Ç’po ndodh me flokët e Donald Trump?

February 9, 2018 10:48

Ç’po ndodh me flokët e Donald Trump?

Ndërsa Donald Trump lufton me demokratët mbi një marrëveshje buxhetore, një video është shfaqur duke nënvizuar një betejë tjetër, lufta që flokët e presidentit amerikan po bëjnë për të qëndruar në kokë.

Në pamjet filmike që u bënë virale, shihen flokët e Trump që i merr era në mënyrë dramatike duke i zbuluar pjesën e pasme të kokës. Por këtë pamje kanë shkaktuar një valë reagimesh duke nxitur thashethemet se ai ka bërë transplantim të flokëve.

Sipas mjekut Alan Bauman, presidenti amerikan ka bërë një lloj transplantimi të flokëve, por që video mund të jetë e modifikuar.

Sipas mendimit tim profesional besoj se ka pasur transplantim të flokëve në pjesën e përparme. Ai ka hequr flokë nga pjesa e pasme e kokës dhe i ka shtuar në pjesën ballore.”

l.h/ dita

February 9, 2018 10:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*