Cowell-Silversman thyejnë tabunë, deklarojnë publikisht dashurinë

August 26, 2013 21:21

Cowell-Silversman thyejnë tabunë, deklarojnë publikisht dashurinë

Anëtari i famshëm i jurisë së X-Factor Simon Cowell vetëm perpara pak kohesh ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të parë me te dashurën e tij Lauren Silversman. Çifti kishin qene ne nje romance per një kohë të konsiderueshme edhe pse Lauren ishte e martuar me Andrew Silverman, me të cilin ka dhe një djalë 7-vjeçar i cili quhet Adam.

Sipas fjalëve të përhapura, pas të cilave Simon është gjykuar ashpër nga mbarë audienca, Andrew ishte miku i 53-vjeçarit me të cilin mendohet se i ka shkëputur kontaktet, pasi ai zbuloi të vërtetën. Fillimisht duket se çifti kishte menduar që gjithçka rreth kësaj lidhjeje të mbetej një sekret, por pas fotove të publikuara nga TMZ nisën dhe procedurat e divorcit të kërkuara në mënyrë të menjëhershme nga Adrew. Por duke u përpjekur të lënë pas të shkuarën Lauren dhe Simon janë duke hedhur hapat drejt një etape të re në jetën e tyre.

Pas skandalit të ndodhur, çifti nuk janë fotografuar më së bashku edhe pse Lauren është shtatzanë dhe kishte nevojë për vëmendje, por duket se tashmë ata janë të gatshëm të thyejnë çdo tabu. Ata të cilët e kanë deklaruar publikisht dashurinë e tyre, janë parë dhe fotografuar në një plazh publik, ku vetëm në pak minuta arritën të bëheshin qendra e vëmendjes.

Ata ishin të kapur përdore dhe pjesën më të madhe të kohës u vunë re duke biseduar dhe buke qeshur me batutat e njëri-tjetrit. Ajo e cila tërhoqi vëmendjen maksimale , kryesisht të femrave ishte unaza prej diamanti 5 karat që Simon ja dhuroi të dashurës së tij, me vlerë 16 mijë dollarë.

August 26, 2013 21:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*