COVID-19 shtyn me 3 muaj të tjerë digjitalizimin! 30 shtatori, afati përfundimtar

June 29, 2020 18:02

COVID-19 shtyn me 3 muaj të tjerë digjitalizimin! 30 shtatori, afati përfundimtar

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të shtyjë edhe më 3 muaj të tjerë digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në njoftimin e AMA-s thuhet se 30 shtatori 2020 është afati përfundimtar. Shkak për këtë shtyrje është bërë situata e krijuar nga pandemia e COVID-19. Sipas AMA-s rritja e rasteve me koronavirus ka krijuar vështirësi në finalizimin e këtij procesi ndaj dhe marrja e masave për parandalimin e përhapjes së virusit vijon të mbetet prioritet.

“Anëtarët e Bordit të AMA-s në mbledhjen e tyre të ditës së sotme gjithashtu morën në shqyrtim edhe informacionet e mbledhura në terren nga të katër qarqet e mësipërme. Nga të dhënat e mbledhura në terren rezulton se disa aspekte kërkojnë ende kohë për finalizimin e procesit të digjitalizimit, përmes të cilit të përfitojnë të gjithë ndjekësit e përmbajtjeve audiovizive. Nga monitorimet e kryera rezulton se nuk ka përfunduar plotësisht infrastruktura e transmetimit. Janë instaluar pikat e transmetimit në bashkitë kryesore të këtyre qarqeve, por ndërkohë mbeten pa sinjal disa bashki të tjera”, thuhet në njoftimin e AMA-s.

Kjo periudhë 3 mujore do të monitorohet në vijimësi nga AMA, për ta përmbyllur deri më 30 shtator 2020 kalimin e transmetimeve nga analogu në digjital në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

l.h/ dita

June 29, 2020 18:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim