Covid-19, Soreca jep detaje mbi ndihmat për Shqipërinë, si e sheh raportin Rama-Meta

April 23, 2020 17:33

Covid-19, Soreca jep detaje mbi ndihmat për Shqipërinë, si e sheh raportin Rama-Meta

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, dha detaje nga ndihmat financiare që Bashkimi Europian pritet t’i japë Shqipërisë për përballimin e Covid-19, por edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ai tha se së shpejti do të mbërrijnë 20 ventilatorë, por do të mbërrijë edhe një listë e gjatë artikujsh të tjerë.

“BE-ja ka qëndruar shumë pranë Shqipërisë. Gjatë dy javëve të fundit, siç mund ta keni parë, unë kam njoftuar, falë vendimit të marrë nga Komisioni Evropian në Bruksel, një paketë prej 230 milionë Eurosh, prej të cilave 50 milion janë grante dhe donacione. 4 milionë prej tyre janë kontraktuar tashmë dhe tani, në bazë të udhëzimeve që marrim nga Ministria e Shëndetësisë, UNOPS po siguron asistencë të menjëhershme. Së shpejti do të mbërrijnë 20 ventilatorë, por do të mbërrijë edhe një listë e gjatë artikujsh të tjerë. 46 milion Euro do të ndihmojnë në gjysmën e dytë të vitit për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht pjesën më të cenueshme, si dhe rimëkëmbjen ekonomike. Dje, siç e thashë, Komisioni Evropian ka propozuar të kemi 180 milionë Euro këtë herë në hua, por me përqindje interesi shumë të favorshme si ajo e dhënë shteteve anëtare të BE-së. Ajo do të jetë e disponueshme në korrik. Pra, siç mund ta shihni, ndërhyrje shumë afatshkurtra dhe afatmesme me paketën që gjithsej arrin në 230 milionë Euro”, tha Soreca për “Report Tv”.

Sakaq, ai komentoi edhe marrëdhënien Rama-Meta gjatë periudhës së pandemisë duke thënë se palët dhanë një shembull të rëndësishëm.

“Nuk ka dyshim se vendimi i qeverisë, menjëherë në fillim të marsit, për të imponuar masa të rrepta izolimi ka qenë efektiv. Po të shohim nëpër Evropë dhe në pjesën tjetër të botës, ato vende ku u zbatuan menjëherë masa izolimi, duke imponuar distancimin shoqëror, kanë pasur rezultatet më të mira. Kështu që, nga ky pikëvështrim, masat e marra nga qeveria që në fillim të krizës po japin rezultat dhe tani kurba po bie, siç mund ta shihni nga rezultatet që publikohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë. Sigurisht që paketa financiare që ka propozuar qeveria është po ashtu e rëndësishme dhe duhet vënë në zbatim shpejt dhe duhet të mbulojë të gjitha fushat e shoqërisë, sipas mendimit tim, veçanërisht pjesët e cenueshme të shoqërisë dhe sektorin e biznesit. Vendimi i marrë javën e kaluar për ndryshimin e Kodit Penal u konsiderua gjithashtu i nevojshëm.

Unë mendoj se ishte e rëndësishme që qeveria dëgjoi shoqërinë civile, dëgjoi aktorë tjerë ndërkombëtarë, dëgjoi veçanërisht Presidentin Meta, lidhur me mbushjen e boshllëqeve në Kodin Penal. Është e rëndësishme që ndërsa masat lehtësohen, për ata që nuk i respektojnë rregullat, rregulla më të rrepta, por proporcionaliteti i sanksionit në versionin e fundit që u miratua dhe u dekretua menjëherë nga Presidenti, të përmbushë testin e proporcionalitetit sipas mendimit tonë. Dhe mendoj se kjo ka lidhje me pjesën e dytë të pyetjes suaj, koordinimi mes institucioneve ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndihmuar me menaxhimin e duhur të krizës. Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më të mirë dhe mendoj se roli i luajtur nga Presidenti Meta ka qenë vendimtar për balancimin e ndërhyrjes së gjithë institucioneve të tjera.

Ajo që ka ndodhur në dy takime të Këshillit Kombëtar të Sigurisë është shumë premtuese, ku gjithë institucionet e ndryshme punuan së bashku për një objektiv të vetëm, atë çka duan shqiptarët, siguria publike e qytetarëve. Por edhe opozita ka qenë shumë konstruktive. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri atë që duhet të bëjë opozita: të stimulojë qeverinë me propozime, veçanërisht në fushën e paketës së asistencës financiare dhe kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë që të kuptojë pozicionet e ndryshme. Mendoj se ishte një rezultat shumë i mirë bashkëpunimi mes institucioneve. Shpresa ime si Ambasador i BE-së është gjithashtu që ky koordinim dhe bashkëpunim pasi kriza të mbarojë, sepse do të mbarojë, dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet, do të përdoret edhe për të rinisur vullnetin e procesit të integrimit në BE. Më 25 mars ne morëm një vendim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, hapjen e negociatave, dhe tani ka punë për të bërë dhe unë mendoj se fryma e koordinimit që u tregua gjatë krizës, shpresoj dhe kam besim se do të përdoret edhe për zbatimin e konkluzioneve të 25 marsit”, tha ambasadori Soreca.

 

l.h/ dita

alsancak escort bayanlar

April 23, 2020 17:33
Komento

2 Komente

  1. Aliu nga Selenic April 23, 18:49

    Nuk kishte se c`fare te bente me teper Presidenti Meta se nuk kishte asnje mundesi qe te behen protesta. Po te beheshin Protesta te jesh i siguret z. Abasadore qe do te dilte ne proteste kunde Qeverise.
    Ne keto kushte nuk pati asnje mundesi kundershtimi. Jo se deshi pore ja imponuan kushtet e Rrethimit Covid.!

    Reply to this comment
  2. FORSTER April 24, 12:33

    Zoti ambassador Soreca shikohe me nji sy tieter Ilir-GJarperin die miratoi ligjin ,sot kerkon dorheqien e Dvoranit ,se I ka mbaruar mandati ki kujdes se Ilir-Meta ,nuk ben -dill-kollaj me njeri po te mos kete interes personal ,se ati K/M te SHqiperise i kane zene perde syte dhe nuk shikon se Ilir-GJarperi do qe te shkaterroje ,REFORMEN-NE-DREJTESI.Ky eshte misioni i “Doktorit+Peshengritsin”,ki kujdes se Ilir-Gjarperi edhe ty te beri me dashnore apo i harrove.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim