“COVID doli nga laboratori i Wuhan”, shkencëtari gjerman: Nuk është gjetur asnjë strehim natyror

February 22, 2021 19:41

“COVID doli nga laboratori i Wuhan”, shkencëtari gjerman: Nuk është gjetur asnjë strehim natyror

Një shkencëtar gjerman thotë se ai është ‘99.9 përqind i sigurt’ se koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan të Kinës, për t’u përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën.

Dr. Roland Wiesendanger, nga Universiteti i Hamburgut, ka botuar një shkrim 100-faqësh, ku paraqet ato që ai pretendon se janë prova që tregojnë për rrjedhjen e infeksionit nga Instituti i Virologjisë në qytetin ku filloi pandemia.

Shkrimi i tij u botua vetëm 10 ditë pasi ekipi i OBSH-së duke hetuar origjinën e Covid në Wuhan u sugjeroi shkencëtarëve të hidhnin poshtë teoritë e rrjedhjea nga laboratori, duke thënë se mundësia është “jashtëzakonisht e vogël”.

Por profesori thotë se nuk është gjetur asnjë strehë kafshësh, asnjë burim natyror i afërt i virusit. Versioni më i ngjashëm me Covid që gjendet në natyrë është një koronavirus i gjetur në lakuriqët e natës që jetojnë në një minierë 1,200 milje larg Wuhan, që do të thotë se nuk ka gjasa që ata ta kenë mbartur atë virus në qytet.

“Unë jam 99.9 përqind i sigurt që koronavirusi erdhi nga laboratori”, i tha Dr.Wiesendanger gazetës gjermane ZDF.

Studimi (Kliko)

j.l./ dita

February 22, 2021 19:41
Komento

9 Komente

  1. Gzim Kulufi February 22, 20:14

    Edhe une dyshoj se virusi ka rrjedhur nga laboratori, biles dyshoj se ka rrjedhur qellimisht, biles-biles dyshoj se viruset vazhdojne te rrjedhin e do te rrjedhin edhe ne te ardhmen! Vetem se jo nga Wuhani, sepse Kina dhe presidenti turi-mi i Kines nuk kane asnje interes te perhapet virusi, qe pakson popullsine e botes dhe me ‘te edhe eksportet kineze, qe sjellin gjith ate valute ne Kine, por ky virus ka dale nga laboratoret dhe mikrobiologet perendimore per te demtuar Kinen, qe ka dale tashme e para ne bote ne te gjitha drejtimet. Kete gje perendimi nuk e kaperdin dot, ndaj perpiqet dhe do te perpiqet ne dekadat e ardhme me te gjitha mjetet ta demtoje Kinen! Kaq gje e shikon cdo njeri! Vec ne qofte i verber nuk arrin akoma ta dalloje kete skenar!

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela February 22, 20:49

      AFERIM!
      THE FJALË ME VËND!
      Ka kohë që përgatitet lufta biologjike. Prandaj janë laboratorët përkatës.
      Llogjika t’a thotë se vëndi i goditur nga arma biologjike, nuk është prodhuesi.
      Tragjikomedia është se Kina e ktheu pingpongun biollogjik, në origjinë.
      Tani po cfilitet gjithë njerëzimi.
      VAJMEDET KU KEMI ARRITUR!

      Reply to this comment
  2. demo February 22, 21:08

    dmth..ti kuluf thua se Perendimi ja hodhi virusin Kines,qe me pas Kina t`ja kthente virusin Perendimit,,qe REALISHT,eshte Perendimi qe po e vuan.
    dmth.Kina qe ka permbytur gjithe boten me mallra skarco me cmim te lire,qe po nderton ishuj artificiale ne Paqesor dhe kercenon Ameriken,qe perdor Korene si kopil Atomik per te shantazhuar SHBA,qe po pushton Taivanin,qe kercenon Japonine,qe ka sistem Shteteror per VJEDHJEN E TEKNOLOGJISE,qe ka jo vetem Laboratorin e Wuhanit per LUFTE BIOLOGJIKE.
    Kjo Kina qenka Viktime.
    Degjo ketu!
    Vetem nje Djall me te djallezuar se Kina,ka pasur bota.
    Vetem ky e terhoqi Kinen per hundesh nja 10 vjet.
    Ky ka qene Enver Hoxha

    Reply to this comment
  3. ?!! February 23, 07:50

    Njerëz, kovid 19 është një mikrobiorobot ushtark krijuar nga shkencëtarët e laboratoreve sekrete të Ushtrisë çlirimtare të Kinës në Vuhan apo gjetkë dhe me kombinacione konspirative është shpërndar në të gjithë botën për të dobsuar politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht botën jashtë teritorit të Republikës Popullore të Kinës. Fakti që janë arrestuar gazetarë që kanë tentuar të hyjnë në Kinë për të bër investigime për këtë problem tregon që përhapja e virusit ka gjëra që duhet të mbahen të fshehta nga kinezët. Edhe vonesa që u bë për delegacionin e OBSH nga qeveria kineze dëshmon të njëjtën gjë, thjesht krijimin e terrenit në Wuhan për të devijuar investigimin e delegacionit nga e vërteta.
    Sulmi me armën baktereollogjike të mikrobiorobotit ushtarak kinez është paralajmërim që Hitlerët e rinjë që harxhojnë miljarda e miljarda për armë nga më të sofistikuara për vrasje masive po i pregatisin njerzimit luftën e tretë botërore mbas së cilës luftrat e njerzëve në fushën e betejës, mbas miljona vjetësh, do të bëhen me shkopinjë, sikurse ka thën Ajnshtajn. Shikoni paradat madhështore ushtarake të tipit hitlerian të shoqëruara me deklarata tamam si të Hitlerit për politikën paqsore të Rajhut të tretë ndaj fqinjëve, Europës dhe botës para luftës së dytë botërore ku dallohen paradat model të Ushtrisë kineze në sheshin Tjenanmen. Njerzimi duhet të ruhet nga neohitlerët që po bijnë si këpurdhat në botë për rilindjen e perandorive të Rusisë së carve, perandorisë së rrugës së mëndafshit të xhingis khanëve, perandorisë së sulltanëve dhe për rilindjen e mini Sërbive të mëdhaja nën ombrellën e megaperandorive me minihitlerëvuçiçët e tyre.

    Arma efikase e që çarmatos dhe shkatrron mikrobiorobotin ushtarak kinez është vetëm vetëizolimi pamvarsisht pasojave që mund të ketë. Atje ku grumbullohen 150 dasmorë si para dy javëve në ceremoninë martesore të dikujt në fshatin tim, atje ku gjithë ditën burrat e fisëm të muhabeteve për problemet madhore politke pran gotës së rakisë të bareve që pseudombyllen në orën e pseudondalimit policor, atje do të sulmoj sikurse po sulmon pa mëshir mikrobioroboti kinez duke shëndrruar edhe të rinjë në moshë në viktima.
    Jo nuk luftohet ky armik nga dërdëllitjet e pafundme të gramafonit të prishur kryeministror që s’po miret vesh ku i ka kordinatat se ku nuk çfaqet ky gramafon që ka vetëm një pllakë që riprodhon vetëm avazin e neveritshëm “dua mandatin e tretë se unë jamë më i miri nga kusarpolitqenërit e llumit të qelbur politik shqipëtar”. Mjer ne po fitoj ky i marrosur mandatin e tretë!

    Reply to this comment
    • Beni ecen vete February 23, 08:35

      Hapja e dyerve ne tregun boteror te kines esht gabimi me I madh I amerikes. Gabim te cilin do ta paguaj shtrejte. Nuk e shikoj te llogjikshme qe te investosh ne rritjen e mirqenies se kinezeve me mendimin qe ky do te jete klienti yt I ardhshem.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 23, 09:32

        Beni ecen vete
        ndoshta është gabim dhe hapje e kufijv eme shqiptarët!ndoshta është gabim dhe dhënja e ndihmave për shqiptarët!nuk është e llogjikshme që të japësh paret e tua,amerikanët,për një popull që asqë e di se egziston!!
        a do të të pëlqente dhe ty një arsyetim i tillë o topall me mangësi në tru??
        a kujton ti se je më njeri se kinezi a zezaku i afrikës,se filipinasi apo indigjeni i pazbuluar i amoazonës??
        njerëz të ndyrë që nuk keni mësuar nga vuajtjet tuaja!njerëz pa mëndje!njerëz që 99% të trurit nuk e fusni në punë!të paktën hiqeni që të bini në peshë!!

        Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 February 23, 10:55

    ““Unë jam 99.9 përqind i sigurt që koronavirusi erdhi nga laboratori”, i tha Dr.Wiesendanger gazetës gjermane ZDF.”
    a jeni të sigurtë se ZDF është gazetë??
    “Das ZDF (stilisierte Eigenschreibweise: (2)DF) ist das Hauptprogramm der Rundfunkanstalt Zweites Deutsches Fernsehen und das zweite öffentlich-rechtliche nationale Fernsehprogramm Deutschlands. Das ZDF wird seit 1963 ausgestrahlt. ”
    dhe jo stacioni i dytë shtetror televiziv gjerman??

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 February 23, 10:56

    ““Das ZDF (stilisierte Eigenschreibweise: (2)DF) ist das Hauptprogramm der Rundfunkanstalt Zweites Deutsches Fernsehen und das zweite öffentlich-rechtliche nationale Fernsehprogramm Deutschlands. Das ZDF wird seit 1963 ausgestrahlt. ”

    “ZDF (drejtshkrimi i stilizuar: (2) DF) është programi kryesor i korporatës transmetuese Televizioni i Dytë Gjerman dhe programi i dytë televiziv kombëtar nën ligjin publik në Gjermani. ZDF transmetohet që nga viti 1963. “

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 February 23, 16:33

    akoma nuk u mësuam me këto sensacionet??
    u bë një vit që po dëgjojmë pordhë syfyri nga turrli idioti!
    nga i pari i botës donald trapi e deri tek i fundit të budallallëkut në shqipëri alfred cako,dhe asnjëherë nuk mësuam se nuk janë të vërteta ato që përmbushin dëshirat tona!se nuk duhet të kërkojmë konfirmim të dëshirave tona por duhet të ballafaqojmë të gjithë faktet!edhe ato që janë kundër dëshirave tona!
    mënyra shkencore është ajo që deri më sot është më e drejta,dhe që të quhet “shkencore” nuk mjafton një njeri!nuk mjafton një shkenctar,por duhet të jenë shumë të tillë që të vërtetojnë,pranojnë të njëjtën gjë!!
    boll moj gazetë sensacionesh që humbni besimin tuaj!tërë kohën kopy paste të çdo idiotësie që prodhon masmedia!!vërtetoni,shikoni burime të tjera,shikoni a ka përgënjeshtrime të këtyre sensacioneve!!
    humbni besimin tuaj asgjë tjetër!!
    është e ditur që shqiptari në tërësi nuk ka nevojë për të vërtetën,ai ka nevojë për muhabet dhe nuk i plas fare nëse muhabeti është kot së koti!!
    shqipua do të VRASË KOHËN!!
    kjo është fitorja juaj!
    ju i jepni material për të VRARË KOHËN!!
    PËR TË SHTYRË JETËN E TIJ BOOOOOOOOOOOOSHE!!

    kur nuk ju intereson nuk i botoni??
    as tek
    “Jo vetëm riinfektim, në Shqipëri po shfaqet edhe “Covidi i zgjatur””!
    boll mor taravela,shkruani si duhet dhe nuk ka vënd për kritikë!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim