Ç’po ndodh në Top Channel

January 6, 2016 15:03

Ç’po ndodh në Top Channel

Pas lajmit se edhe zyrtarisht Vjollca Hoxha e veja e ish pronarit të Top Channel mori komandën në këtë television, pikpyetjet janë disa.

Pse zonja Hoxha duhet të merrte ne dorë frenat e punës së përditshme?

Pse duhet të angazhohej ajo në një preofesion që nuk është i saji dhe që nuk e njeh mirë?

Ç’rol kanë këtu vajzat e saj tashmë të rritura?

Sa kanë ndikuar thashethemet se miqtë e dikurshëm të bashkëshortit nuk duan ti’a japin asaj komandën?

Të gjitha këto pyetje filluan të gëlojnë në fillimin e këtij sezoni në fund të verës që shkoi.

Në fillim të korrikut Lapsi.al njoftoi se një nga shtyllat e prodhimit të këtij ekrani dhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të këtij televizioni Enkel Joti ka lënë detyrën. Skerdi Drenovën, i cili prej gati një dekade kishte udhëhequr produksione si: Tjetri, Master Chef, Big Brother, E diell, Pasdite në Top Channel, 100 Milionë, The Voice of Albania etj, e detyruan të japë dorëheqjen, pasi në të vërtetë, bëhej fjalë për një shkarkim nga detyra.

Po ashtu burime brenda këtij televizioni i folën Lapsi-t për një margjinalizim të motrave Marina dhe Luana Vjollca për shkak të grindjeve me vajzën e madhe të Dritan Hoxhës, Lorin. U tha gjithashtu se familja nuk ka me sy të mirë as moderatoren e njohur, një nga ikonat e Top-it, Arbana Osmanin. Asaj këtë sezon i kanë dhënë një program që nuk është kurrë në nivelin e Big Brother apo të emisionit të së dielës pasdite.

Pikërisht në këtë kohë u fol edhe për një rritje të ndjeshme të pushtetit të moderatorit Ledion Liço, i cili është i dashuri i Sara Hoxhës. Këtë tendencë e shfaqi aso kohe edhe faqja online “Anabel” që njihet për afërsinë e saj me motrat Hoxha dhe për pasqyrimin e gjithë itinerareve të tyre nëpër botë. Anabel theksonte se problemi i Top-it nuk është Ledioni, por shikueshmëria në rënie. Dhe konkludonte se nuk ka asgjë të keqe që ai të ndikojë tek familja aksionere për një “rilulëzim” të ri të Topit. Nga shkrimi që mbante haptas anën e familjes binte në sy fjala aspak e pafajshme “rilulëzim”. Pra që TV më i madh në vend ka nevojë për një erë të re.

Dhe kjo është në fakt pika ku palët filluan të  ndeshen në Top Channel:

 

“Fillimi i një ere të re”. 

Këtë po e kërkonte përditë e më shumë aksionerja më e madhe Vjollca Hoxha, e cila pat krijuar idenë se “po i merrnin pronën”.  Ajo nuk besonte se interesat e saj jashtëtelevizive po mbroheshin sa duhej nga televizioni.  Ajo besonte gjithashtu se vajzat e saj të rritura tashmë duhe të kërkojnë hapësirat e tyre në pronën që u ka lënë trashëgim i ati.

Përballë kësaj ambicjeje qëndronte “grupi rival” i përbëra nga të gjithë drejtuesit e televizionit që qëndronin në ato poste që prej kohës që i kishte emëruar aty i ndjeri Dritan Hoxha. Deri tani argumenti i tyre ka qenë se ata qenë profesionistët që duhet të bënin punën, që ishin vendosur aty nga Tani dhe që siguronin mbarëvajtjen e televizionit.

Por me vite gjërat ndryshuan. Pakënaqësitë ishin dy llojshe. E para ishte politike. Vjollca Hoxha ndihej e mënjanuar sepse nuk po përdorte dot influencën e televizionit për bizneset e saj. Menjëherë pas ndryshimit të pushtetit, dhe meritës që pati Top Channel për këtë, në një darkë me aksionerët, ata i paraqitën një listë me kërkesa Edi Ramës, tashmë kryeministër.

Sipas pretendimeve të krahut të familjes, asnjëra prej tyre nuk u realizua. Më i spikaturi ishte pazari për të marrë parkingjet e Tiranës, për të cilin Vjollca Hoxha kishte arritur konsensus edhe me ish kryebashkiakun Lulzim Basha. Por edhe për të, Rama nuk i dha votat. i bëri Top-it ndonjë favor anësor, si vendosja e njeriut të tij në krye të AMA-s, e favorizoi në ndarjen e licencave të dixhitalit tokësor, por nuk i dha atë që pritej, ashtu sikurse kishte vepruar Berisha me klientët e tij mediatikë.

Pikërisht këtu e ka zanafillën edhe frustrimi i familjes aksionere. Shprehja që dëgjohej rëndom ishte: “Ne e sollëm në pushtet ai nuk po na e di”. Por ky frustrim bëhej edhe më i madh, kur televizioni vazhdonte të ndiqte politika pro Ramës. Lajmet e humbën sensin kritik që e pat shoqëruar Top-in gjatë gjithë kohës dhe fjala u përhap se Rama kishte brenda televizionit njerëzit e tij me të cilët zgjidhte punë në mënyrë vertikale dhe pa kaluar nga pronarët. Kjo e shtoi amullinë.

Por goditjen përfundimtare i’a dha familjes aksionere afrimi i Ramës me TV Klan. Kur kryeministri filloi të shpërndajë favore për armiqtë e dikurshëm mediatikë mu nën hundën e Top Channel-it, që as nuk i pëlqente dhe as nuk guxonte të fliste për këto pazare, situate kaloi çdo limit.

Furia e Vjollca Hoxhës me administratën që kish lënë në drejtim, e cila edhe kur duhej të zgjidhte ndonjë interes duhej të kalonte përmes Klanit, arriti kulmin. Dhe si pretekst për të nisur betejën u gjet një argument: diku i vërtetë dhe diku i shpikur: rënia e audiencës.

Dhe faqja Anabel që foli fillimisht për betejën e saponisur (me siguri është konsultuar me burime të familjes), nuk i kushtonte kot rëndësi argumentit të rënies së audiencës. Ky është një nga argumentat që është përdorur nga njerëzit e Vjollca Hoxhës për të kërkuar kokat e drejtuesve aktualë. “Ne jemi kthyer në një TV pro qeveritar dhe kjo na është pasqyruar në shikueshmëri”. Kjo ka qenë edhe arsyeja e disa tronditjeve që sollën si efekte kolaterale mbylljen e beftë të disa emisioneve në shtator.

Por argumenti politik dhe ndikimi më i madh që kërkonte të kishte zonja Hoxha mbi pronën që ka trashëguar nga bashkëshorti i saj, mbetet motivi kryesor.

Dhe ajo e arriti këtë në mes të dhjetorit që shkoi duke shmangur edhe barrierën e fundit që i kish mbetur, ish-bashkëpuntorin e të shoqit, Enkel Jotin. Ajo ka marrë tashmë frenat e Top Medias dhe po përgatitet të vërë në postet kyçe njerzit e saj.

Jo vetëm për të kthyer pronën tek familja.

Por edhe më ëndrrën në djep se pas kësaj qeveria do e përfillë më shumë duke e përdorur po njësoj.  / Lapsi / 

January 6, 2016 15:03
Komento

11 Komente

  1. Bilbil Sulovari January 6, 15:59

    Nuk eshte ndonje çudi e madhe qe ajo te marre frenat e topmedias dhe ti tregoje te tjereve se jane gjalle,se TANI vazhdon punen.

    Reply to this comment
  2. Sulo kapedani January 6, 16:11

    Zoti moderator, dua te di pse nuk me botohen komentet..?

    Reply to this comment
  3. Sulo kapedani January 6, 16:12

    Zoti moderator, dua te di pse nuk me botohen komentet..?

    Reply to this comment
  4. antonio January 6, 16:18

    Ajo do ta RRENOJE Top-Channel-in!

    Reply to this comment
  5. fteri January 6, 19:28

    televizioni me me autoritet ,

    Reply to this comment
  6. Arben January 6, 20:03

    TOP QENI PO FALIMENTON

    Reply to this comment
  7. bukurie January 6, 20:54

    topi eshte 111111111111111111111111111111111111111111

    Reply to this comment
  8. jetmir January 6, 21:04

    Turp per nje qeveri qe nuk mban pergjegjesi per nje media qe gati sa nuk falimentoi per ta sjelle ne pushtet

    Reply to this comment
  9. demo January 6, 21:47

    Qe ka bere mire qe i ka fshire ca krimba aty qe hanin buken e Top Chanell dhe benin duane e Edi Rames,ka bere mire,.Edhe qe ka margjinalizuar ca spitullaqe kokeboshe si e llastuara Osmani,prape mire ka bere,edhe ato motrat vjollca qe fryjne bythet me shiringa,qe te behen si kardashjan,prape mire ka bere.Ec Vjollca mos e rruj ducin,se je ne pronen tate,Duhet ta njohe qeni te zotin!

    Reply to this comment
  10. nje i ikur nga parajsa shqiptare ! January 7, 09:07

    shume mire e ka,
    ta marri vesh qeni te zotin,na u bene ca cuperlina si me pas qene ato bijat e pronarit apo vipa te lindura!
    Puna ,sidomos tek privati,eshte gje serioze e kerkon seriozitet e profesionizem,nuk mbahet as me lajka e as me intriga,po nuk kane faj ne shqiperi qe thone se ,po e mbajte me shume se tre vjet puntorin ne pune ai fillon te pretendoj per pjese ne pronen tende.
    sa per politiken qe mbahet ane,mesim le tu behet.

    Reply to this comment
  11. TJ January 7, 12:59

    Duket si e shkruar nga Berisha dhe ne fund autori na qenka lapsi.al! Gazete me e felliqur njelloj si Gazeta 55! Andi dhe Shkullaku njelloj si Fahri Balliu!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*