndërgjegjësimit të shëndetit mendor, ndërsa shton se ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe në këto momente të COVID-it.

Maji është muaji i Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor dhe në kohën e COVID-19, ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe.

Për këtë arsye, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, gjatë serisë së tyre “Youth Talk” me Ela Tollkuçi, psikologe dhe profesoreshë në universitetin Mesdhetar Shqiptar, biseduan mbi shëndetin mendor gjatë pandemisë, sidomos tek të rinjtë.

Ata diskutuan mbi mënyrat se si mund t’i jepet fund stigmës që lidhet me shëndetin mendor dhe mbi praktika më të mira që ne të gjithë duhet të ndjekim për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë” mbyllet postimi.

 

l.h/ dita

May 23, 2020 11:07
Komento

1 Koment

  1. Lili May 23, 14:55

    Me vend se na çmenden keta edhe u çmenden vete nga droga nga pushteti nga parja e tepert!!
    Vertete per psikiatri disa jane ba atje nalte( suivez mon regard thone francezet! )

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim