Ndërtimet e sotme dhe një histori nga Gjirokastra e ’68-s

February 8, 2018 13:26

Ndërtimet e sotme dhe një histori nga Gjirokastra e ’68-s

 

I nderuar z.Thano,

Organi i juaj eshte nder te paktet qe jep informacione dhe analiza per njerezit e thjeshte ndryshe nga ato qe kryeministri i quan Kazan, te cilat i nxijne jeten shqiptareve  24 ore / ne shtate ditet e javes me kronikat e zeza te krimit, vrasjes dhe dhunes e te tjera qe pasqyrojne jeten dhe tekat e pasunareve ne kurriz te shqiptareve duke thelluar ndarjet sociale midis njerezve.

Dua te shfaq ndonje mendim per ato deme qe kane ndodhur ne ndertimet ne Gjirokaster vitet e muajte e fundit, si pasoje e papergjegjshmerise te diletanteve ne administrate e ne ndertim.

Ne vitin 1968, ne prag te festivalit folklorik kombetar iu dhane qytetit ca fonde per rehabilitimin e rruges hyrese ne qytet prej Vorrezave te Deshmoreve e deri tek Postblloku, me qellim permiresimin e aksit gjatesor te saj ne plan e lartesi, riberjen e shtresave asfaltike dhe ndertimin e trotuarit ne njerin krah te saj; gjirokastritet i mbajne mend kritikat e diletanteve te partise e pushtetit ne ato vite per “inxhinjeret e paafte qe nuk dijne te bejne nje trotuar….” nga qe nje pjese te tij nga ish-Centrali Elektrik deri tek kryqezimi me Rrugen e Hazmuratit e projektuan dhe ndertuan rreth 1.8 m mbi nivelin e rruges, sipas takatit te shtetit – investitor ne ato vite, pa demtuar  mjedisin a renduar xhepin e qytetareve.

Ay u be nje mesim i mire per te gjithe ndertuesit e qytetit, qytetare, bile edhe diletantet e partise, per te ndertuar me kujdes ne kodrat e qytetit. Ndertimet ne kodra e veçanerisht ne ato me flishe mbi gelqerore mbuluar me dhera, siç jane ato mbi te cilat shtrihet qyteti kane vecorite e tyre dhe kerkojne financime shtese e kujdes te madh per te mberthyer fort tabanin me themelin e godines dhe trajtuar me kujdes planet e renies e te qendrueshmerise se shtresave, per te menjanuar rreshqitjet.

Asnje projekt i atyre viteve nga zyra e projektimit a institutet ne qender, nuk jepej pa planin e sistemimeve, te levizjes se dherave, mureve mbajtes e prites. Mbi kritere e parime te shendosha teknike u ndertua ne te gjithe kodrat e qytetit nga lagjia Punetori e Manaj deri ne Hazmurat e kodren e Shufit, ndaj nuk pati as shkarje e as demtime te mjedisit.

Studjues, projektues e ndertues ishin te gjithe bashke pa dallim per te ndertuar vepra te qendrueshme e te sigurta per jeten e njerezve dhe mjedisin, natyrisht ne kushtet e mundesite e pakta financiate qe lejonte sistemi.

Ne se do te krahasojme studimet urbanistike te ndertimeve ne kodra te para viteve ’90, me gjendjen reale te sotme, shformimet jane te paimagjinueshme. Inxhinjeret diletante pasi nxorren ne asistence ata qe kishin ndertuar Gjirokastren per dyzete vjet, e zune vendet ne administrate e projektim, ne cdo pellembe bosh ne kodra, ne vend te mbillnin ndonje peme, per te plotesuar pamjet e bukura te atyre studimeve me vlere per qytetin e vizitoret, mbollen pa asnje kriter urbanistik e teknik dhjetra objekte ne favor te shitjes se shesheve te ndertimit, per xhepat e tyre e te eproreve, pa pyetur per qytetin.

Po te flasim me gjuhen teknike sistemi i vertete demokratik, qe duam, nuk eshte sistem i ngurte si ai qe lame pas, por mekanizem qe vihet ne levizje nga mjeshter, ne te kunderte kthehet ne nje rangalle  nga diletantet, te babeziturit, hileqaret e sharlatanet qe si nje mase kanceroze jane ngjitur ne kurrizin e shoqerise per ti marre frymen.

Diletantet hartuan e miratuan ne organet perkatese studime e projekte  gjysmake, pa asnje studim gjeollogjik, duke  injoruar studimet e praktikat e mepareshme, te cilat i hodhen ne kosh bashke me sistemin; ndaj pasojat jane te hidhura per qytetin e  qytetaret. Nga babezia dhe paaftesia e diletanteve ne administrate e projektim, humben jeten tre qytetare te pafajshem e u shemb nje godine me 15 hyrje  ne fund te lagjes Hazmurat, ngjitur me ate trotuarin qe kishin bere inxhinjeret e paditur per diletantet e partise ; pa studime u vendosen ndertime edhe ne kodren ne krah te lagjes Punetori, duke bere te demtohet nga shirat intensive qendrueshmeria e nje pallati me 16 hyrje, e rrjeti rrugor i sapo ndertuar pas kodres se shtufit gjate ketyre  dy muajve te fundit; e njejta gje po ndodh edhe per rastin objekt debati keto dite e nuk dihet ne se ky do te jete i fundit…

Demi i tyre eshte disa miliarda. Injorimi i rregullave teknike nuk te fal, te ndeshkon sic e meriton edhe kur nuk e prêt.

Kryetarja e bashkise Znj.Rami me te drejte ishte e shqetesuar ne daljen ne TV, per ato qe ndodhin ne qytet, per jeten e pronen e qytetareve; ndoshta i duhet te pije edhe dolli qe nuk e di nga i vijne. Ajo eshte pergjegjese dhe i ka mundesite qe me instrumentet qe bashkia disponon, pa ndihmen e qeverise, te zgjidhe me prioritet shqetesimin e qytetareve, te ndalet me koseguence e deri ne fund ne arsyet e shkaqet e gjendjes, qe fillojne nga diletantet, te paaftet e te pangopurit rreth vetes.

Ajo dhe administrata e bashkise duhet te sqarojne me durim opinionin, se shteti nuk mund te pergjigjet per demet qe vijne nga veprimet e personave te papergjegjshem, qe ndertojne kuturu dhe i largohen pergjegjesise qe percaton shume qarte kodi civil i vendit. Ajo duhet te mbaje krahun e qytetareve te demtuar, po ne asnje menyre te behet pale me shkaktaret e fatkeqesise, duke kerkuar ndihme financiare nga taksapaguesit e varfer e pafaj.

Ligji duhet te jete e veproje njelloj per te gjithe, ndryshe nuk nxirren mesimet e duhura per kedo ne kete vend ; nga pesimet e fundit ne ndertimet jashte kritereve ne kodra ne Gjirokaster, duhet te mesoje gjithe vendi, se diletante e te pangopur, qe kane bere jo pak zullume ka kudo ne cdo qytet,bashki e institucion qe kryen investime.

Eshte koha qe daullja kete here nuk duhet te bjere vetem per rastin konkret dhe pergjegjesine t’ja leme kohes e shiut.

Besoj se Ministria e Kultures dhe ministrja Kumbaro, njeheresh deputete e qytetit, do te heqe dore perfundimisht nga baypassi i pazarit, aq i panevojshem e me harxhime kolosale per te mos pesuar te njejtin fat si keto banesa qe po kthehen ne mbetje ndertimi. Po te degjoje më shume e me kujdes qytetaret, mendimin teknik e jo diletantet rreth vetes, duhet te rijetesoje e rehabilitoje ne perputhje me kushtet e reja, unazen e qytetit ndertuar prej vitesh e ta shtrije deri mbi liqenin e Viroit, si lehtesi e shetitore per banoret e zones muzeale dhe kenaqesi per vizitoret e shumte.

Ministria qe mbulon veprimtarine e ndertimit duhet te terheqe konkluzionet per qendrimet e padrejta te saj ndaj institucioneve studimore, shkencore e projektuese qe jane zhdukur a kthyer ne rudimente pavlere; aktualisht, po behen me shume se tre vjet qe nuk ka asnje organ qe te kontrolloje pershtatshmerine e projekteve te zbatimit me normat teknike per sigurine e qendrueshmerine, per garancine e jetes dhe pasurise se qytetareve te ketij vendi; inspektoriati teknik per ndertimet eshte transformuar ne inspektoriat mbi territorin.

Institucioni i Avokatit te Popullit dhe noteret duhet te kerkojne vendosjen e dispozitave detyruese demshperblimi jo me pak se dhjete vjet per ndertuesit,veprat e ndertuara prej te cileve pesojne demtime nga rreshqitjet e tabani i pasigurte i themeleve; ata nuk mund te vazhdojne te fshihen pas nje afati dy vjeçar qe perdoret ne kontrata rendom dhe i takon garancise per kryerjen e punimeve.

Qeveria perpara se te jape ndonje fond ne ndihme te bashkise, te mos pranoje akoma justifikime bajate qe ja hedhin fajin kohes e shiut dhe ja vlen qe nga rasti te nxjerre perfundimet e duhura ne shkalle vendi; ka shume gjera qe duhen rregulluar: ne rradhe te pare duhen larguar diletantet, te paaftet e te pangopurit nga administrata e drejtimi.

Sotir Mantho, Gjirokastër

February 8, 2018 13:26
Komento

6 Komente

  1. Qytetar gjirokastrit February 8, 15:28

    O Sotir ke te drejte per keto qe thua, por per ato stolat e mermerit qe i ke rembyer nga kalaja dhe i ke vene perpara shtepise tende ke te drejte apo jo?

    Reply to this comment
  2. demo February 8, 17:16

    Kush jane diletantet me emra?Po te vesh ne Bashki e te pyesesh:A ka ndonje diletant ketu?Jo-te thone,-asnje!Jane te gjithe profesioniste.

    Reply to this comment
  3. Lili February 8, 17:33

    qytetar,
    i ka rembyer per me i ruajtur!

    Reply to this comment
  4. Nuk ka kohe shteti se jane te zene ,gjithe kohen me politiken ca me saliun ,pastaj me grekun ,pastaj me Lu-n etj bandilla February 9, 15:10

    Nji qytet Muze i Shqiptareve ,
    prej te cilit vetem perfitohet nga Shteti,Bashkia ,
    ashtusi eshte edhe Berati ose Kruja ,
    nderkohe qe jovetem nuk financohet asgje ,ne restaurime ,por nuk ka asnji lloj institucioni qe te punoj per mirembajtjen dhe pse jo si edhe Bota ,per ti dhene nji pamje me estetike ,duke e bere Shqiperine me Atraktive ,pra me terheqese per turistin e huaj ,por njikohesishte i rrit edhe vlerat Shqiperise .Dhe per te riparuar ka aq shume ne kto qytete ,perpara se kto te jen pran shembjes ,ne ate gjendje ,qe nuk mundet te vesh me dore .

    Reply to this comment
  5. Birbili February 9, 23:33

    Edhe ish prefektet,si perfaqesues te qeverise,dhe garant te zbatimit te ligjit,jane pjes e kesaj katrahure ndertuese ne Gjirokaster,vaecanerisht Ti z.Sotir si ing.i vjeter ne detyren e prefektit. Per ata diletantet qe thua,eshte semundje e vjeter dhe bashk me keshilltaret e keqij qe titullari merr rreth vetes, ben pune te keqia qe perfundojne keshtu.Ligji duhet te veproje ndaj te babeziturve kriminel. ” Puna do bythe “- ka thene populli, nuk behet me fbuk dhe kapardisje e vjedhje.

    Reply to this comment
  6. Stavi, Gjirokaster February 12, 21:47

    Por harron inxhineri te thote se Sal Berisha dhe edi Rama nuk kane lene ne kembe as nje institut projektimesh e lene me gjeologjine qe te beje studimet gjeologe.Eshte qelbur peshku nga koka, o ixhinier Sotiri. Pse nuk i bie drjt por anenes e anes, kaq shume frike ke?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*