COVID në Itali, gjatë 24 orëve të fundit shënohet numri më i lartë i viktimave që nga janari

April 7, 2021 18:53

COVID në Itali, gjatë 24 orëve të fundit shënohet numri më i lartë i viktimave që nga janari

Pas disa ditëve ku mbizotëronte optimizmi, bilanci italian sheh sërish rritje në numër infektimesh por veçanërisht ato të viktimave, më të lartin nga muaji janar, i ndikuar edhe nga vdekje të ndodhura në ditët e kaluara në rajone veriore, që nuk janë raportuar për shkak të Pashkëve.

Autoritetet kanë raportuar 13.708 raste pozitive, pothuajse një dyfishim nga dita e djeshme kur ishin 7767.

Viktimat u rritën ndjeshëm duke shkuar në 627, nga 421 të 24 orëve më parë.

Numri i madh i testimeve, me shumë se 340 mijë, ka bërë që të ulet gjithsesi niveli i pozitivitetit në 4% .

Lombardia me 2569 rikthehet si rajoni më i goditur italian, edhe pse mendohet se kapacitetet spitalore të mjaftueshme do t’i mundësojnë të ulë masat shtrënguese dhe të rikthehet në “zonë portokalli”.

j.l./ dita

April 7, 2021 18:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim