Çfarë pamje mund të ketë njeriu pas një milion vitesh

August 8, 2018 15:31

Çfarë pamje mund të ketë njeriu pas një milion vitesh

 

A do të jenë pasardhësit tanë sajborgë (njerëz gjysmë robot) me makineri të teknologjisë së fundit të vendosura në trup, me gjymtyrë që rriten sërish dhe kamera në vend të syve si ndonjë personazh i dalë nga filmat fantastiko shkencorë?

A do të ndryshojnë njerëzit në qenie hibride gjysmë biologjik dhe gjysmë artificial?

Apo do të bëhemi më të gjatë ose më të shkurtër, më të hollë ose më të trashë, ose madje edhe me karakteristika të reja të fytyrës dhe të ngjyrës së trupit?

Sigurisht, ne nuk e dimë këtë, por për të analizuar këtë pyetje, le të shkojmë prapa në kohë, rreth një milion vite më parë, që të shohim se si dukeshin njerëzit atëherë.

Si fillim, Homo sapiensi nuk ekzistonte.

Një milionë vite më parë, me shumë mundësi kishte disa lloje njerëzish, përfshirë edhe Homo heidelbergensis, i cili kishte ngjashmëri me Homo erektus dhe njerëzit modern, por një anatomi më primitive se sa neandertali.

Por në historinë më të hershme, gjatë 10 000 viteve të fundit, ka pasur ndryshime të konsiderueshme me të cilat njerëzit duhej të përshtateshin. Të jetuarit me bujqësi dhe ushqimi me bollëk ka sjell probleme shëndetësore që jemi detyruar të përdorim shkencën për t’i zgjidhur, si për shembull trajtimi i diabetit me insulinë. Në aspektin e pamjes, njerëzit janë bërë më të shëndoshë dhe në disa zona më të gjatë.

“Ndoshta, do të evoluojmë duke u bërë më të vegjël që trupi jonë të ketë nevojë për më pak energji”, sugjeron, Thomas Mailund, profesor i asociuar në bioinformatikë në universitetin “Aarhus”, në Danimarkë.

“Kjo do të ishte e dobishme në një planet shumë të populluar”, thekson ai.

Në një planet të mbushur plot me njerëz, mbajtja mend e emrave të njerëzve do të ishte një element shumë i rëndësishëm. Në këtë aspekt hyn në lojë teknologjia.

“Një pajisje në tru do të na mundësonte që të kujtonim emrat e njerëzve. Kjo duket si fantazi. Por në fakt jemi në gjendje që ta bëjmë këtë. Aktualisht mund të vendosim një pajisje në tru, por ende nuk dimë si ta lidhim atë që të jetë e dobishme. Jemi duke iu afruar, por për momentin është vetëm eksperimentale”, thotë Thomas.

Të gjithë kemi dëgjuar për foshnje të parapërcaktuara. Shkencëtarët e kanë që tani teknologjinë për të ndryshuar gjenet e një embrioni, pavarësisht kritikave të shumta dhe për momentin askush nuk është i sigurt për atë që do të ndodhë më pas. Por në të ardhmen, Mailund sugjeron se mund të konsiderohet si jo etike që disa gjene të mos i ndryshojnë. Me këtë, mund të kemi në dorë pamjen e një foshnje, pra ndoshta njerëzit do të duken ashtu siç dëshirojnë prindërit e tyre.

Me përparimet në fushën e gjenetikës, shkencëtarët po kuptojnë gjithnjë e më mirë ndryshimet gjenetike dhe si ndodhin këto në popullsinë njerëzore.

Normalisht që nuk mund të parashikohet me saktësi se si do të ndryshojnë variacionet gjenetike, por shkencëtarët e sektorit të bioinformatikës po analizojnë trendet demografike për të na dhënë një ide.

Hodgson, parashikon se “njerëzit e zonave urbane dhe rurale do të dallojnë shumë me njëri-tjetrin. Migracioni nga zonat rurale drejt qyteteve bën që të rritet diversiteti gjenetik në qytete dhe të bier në zonat rurale”.

Për më tepër disa grupe riprodhohen më shumë dhe disa më pak. Popullsitë në Afrikë, për shembull, por zgjerohen me shpejtësi kështu që këto gjene po rriten me një frekuencë të lartë në nivel global. Ndërsa zonat ku ngjyra e lëkurës është me e çelët por riprodhohen më me ngadalë. Për pasojë ngjyra e lëkurës nga një perspektivë globale do të bëhet më e errët.

“Pres që mesatarja e personave disa gjenerata më vonë do të kenë ngjyrë të lëkurës më të errët nga tani”, thotë Hodgson.

Po në hapësirë? Nëse njerëzit arrijnë të kolonizojnë Marsin, si do të evoluojmë? Me gravitet më të ulët, muskujt e trupit tonë mund të ndryshojnë strukturën. Ndoshta do të kemi duar dhe këmbë të gjata.

Madje në një klimë të ftohtë, të ngjashme me epokën e akullnajave, mund të bëhemi më të vegjël, me trupin të mbuluar nga qime izoluese, njësoj si paraardhësit tanë të neandertalit.

“Ne nuk e dimë, por, sigurisht, variacioni gjenetik i njeriut por rritet. Kudo në botë, çdo vit, ka gati dy ndryshime të reja për secilin prej 3,5 miliardë çiftet kromozomike të gjenomit të njeriut”, thotë Hodgson.

Kjo është e jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi është gati e pamundur që pas një milion vitesh do të dukemi po njësoj. /BBC/ ATA

a.s/dita

August 8, 2018 15:31
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 August 9, 09:35

    pas 1 mln vjetësh?????????????
    nëse nuk do të zhdukemi si specie në mënyrë natyrale?
    nëse nuk do të vetëzhdukemi??
    nëse nuk do të zhdukemi nga ndonjë katastrofë kozmike?
    nëse do të vazhdojmë të shkojmë përpara në mënyrë sinusoidale??
    nëse do të vazhdojmë të mos mësojmë nga idiotësitë që bëjmë çdo ditë?
    e shumë nëse të tjera,atëherë do të ketë shumë mundësi për të përparuar!!
    njëra është kjo që përshkruhet në këtë shkrim!!
    tjetra mund të jetë ajo që pak njerëz e mendojnë!!truri i njeriut ka shumë më shumë kapacitet se ai që përdoret sot!pra ne mund të arrijmë në radhë të parë të ngrëmë kapacitetin mendor nga 5% në gati 100%!!dikush e ka parasysh filmin me skarlet johanson,një nga filmat për këtë temë,lusi!një rritje e kapacitetit të funksionit mendor do të bënte që shumë fantazira nga këto që lexojmë të ishin o shumë më të lehta deri në të panevojshme!!
    shumë nga këto implantimet teknollogjike do të ishin të panevojshme në trupin e njeriut!do të ishte e mundur vet rigjenerimi i qelizave dhe vetshërimi!pra do të kishim një jetgjatësi,prodhushmëri dhe mirqënje trupore më të madhe!shumë më të madhe!!nuk do të kishim nevojë për kabllo e implantime kamerash!!truri do të prodhonte valë të mjaftueshme për të komunikuar me teknollogjinë!!
    me një zhvillim të tillë mendor do të kishim dhe një zhvillim të ndryshëm teknollogik,jo vetëm nga ai që fantastikojmë sot,të paimagjinueshëm!!
    “nëse”-të e para janë ato që kushtëzojnë të ardhmen tonë!!
    ka më shumë mundësi që të fitojmë lloton e “nëse”-ve sesa atë të të ardhmes fantastike!!

    Reply to this comment
  2. Ylli August 9, 10:24

    Mbi te ardhmen dhe fatin e njeriut te se Nesermes dilemat jane te shumta po ashtu edhe dyshimet.. Nuk ka pike dyshimi se zhvillimi, evoluimi i njeriut te se Nesermes do te percaktohet fuqishem prej edhe teknologjise sic edhe faktoreve mjedisore (keto te fundit jane thelbesoret). Zbatimi i metodave te avancuara teknologjike mesa duket do ti paraprije shtrirjes se metejshme te perdorimit total te kapacitetit te trurit i cili deri me sot eshte i kufizuar… Nje rritje e tille e graduale qe do te duhet te ndodhe ne disa breza gjeneratash njerezore) do te shkaktoje me siguri nje ndryshim cilesor te jashtezakonshem gje qe do te pasqyrohet edhe ne ndryshime te dukshme te struktures fizike te Njeriut…

    Reply to this comment
  3. Juli August 9, 11:48

    pas 1milion vitesh?…e keni fjalen per banoret e Xhenetit apo Xhehenemit (Allahu xh.sh. na ruajt)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*