Ç’po ndodh në Himarë?

August 10, 2016 15:59

Ç’po ndodh në Himarë?

Himara është kthyer sërish në një temë të nxehtë, por këtë herë për arsye të një projekti zhvillimi për qytetin.

Protagonistë të debatit, që disa herë ka rrëshqitur në dhunë dhe kërcënime janë bashkia e qytetit, që mbron prjektin, biznesmeni himarjot Nikollaq Neranxi, ish-deputet, në krye të atyre që e kundërshtojnë projektin, si  dhe nuk ka munduar angazhimi i partive politike, vecanërisht i PBDNJ.

Kjo e fundit thotë se  “autoriteti Bashkiak, vetë kryetari me vote të vjedhur Goro, me bekimin e Kryeministrit Rama vënë banoret e Himarës përpara fakteve të kryera, të tjetërsimit të paligjshëm të të drejtave të tyre pronësore, si edhe përdorimit abuziv  të pronës së tyre”.

Por zëri më aktiv i kësaj vere mbi këtë cështje është padyshim Neranxi.

“Kam parë projektin për Himarën, nga Spileja në Potam rrafshim dhe grabitje totale e pronave tona! – shkruan Neranxi në FB.

Nikollaq Neranxi

Nikollaq Neranxi

“Dje kam shkuar personalisht ne zyren e projektimit Papajani në Tiranë, e cila ka projektin se si do bëhet Himara. Ajo që kam parë është tronditëse! Nga Varfajt në Spile deri tek Gorajt në Potam, Himara do të rrafshohet e gjitha, për tu ndërtuar nga e para me resorte e vila, të cilat do të jetë pronë e mafias, por e asnjë himarioti”.

Po për cilat prona bëhet fjalë? Neranxi pranon se “himariotët nuk i kanë marrë akoma certifikatat e pronësisë” dhe kjo ka ndodhur kinse për të favorizuar tjetërsimin e pronave.

“Këta pushta pushtetarë thonë se ato janë toka shtetërore, sepse banorët nuk kanë certifikata pronësie! Edhe në Porto Palermo, ku nuk janë dhënë akoma certifikatat e pronësisë, grabitja është vetëm cështje kohe, thjesht nuk kanë gjetur akoma investitorë. Në tavolinën e studios Papajani, ata kishin 500 firma të banorëve, ku ne në fakt kemi firmosur për prezencën në dëgjesat publike që kemi bërë, ndërkohë ata kanë falsifikuar cdo gjë dhe e paraqesin si dokument sipas të cilit himariotët janë dakord me projektin, dokument ky i “kopsitur” nga Bashkia e Himarës!  Vetëm një i cmendur mund të firmosë dhe të jetë dakord që t’i grabitet prona dhe të përzihet nga vendi i tij! Kjo është e vërteta qe ju mbahet e fshehur himariotë, kjo është arsyeja që nuk na sqarojnë për asgjë. Himara pas shtatorit do të zhduket nga harta!  – shkruan Neranxi.

Nën staturën e drejtorit Ekzekutiv të Komunitetit Himariot ai ka bërë apel për një protestë gjithpërfshirëse në 14 gusht, në orën 19 në Spile

Goro, kryebashkiaku i Himarës

Goro, kryebashkiaku i Himarës

Vetë kreu i Bashkisë së Himarës Gjergj Goro, në një reagim ku nuk përmend emra thotë se atyre që kundërshtojnë projektin në fakt “nuk  ju behet fort vone per Himaren apo per Himarjotet” madje akuzon se po blejnë hapësirë mediatike kundër projektit.

“Erdhi momenti, dhe momentin e solli transformimi, perkushtimi, vemendja dhe investimi. Jane keto qe bejne ndryshimin mes atyre qe zgjedhin balten dhe trampolinen e riciklimit, ndotjen akustike dhe audiencen mediatike te paguar. Jane ata qe ndryshe nga ne qe kemi zgjedhur te vendosim nje gur te çmuar plot nder dhe bekim nga himarjotet, kane aleat zhurmen dhe te berit lajm. Lajm per çfare? Per te evidentuar punen tone. Per te bere anti-pubilcitet ne kulmin e sezonit turistik Himares? Mund te beni ç’te doni me kedo ne Himare por himarjoti e ka votebesuare vote kete projekt transformimi, madje me shume vota dhe ju perveçse humbjes se turpshme dhe aleancave fluide te te gjitha llojeve ju ka ngele edhe gerhama e fundit perpara se kete projekt ta shihni te perfunduar” – shkruan Goro.

August 10, 2016 15:59
Komento

6 Komente

  1. PO.PO August 10, 17:08

    Neranxi s`ben tjeter pervec lehjeve te Bollanos e te Dules, qe ne fakt nuk jane Himarjote dhe bejne lojen e Athines . Me mire, qe vetdemaskohen para himarjoteve .

    Reply to this comment
    • Grigor August 11, 09:41

      Duan te marrin nga nje cope toke, te ndertojne restaurante prej kashte dhe te shesin nje pjate rizoto 3000 lekë te reja duke thene: “E shikon detin çfarë det eshte? Qejfi paguhet.”
      Shesin detin, a thua se e kane prodhuar vete.
      Isha tek Kompleksi FAFA ne Golem dhe kam mbetur jashtezakonisht I kenaqur nga sherbimi. Deti eshte ai qe eshte. Nuk ka faj hoteli per detin, por sherbimi ishte europian. Kamarieret ishin disa djem te qeshur nga rrethe te ndryshme te Shqiperise (kishte edhe kosovare). Me humor krijonin nje ambjent shume te kendshem. Çmimet ishin shumë të aresyeshem. Ne darke muzike live, dhe pijet ishin me shtrenjte, por darka ishte per qejf.
      Te njejtat çmime ishin edhe tek Kastrati, Klajdi, Malvina apo restaurante te tjere. Plot me te huaj ishin por sherbimi ishte I barabarte.

      Ndersa ne bregdetin e jugut duhet nje projekt gjigand ku te jepen tokat ne perdorim per resorte turistike ku konkurenca do ulem çmimet t’i beje me te pranueshem per publikun e gjere.
      Tani per tani, ne jug mund t’a bejne plazhin vetem te huajt dhe femijet e te korruptuarve te sistemit tone te kalbur. Kete shfrytezojne peshkaqenet e restauranteve te jugut dhe I rjepin njerezit, madje me nje sherbim skandal, sikur u ke ndonje borxh.

      Reply to this comment
  2. Patrioti August 10, 17:08

    ME shume besim te ajo qe kemi zgjedhur vete me na drejtuar

    Reply to this comment
  3. Aliu August 10, 17:10

    Perher konflikt.
    E kur do zhvillohen ato zona?
    Pse keta qe kundershtojn sot nuk kan nje projekt alternativ.??
    Mohimi nuk eshte zhvillim

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat August 10, 18:58

    Pse nuk jemi njerez?
    Pushteti popullor beri sa mundi per Himariotet, dhe tani peshtyma qe i dhane po u kthehet ne fytyre.
    Ehhh si riciklohet pushteti, kur nuk mbetet njeriu !?.

    Reply to this comment
  5. Gani USA August 10, 19:40

    O neranxi po lereni ore Himaren dhe qytetet e bregut te zhvillohen.
    Nuk ua merr kush pronat aty do ti keni.
    Lereni ore ta zhvilloje kapitali ate zone. Vete banoret nuk kane takat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*