Ç’po ja thotë bilbili…

June 18, 2016 12:30

Ç’po ja thotë bilbili…

(Nuk është thjesht çështja e një neni, por një strategji bllokuese)

Ç’po ja thotë bilbili,
sa gjithë vendi tundet:
“Luli-more-Luli,
trimi që s’lëkundet!”

Luli-more-Luli,
trimi që s’lëkundet,
që kërkon për miell,
të na shesë krundet!

Të shumtët në vend,
gjuhën tok e gjetën,
po Luli me Salën,
do “tedhjetë e tetën”!

Ky na paska mbetur,
mender handikapi,
po një nen të tillë,
askush s’mund ta japi!

Ndaj thotë dhe bilbili,
në degë-te selvia:
“Me tetëdhjetë e tetën,
kapet drejtësia!”

Dje kush e dëgjoi,
zërin e bilbilit,
ju duk porsi zëri,
i Petrit Vasilit!

Foli e ç’nuk foli,
nga A-ja tek Zh-ja,
dhe nuk tha se fajin,
e ka veç PD-ja!

Këtë të vërtetë,
e tha afërsisht,
po në çdo fjali,
linte nga një bisht!

Vasili që shkoi,
gjithë nenet në filtër,
është palë në lojë,
dhe nuk është arbitër!

Ndaj vazhdon bilbili,
në mes të Tiranës:
“Pse-mor pse i bini,
anës e pas anës!”

Përse ngatërroni,
mendjet e miletit,
dhe kokë s’i vini,
kurrë muhabetit?!

“S’ka pse të na sjelli,
një nen dekadencën!”
Ai nen-o Titi,
përmban gjithë esencën!

Se me atë nen,
që Luli këmbëngul,
e gjithë Reforma,
kthehet në një nul!

I sigurt që Rama,
më pe s’do lëshojë,
gjithë të tjerët flasin,
me arra në gojë!

Ne e njohim mirë,
Lulin dhe Katranin,
se si për një plesht,
djegin gjithë jorganin!

Në qëllim të tyre,
kurrë s’do të mbërrijnë,
por thonë me vete:
“Ta shtyjmë sa ta shtyjmë!”

Drafti i miratuar,
një orë e më parë,
duhet që të futet,
sot në kalendar!

Çdo shtyrje idiote,
është e pamundur,
dhe nuk kemi fare,
kohë për të humbur!

Mazhorancën sot,
e mbështet gjithë Bota,
dhe nuk ka arsye,
që të blejë vota!

Nëse në Kuvend,
drafti nuk kalon,
ësht’ Referendumi,
që punën mbaron!

Rreth kësaj ideje,
mund të ishin mbledhur,
gjashtë muaj përpara,
ne e kemi hedhur!

E thotë dhe bilbili,
mbi mollë e mbi dardhë,
këtu është shkruar,
e zezë mbi të bardhë!

Po ju them-s’është neni,
që këtu ne mbetëm,
është një komplot,
jo një nen i vetëm!

Është një qëndrim,
i gjithë Lulërisë,
një mllef e një duf,
kundër qeverisë!

Si gjoja me Ramën,
e kanë shkërdhatat,
po është Shqipëria,
që hap negociatat!

(Vijon nesër)

June 18, 2016 12:30
Komento

20 Komente

  1. Mark uk June 18, 14:21

    Shume e vertet fjala e popullit: Qeni aty ku i japin te hane aty leh.Sa u paguajn more poetaruc partiak,qe jeni gati te jepni edhe mbrapanicen per para te ndyra qe ju japin komunistet e rinje.

    Reply to this comment
    • Ersi June 18, 17:12

      Cfare nuk te pelqen ty Mark. Ky shkruan nga gazeta dhe mua me duket korrekt . ju nga SHQUPI shkruani?

      Reply to this comment
    • Ivani i madh June 18, 17:17

      O idiot i pa mjekushem akoma ste ka dale ngarkoza me shuren e Berishes nepermjet bibilit te Lulushet. Sa i di allatit poeti ti dhe babai jot krimineli Berisha dini bashke te dy. Shko ruaj dhite se mos ti haje ujku dhe do te perzeje yt ate sic e perzen babain tend qe e biresoji buca Alia me dieni e dhe urdherin e nenes suaj Serbi

      Reply to this comment
    • Ivani i madh June 18, 17:19

      O idiot i pa mjekushem akoma ste ka dale ngarkoza me shuren e Berishes nepermjet bibilit te Lulushet. Sa i di allatit poeti ti dhe babai jot krimineli Berisha dini bashke te dy. Shko ruaj dhite se mos ti haje ujku dhe do te perzeje yt ate sic e perzen babain tend qe e biresoji buca Alia me dieni e dhe urdherin e nenes suaj Serbic

      Reply to this comment
    • mali June 18, 20:08

      Shko mor shkerdhate kush te genjeu qe hajduti don reforme ne drejtesi!?

      Reply to this comment
    • Ta rrasi June 18, 20:54

      O katnar shpelle qe edhe tek Buckingham palace te flesh po derr do vdesesh. Ptuuuuu shpellar kanibal qe do me Dhoni men ky karuc

      Reply to this comment
    • shqipe June 18, 22:53

      O mark! Po ti qe leh, falas fare?!!!!!….

      Reply to this comment
  2. ajas June 18, 17:48

    Beno bravo.te lumte palla.
    Mos e rr…aj se UDBA ne veprim.

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 18, 18:29

    Ersi:Nuk i thash ate qe thuani ju.Eshte partiak thash,bashk me gazeten dita qe nuk i ka lene gje ne dore zerit te popullit o shoku sekretar me kater klas.Shko e ruaj dhite atje ne mal.

    Reply to this comment
    • Ta rrasi June 18, 20:59

      O Mark prejudice Mali. Kur e ke ndigju ti ne jete Poeti e POPULLIT qe vec kenge e burgjeve ka thurur. Ti o kafshe pylli kurre nuk ke pas radio me ndigju ne stan ku jeton o kafshet. Shkoni mblidh dhite o cub kari

      Reply to this comment
    • Askushi June 19, 00:05

      O Mark palloshi. Po ste pelqeu gazeta mos e lexo e na u hiq qafe nga ketu.

      Reply to this comment
  4. rigoni June 19, 06:27

    Ti Mark Uku dhe te gjithe komentuesit e tipt tend lehni si Qeni I Vicidolit,duke u fshehur pas pseudonimit,kurse poeti I dashur I gjithe populli [pervec vicidolasit dhe ju kelysheve te ati Qeni] ka kurajon te shkruej me emrin e tij te plote qe e kane pagezuar prinderit qysh diten qe ka lindur.Mos u fshi pas gjethes se fikut dhe ngele duke bere gam-gam dhe ham-ham.

    Reply to this comment
  5. MeteH June 19, 09:32

    Beni ju lumt,je i madh sa askush tjeter ne kete kohe MYNXYRE,pa shpres te krijuar nga hordhit BERISHISTE qe nuk njohin konsensus,drejtesi te mire ne kete vend,por çdo gje te bere prej tyre-qoft dhe marrezi te bera ne keto 25 vjet te sundimit Hitlerian.Rama gaboi me leshimin qe ju beri me 2/3-tat,e nese leshon dhe vendet e rezervuara,kjo do te ishte kapitullim te PS dhe nderkombetareve para bandes se SB qe ka uzurpuar drejtesine,KLD,Presidentin,K/prekurorin,SHISHIN,KLSH,30 % te administrates(30% LSI),20% te policise.Por dhe sundimin akoma te bandave te armatosura me arme e tritole,mafjen e pronave.Ndihmohet dhe paterica Meta,qe eshte ne gjendje te shkoi me SB po ju preken interesat,ku Manjani eshte kobure ne doren e tij,Vasili + L.Rama-paradhoma e tij.Keshtu Rama po punon e lufton si ne rrethim,ku veç tjereve po i del kunder edhe Beni,Kokedhima,etj.

    Reply to this comment
  6. Mark uk June 19, 09:36

    Askushi:Se je askushi nuk ke pas nevoj te prezentoheni fare,se lehtesisht kuptoheni.

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 19, 09:46

    shqipe:Me fal se nuk e kuptoj gjuhen e shendve.

    Reply to this comment
  8. Mark uk June 19, 10:00

    Ju ithtart e Edver Rames mos u merzitni se kryetar juaj do jua mundesoj kalimin e ligjit ne parlament,do ushtroni pa frig zanatin qe zotrojn kavajsit peqinasit e elbasansit.

    Reply to this comment
    • xhonson June 19, 16:24

      Bravo,Mark Ujku!
      E paske shtruar edhe sumatricen ne Kavaje dhe Elbasan!
      Po nuk e kuptoj ne Peqin per cfare ke shkuar???
      Sic duket ke zbuluar ndonje LINJE TE RE “HAJDARI”!

      Reply to this comment
  9. Korcari June 19, 14:42

    Mark,eshte mire te analizosh gjithe periudhen kur Sala ka drejtuar.Ai ka ngritur veriun dhe sulmoi jugun per tu vrare vella me vella.Hapi depot e armeve ,sa ka arritur nr i te vrareve dhe per deri sa armet jane ende prezent do te kemi te tjera nena te vishen me te zeza do te kemi baballare motra vellezer gjysher e gjyshe qe do tu qaje zemra tere jeten ,po rriten femije o pa baba o pa nene.Dy elemente te trajtova por ka edhe te tjera.Ja pra keto dhe te tjera fakte tregojne se Sala vetem shqipetar nuk eshte.Poeti Arben Duka eshte poet i madh i vendit,ai po i sherben ketij vendi me perkushtim.

    Reply to this comment
  10. Mark uk June 19, 17:48

    korcari:Sejcili shkruan ashtu sic e mendon.Ju socialistet nuk e keni problem pse jua futin ma thell ish komunistet,biles gezohi dhe brohoritni.Ju kujtohet ne nje mitin ne Berat para shume vitesh ku nje grue tha afersisht.Nuk ka gje ne si popull qe po vuajm,vetem ju ne Tirane te shkoni mire me njeri tjetrin.Kjo ka ndodhur kur PS po ndahej,dhe do krijohej (levizja sipas interesit) Pra LSI.

    Reply to this comment
  11. Vëzhguesi F. June 19, 18:02

    Hahahaha!
    Qenka bere “Mark Mut”i alias “Uku” personazh i faktorizuar?!
    Te merresh me idiote dhe injorante shpellash, por jo vetem kaq, eshte si te merresh me qen te zgjebosur ne prag te ngordhjes dhe te shpresosh se mund te sherohen.
    “Mark Uk”, o personazh i fshehur i 2 Prillit!
    Ne fakt ke te drejte se ti gjithmone ke lehur ne sherbim te atyre qe te hoqdhen nje kocke.
    Madje ke 25 vjet qe neper forume virtuale nxjerr nganjehere koken dhe leshon nga nje lehje per tu bere me dije padroneve se je ende gjalle dhe se je duke shlyer borxhin per shperblimin qe te kane dhene.
    O bariu i Bordolecit, Grykes se Selckes, Tamares dhe Rrapshit!
    Abetaren nuk e di se per gjuhen dhe drejtshkrimin as qe behet fjale, por te pakten meso mire tastieren qe te ndertosh ndonje fjale per te qene dhe leri perballjet me Arbenin, se jo per gje por nuk ke kellqe o mavri me boje! Gjithsesi ne kete rast, me duhet ta beje nje kompliment, se je treguar nje prej atyre budallenjeve qe ndonjehere hedhin nga nje gure ne lume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*