Zgjidhja? Testimi masiv. Islanda, shembull për vendet me pak banorë

March 25, 2020 13:48

Zgjidhja? Testimi masiv. Islanda, shembull për vendet me pak banorë

Ndërkohë që gjithë bota po lufton ndaj përhapjes së koronavirusit Covid 19, Islanda po i bën gjërat pak më ndryshe dhe qasja mund të ketë një impakt më të madh në mënyrën se si e kuptojmë ne virusin.

Ishulli i vogël me 364 mijë banorë po kryen testime masive, testimi përfshin edhe ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Sipas qeverisë së Islandës, deri më tani ka numrin më të madh të qytetarëve të testuar sesa kudo tjetër në botë.

“Testimi i gjerë ka për qëllim të mbledhë njohuri mbi përhapjen aktuale të virusit në komunitet, pasi  shumica e vendeve testojnë vetëm individët simptomatikë”.

Nga 3,787 individë të testuar në vend, deri tani janë identifikuar pozitiv 218 raste. “Të paktën gjysma e të infektuarve e kanë marrë virusin gjatë udhëtimeve jashtë vendit, kryesisht në zona me rrezik të lartë”, njoftoi qeveria të hënën.

Këto shifra përfshijnë rezultatet e para të testeve vullnetare të personave pa simptoma. Grupi i parë i 1.800 testeve prodhoi 19 raste pozitive.

“Rezultatet e testimeve tregojnë se një pjesë e vogël e popullsisë është prekur nga virusi dhe se rreth gjysma e atyre që testuan pozitivë janë jo simptomatikë”, tha Thorolfur Guðnason, shefi i epidemiologjisë në Islandë. “Gjysma tjetër shfaq simptoma të lehta”.

“Këto të dhëna, në të ardhmen, gjithashtu mund të bëhen një burim i vlefshëm për studime shkencore të virusit”, shtoi ai.

Edhe pse testimi masiv nuk ka gjasa të jetë i realizueshëm në vende më të mëdha, ai ka qenë thelbësor në disa nga zonat më të goditura nga koronavirusi deri më tani. Testimi ka siguruar prova që zbulojnë se një pjesë e konsiderueshme e atyre që preken nga sëmundja nuk kanë simptoma, ose kanë simptoma shumë të lehta dhe sicc konfirmojnë hulumtimet, individët asimptomatikë kontribuojnë në transmetimin e sëmundjes tek një numër shumë i madh njerëzish.

Në qytetin e vogël verior italian të Vo, një prej komuniteteve ku u shfaq për herë të parë shpërthimi i epidemisë, u testua e gjithë popullsia prej 3.300 banorësh. 3% e banorëve rezultuan pozitivë, dhe nga këta, shumica nuk kishin simptoma, thanë studiuesit.

Popullsia u testua përsëri pas një karantinimi dy-javor. Studiuesit zbuluan se transmetimi u zvogëlua me 90% dhe të gjithë ata që ishin akoma pozitivë ishin pa simptoma dhe do të qëndronin akoma në karantinë.

Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Veneto u tha mediave italiane këtë javë: “Ne i testuam të gjithë, edhe pse ‘ekspertët’ na thanë se ishte gabim: 3.000 teste. Gjetëm 66 pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj 6 prej tyre ishin akoma pozitivë”.

Zaia dëshiron që të zgjerojë testimin masiv, i cili filloi si një masë emergjente në Vo, në të gjithë rajonin. Guvernatori i Venetos i tha gazetës Corriere della Sera se rajoni ka aftësinë të kryejë 20-25 mijë tamponë në ditë.

Një studim i botuar të hënën në revistën Science zbuloi se, për çdo rast të konfirmuar të virusit ka të ngjarë që të jenë 5 deri në 10 persona të tjerë të infektuar në komunitet.

Një raport tjetër i botuar këtë javë thekson se “Analizat e të dhënave nga Kina sugjerojnë që 40-50% e infeksioneve nuk ishin identifikuar si raste”.

Kapaciteti i kufizuar i testimit në dispozicion të qeverive është përqendruar kryesisht në testimin e individëve me simptoma dhe gjurmimin e kontakteve të tyre, por që masa për të ngadalësuar virusin dhe mos mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore është testimi i gjithë popullsisë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka nxitur vendet që të testojnë më shumë raste të dyshuara. “Nuk mund ta luftoni zjarrin me sy mbyllur dhe ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar”, tha drejtori i përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus këtë javë. “Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: Teste, teste, teste. Testoni çdo rast të dyshuar”.

Dhe qeveritë që luftojnë kundër koronavirusit thonë se testimi i gjerë ka çuar në rezultate thelbësore dhe ka shpëtuar jetë.

Koreja e Jugut, një nga vendet e goditura më keq pas Kinës, vuri shpejt në zbatim regjimin më agresiv të testimit në botë. Vendi tani ka aftësinë të testojë gati 20 mijë njerëz në ditë. Diagnostikimi zgjat 5 deri në 6 orë dhe pacientët zakonisht marrin rezultate brenda një dite.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, tha për BBC se testimi ishte i rëndësishëm. “Testimi është thelbësor sepse kjo çon në zbulimin e hershëm, ai minimizon përhapjen e mëtejshme dhe trajton shpejt ata që e kanë virusin”, tha ajo. “Ky është çelësi që qëndron pas shkallës së ulët të vdekjeve”. Burimi: Buzfeed.com. Përshtati në shqip: Dita

o.j/dita

March 25, 2020 13:48
Komento

12 Komente

  1. Gzim Kulufi March 25, 13:55

    Ha dhe pak mish, moj nuse, i tha vjerra nuses. Po dhe thelat te mira jane moj mama, ia ktheu nusja vjerres! Keshtu eshte dhe puna e mesiperme. Islanda i ka kushtet per testim masiv, po si Koreja e Jugut. Ndersa Shqiperia e varfer nuk i ka! Ku ti gjejne gjithe ato testime!? Mos shihni endrra me sy hapur!

    Reply to this comment
    • ..,.. March 25, 15:28

      O gzim kulufi se paske dhe mbiemer te pershtatshem ti beje me ato 20000000 €per
      1 km rruge

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi March 25, 17:30

        Ato 200 eurot, apo sa jane shkruar aty, (se me shume se 200 euro nuk me kane rene ne dore qe ti njoh), shko e kerkoja atyre qe i kane! Apo ke te besh gjithe diten me qeveritare dhe kujton se jane te gjithe komentuesit punonjes shteterore?!?

        Reply to this comment
  2. mirel March 25, 16:00

    Qeveria jone ne vend te bej testimin e popullsise ben ushtarin me arme ne rruge.
    Plerat qe vodhen gjithe buxhetin e shtetit, dhe qe sollen trafetet me korona, tani na e lene fajin ne qe veme ne rradhe per buke.
    Bejne me dije, me fasho, te dakorduar, sic e thone dhe reporteret e Dites

    Reply to this comment
  3. Filoeuropiani March 25, 16:14

    Islanda eshte sa 1/3 e Tiranës dhe nje islandez takon 3 njerëz në javë keshtu që ndjekja eshte me e lehtë.
    Une vetem tek dera e pallatit në mengjes takoj nja 5-6.
    Pa folur për paret dhe nivelin e lartë të inteligjencës së popullatës.
    Te krahasohemi me Maqedoni dhe Mal i Zi se me Islanden eshte si ta krahasosh Zulut me Marsianët.

    Reply to this comment
    • mirel March 25, 17:53

      Ta fillonte me 1/3 en e Tiranes, dhe te vazhdoje me rrethet qe jane sa 1/3 e Tiranes, apo sa nje e dhjeta.
      Kerme hajdute, Po i ben Amerika testet masive ne cdo bashki. Hane hapur tenda masive ose stadiume ku vene njerezit ne radhe per te bere testin..Pa pagese

      Reply to this comment
      • . March 25, 18:20

        jo jo vetem tek tuk ndonje shtet ka ndonje sit te hapur per teste.
        Nuk ta bejne testin sic e kerkon, duhet te paguash
        Amerika eshte bloze per pune te virusit

        Reply to this comment
        • mirel March 26, 04:16

          I ka hapur dhe Amerika, ka radhe te gjata po i ka hapur, Jane me vonese, por kane filluar te leviznin

          Reply to this comment
  4. Ballshi March 25, 18:59

    Si dikur kur vinin infermieret neper shkollat 8vjecarew dhe lyenin kokat e gjithe nxenesve me vajgur kunder morrave.Dhe ishte me detyrim.

    Reply to this comment
  5. leo March 25, 21:22

    mirel
    1/3 e popullit te Tiranes vertet por edhe fuqine punuese e prodhuese 1/3 e Tiranes e kane,E merr vesht matematiken apo veclepirje e prapanices te qeverise

    Reply to this comment
    • mirel March 26, 04:20

      leo mor derr, care je tuj thane?
      Tere Tiranen do e testonte vetem me 1/3en e koncesioneve. Mjaftojne vetem 300 milionet e dhiarit te Rexhepajt per sterilizimin qe e bente vete spitali, pa leke.
      300 milion per teste dhe maska, ose per gjendje emergjente do e kishin levizur ndryshe balancen e infeksioneve.
      Apo si plere ramiste nuk te interesojne shifrat, por vetem 1 e treta.

      Reply to this comment
  6. Babale March 26, 11:05

    Di halla te bej petulla, po nuk ka miell.Te gjithe profesora e doktora, Njeri i referohet Kines tjetri zvicres njeri SHBA-s, njeri dreqit dhe te birit, e ku di une. Vetem Shqiperise nuk i referohen!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim