Covid drejt zhdukjes? Sot konfirmohet vetëm 1 rast pozitiv

May 19, 2020 11:19

Covid drejt zhdukjes? Sot konfirmohet vetëm 1 rast pozitiv

Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit është konfirmuar në vend.

Dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.
Të shëruar janë 15 qytetarë.
Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.
Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.
Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1

o.j/dita

May 19, 2020 11:19
Komento

3 Komente

  1. Pipëtima May 19, 11:39

    Bëjuani tamponin atyre që ishin në protstë, sa më shumë prej tyre.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 19, 12:35

    nuk mund të flitet për “zhdukje”por për fjetje!!
    nuk mjafton që të mos ketë më persona të identifikuar si të infektuar për të thënë “u zhduk”!!
    pas një a më shumë vitesh mund të thuhet u zhduk!dhe kjo me rezervë!!
    kjo që thoni ju është njëlloj sikur pas një seri pordhësh të dikujt të thuhet ai nuk pjerdh më!!

    Reply to this comment
  3. xxx May 19, 14:20

    Cilin ke qejf te mashtrosh moj zonje?
    Apo cilave flake po kerkon tu hedhesh uje?

    po beni propaganden e atij rrugacit qe ulet ne krye fare dhe qe ja ka qejfi te hyj ne histori ose ti dale emri si i zote.

    shikoni ata qe s’kane shenja moj zonje, quhen asimptomatike. Ata nuk ju ankohen ju por do jua ngjisin pleqve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim