Ç’po ndodh me familjen shqiptare? Divorcet arrijnë kulmin

June 14, 2017 13:47

Ç’po ndodh me familjen shqiptare? Divorcet arrijnë kulmin

Qëndrueshmëria e familjeve shqiptare është cenuar në vitin 2016, teksa shihet se numri i martesave është ulur dukshëm dhe divorcet janë rritur në mënyrë dramatike.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2016 për 100 martesa pati 31.2 divorce, një vit më parë më 2015 kishte 21 divorce për 100 martesa.

Rritja vjetore e divorceve ka rezultuar e ndjeshme me një shtim 48% në krahasim me vitin 2015.

Gjatë dekadës së fundit, divorcet janë rritur në mënyrë të moderuar, por fenomeni shihet të ketë pësuar kërcim të madh në tre vitet e fundit.

Nga 14.8 divorce për 100 martesa në vitin 2007, në vitin 2013 ky tregues shënoi 15.8 divorce për 100 martesa, duke u ngjitur në 17.8 më 2014 dhe në 21 divorce për 100 martesa në vitin 2015.

Trendit në rritje të divorceve i korrespondon një numër më i ulët e martesave. Gjatë vitit 2016, në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa me një rënie 9.7% më 2015.

Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se te gratë më shumë se 54,9% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 83,0% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, raporton INSTAT.

Kjo shpjegon dhe moshën relativisht të re në martesë për gratë e cila është 25,1 vjeç. Për burrat 52,9% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,2% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 34 vjeç.

Një tregues interesant është norma e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të grave.

Krahasuar me 10 vite më parë, gratë martohen relativisht tre vite më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend për të dy gjinitë.

Në këtë botim INSTAT ka llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në çdo moshë për grupmoshën 15-19 vjeç. Sa i takon numrit të vajzave të martuara para moshës 18 vjeç është 10 martesa.

Ndërkohë përqindja e vajzave të martuara në moshën 18 vjeç është 6,5% dhe për moshën 19 vjeç është 8,2%. Ndërkohë nuk ka martesa për djemtë para moshës 18 vjeç si dhe përqindja e djemve të martuar 18-19 vjeç është e papërfillshme. / Monitor

June 14, 2017 13:47
Komento

13 Komente

  1. divorci June 14, 15:05

    -numri i larte i divorceve: Eshte rritur mireqenia?, e sja durojne me pordhet njeri tjetrit.
    numri i ulet i martesave Njerezit dhe shumica e te rinjve jane larguar nga shqiperia edhe rrine me gjate bashke por te pamartuar.

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... June 14, 23:21

      Nuk kane faj as burrat e as grate! Faj kane shkerdhatokracia shqiptare qe shkreu ekonomine, shkreu arsimin shkreu vlerat shoqerore per ti zevendesuar me nevojen dhe mahnine e parase!

      Si rrjexhoje injoranca mbuloi te gjitha moshat nen 40 vjev (ne ditet e sotme) dhe nevoja per para u zevendesua lehtesisht me mahnine per tu pasuruar!

      Te lene ne mes kater urave njerezit kane lene pritshmerine ndaj jetes qe tu dali jasht kontrolli duke harruar te vleresojne kushtet dhe rrethanat e realitetit.
      Eshte nje shkaterrim masiv i shpirtit te popullit, pasi shumica e ndarjeve (te pakten shume qe me ka rene rasti ti marr veshh une) po behen per arsye qeshatake sikur jeta dhe femijet te ishin nje klub humori dhe kur te mos na vije per te qeshur largohemi pa problem!

      Ata qe e nisen kete shkaterrim.e nisen me vetdije dhe te ndergjegjshem se do te duhet ta kontrollonin. E nisen si dicka qe do ua cperqendronte vemendjen njerezve nga nga procesi i gllaberimit te pasurise dhe pushtetit per te formuar klasen borgjeze ne shqiperi por ne rruge e siper ata harruan cfar paten nisur dhe u doli jashte kontrolli.

      Si rrjedhoje ne kemi arritur ne nje katastrofe kombetate ku te rinjte nuk kane me forcen dhe karakterin qe ta shikojne realitetin ne shqiperi dhe jane gjithnje ne pritje per te ikur atje ku as vet e se dine. Ne nje katastrofe ku familja nuk ka me vlere dhe prioritet!

      Reply to this comment
  2. l June 14, 15:55

    Pasojat jane shume goditese, gerryese dhe te pa shlyeshme per tere jeten per vogelushet e pafajshem qe nuk jane ne gjendje te llogjikojne kete farefeje te vepruari nga me te medhenjte dhe sidomos kur behet fjale per prinderit e tyre.Si i rritur pa nenen time gjysma e jetes ka qene pa henen ne qiell (jo divorcuar) por ikur nga jeta.Ndaj dhe te kete ligj qe vetem ne baze te disa kushteve ekstreme kur ata kane femije per te rritur te mos ndahen deri sa femijet te mbushin 18vjet(detyrim prinderor) mendoj une si jetim i kesaj bote.

    Reply to this comment
  3. Arben June 14, 16:22

    NUK KENI PARE GJE AKOMA.

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, PO MERR

    ATE QE MERITON.

    Reply to this comment
  4. Maks June 14, 17:01

    E kan fajin telenovelat turke e latino americano sepse shikoj gjith diten filma dhe len punet e shtepis paddore

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE June 14, 18:38

    Armiqte e shumte kane provuar menyra e menyra per te na zhbere e fshire nga faqja e dheut dhe nuk kane arritur deri me sot, fale njerezise sone per ruajtjen, rriten dhe kultivimin e familjes autoktone shqiptare. Por, sot, kane gjetur nje menyre te sofistikuar per shkaterrimin e kombit shqiptar, duke e goditur familjen! Ndarjet (divorcet) jane menyra me e shemtuar e sjelljes, vetesjelljes dhe e te “menduarit” ne familje e per familjen… Kjo vetekenaqesi e shemtuar e tregon qarte papjekurine njerezore te çdo familjeje, dhe ne kete rast edhe te familjes shqiptare, qe, thene shkurt e me pezm: E rrofte dreqi, per keshtu si ka nisur!…
    Familja duhet te rregullohet e mbrohet me Kushtetute e ligje,dh e jo te shkaterrohet me to.
    Hapini syte e shfrytezojeni mendjen para vrimave qorre ne krye…, shqiptarka e shqiptare!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. Salamandra June 14, 19:24

    Problematike jane ne pergjithesit grate rine me goje hapur duke ndjekur telenovelat smjafton kjo i futen dhe thashethemeve te fb Familja do pune dhe mirkuptim po vazhdoji kjo gjendje e indiferentizmit divorcet do arijne kulmin per ne stratosfer

    Reply to this comment
  7. Adih June 14, 19:59

    Kam lexuar relativisht ,per kete teme .Thenia e nje autori ,me ka pelqyer ,ose i afrohet me dy fjale te vertetes .
    1 …..Gjendja e keqe ekonomike .
    2 ….Kur partneri ose partnerja ,nuk i pergjigjet ne krevat .
    Por ne rastin tone ne shqiperi ,mendoj se eshte e para , me keqeardhje .

    Reply to this comment
  8. beni June 14, 20:01

    Si gjith bota,martesa esht interes,Thuhet msheftas dashnoria Apo dashnori te duan me s,hum,Grat bien mbas femijes e kapitalit?

    Reply to this comment
  9. J June 15, 10:24

    Nga një popull i degjeneruar, nuk mund të presësh familje të Mirë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*