“Covid-19 është ulur këmbëkryq në mesin tonë”, Kalo: Ja çelësat për zgjidhjen e kësaj sfide!

June 29, 2020 08:42

“Covid-19 është ulur këmbëkryq në mesin tonë”, Kalo: Ja çelësat për zgjidhjen e kësaj sfide!

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur ditën sot me një tjetër mesazh të fortë për solidaritet dhe bashkëpunim në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi, që sipas tij është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ai bashkë me apelin për ndërgjegjësim kërkon edhe bashkëpunimin e të gjithëve.

“MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve…”, shkruan ai.

Mesazhi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUKU sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!!

 

j.l./ dita

June 29, 2020 08:42
Komento

6 Komente

  1. optimisti June 29, 09:07

    Nuk ngjit me frika nga Covid19 or Kalo Joooo! Se ka nje Covid mbi Covidet qe ka infektuar gjithe jeten e shqiptareve dhe eshte ekonomia ne krize! Dhe infektimi prej saj nuk ka nevoje per numerim se e kemi te gjithe infeksionin.

    Reply to this comment
  2. Zzz.. June 29, 09:45

    NUK po them se nuk ekziston COVID 19 po dua te them se jane ca kalo e ca pipero qe ta shpifin me servilizmin e tyre ndaj qeverise IKE O KALO GEZO PENSIONIN DHE MOS I NXIR BOJEN VETES NE PLEQERI SI PUNA E ROBERT NDRENIKES

    Reply to this comment
  3. Pordhe me rigon June 29, 10:44

    Na hengsh mune ti me gjithe mantelbardhet. Ujqer mbeteni edhe me 700 statuse facebooku gjoja heronj.

    Reply to this comment
  4. Kevin June 29, 12:22

    Ik o Kalo se je ber si debil social medjash.

    Reply to this comment
  5. mirel June 29, 16:42

    Na u be dhe Kalo si Kovid.

    Reply to this comment
  6. Arben June 30, 08:25

    Në allbaninë uropiane, të gjithë merren me politikë, asnjë nuk merret me punën e vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim