Modeli që ndoqi Kina dhe funksionoi, sot vetëm 36 raste në Wuhan

March 9, 2020 18:00

Modeli që ndoqi Kina dhe funksionoi, sot vetëm 36 raste në Wuhan

A mund të merret Kina si një model për t’iu përgjigjur epidemisë? Në dhjetor, autoritetet e nënvlerësuan, pastaj u censuruan.

Mbetet fakt që, që prej 23 janarit, Kina ka eksperimentuar një karantinë me përmasa të pashembullta. Pekini ka ndaluar ekonominë dhe aktivitetet shoqërore në të gjithë vendin.

Që nga dita e parë e shpalljes së emergjencës, Wuhani dhe Hubei kanë mbyllur aeroportet, metrot, fabrikat, zyrat, shkollat.

Pjesa tjetër e Kinës ka ndaluar udhëtimet e brendshme. Sepse në Kinë nuk ka “thirrje për arsye dhe përgjegjësi”, por “urdhra” që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi pa dalë jashtë dhe të presin për dispozita të mëtejshme dhe mbështetjen e autoriteteve.

Në Kinë, kampionati i futbollit që kushtonte qindra miliona ngriu brenda natës dhe askush nuk ëndërronte të ankohej.

Në Wuhan, popullsia prej një muaji nuk mund të dalë nga shtëpia: blerja e ushqimit bëhet përmes porosive në internet dhe autoritetet kanë organizuar një sistem dërgimi në dyert e banesave, për të kufizuar kontaktet sa më shumë të jetë e mundur. Asnjë radhë dhe asnjë shpenzim i ekzagjeruar në supermarkete.

Ky është modeli, aty ku nisi gjithçka, dhe ndoshta po funksionon.

Sot, për të dytën ditë me radhë, nuk ka raste të reja të brendshme në Kinë, kurse në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë, ka 36 të infektuar. Autoritetet po publikojnë imazhet e spitaleve të përdorura për emergjencën, të cilat po mbyllen: 11 nga 14 spitale nuk janë më të nevojshme. Wuhan dhe më pas Hubei u izoluan totalisht më 23 janar dhe për ditë e javë të tëra kishin qindra të vdekur dhe mijëra të infektuar. Por situata ka ndryshuar.

Do të duhet kohë që shkencëtarët, virologët , epidemiologët, politikologët, ekonomistët të analizojnë mbi origjinën dhe zgjidhjen (shpresojmë) të kësaj krize. Tani thjesht duhet të vendosim nëse masat kineze janë një model për t’u ndjekur.

Sidoqoftë, duhet pasur parasysh që “modeli kinez” nuk ka kaluar ende provën e zjarrit: rifillimin e aktiviteteve, në Pekin dhe mbase edhe në Hubei.

Kur të hapen zyrat, fabrikat dhe shkollat, udhëtarët do të mblidhen përsëri nëpër autobusë dhe metro, çfarë do të ndodh atëherë me  Covid-19? /Corriere.it/ Përshtatur në shqip nga Dita

o.j/dita

March 9, 2020 18:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim