Ç’po vajton bilbili…

A. Duka August 14, 2015 14:29

Ç’po vajton bilbili…

Ç’po vajton bilbili,
me një zë të lodhur,
kur kujton të gjitha,
ato që kanë ndodhur!

Po vajton bilbili,
mbi degën e manit,
për Bankën e vjedhur,
në kohë të Fullanit!

Dhe pyet bilbili,
zog me zë të mirë:
“Pse Fullani ende,
është njeri i lirë?”

Po në fakt bilbili,
pyet ashtu kot,
Se këtu fullanët
s’i dënojnë dot!

Fullani i hëngri,
kumbullat e tharta,
po s’dënohet kush,
nga rangjet e larta!

Bilbili për Fullon,
thotë me dëshpërim,
do dalë i pafajshëm,
do marrë dëmshpërblim!

Piramidë e Fullos,
në Bankë nuk u prish,
mega maxhoranca,
sillet si kulish!

Leh si një kulish,
si kulish tund këmbët,
më shpejt se t’i dilnin,
i kanë rënë dhëmbët!

Kulish-maxhoranca,
asnjë s’kafshon dot,
ndaj bilbil i shkretë,
qesh e qan me lot!

Këta u betuan,
do bënin hatanë,
po në konformizëm
ditë pas dite ranë!

Popullit që heq,
i janë shtuar hallet,
po kryeministri,
me batuta tallet!

Dhe këtë Qershor,
vazhdoi inercia,
po votën së prapthi,
lexon qeveria!

Populli çdo ditë,
e shikon braktisjen,
me votë i tha Ramës:
“Fillo qeverisjen!”

Fillo qeverisjen,
siç na ke premtuar,
sepse qeverisja,
këtu s’ka filluar!

Rama kundër medias,
kot me inat flet,
se e shumtë e medias,
atë nuk e nget!

Ndaj ky sot me median,
kot që merakoset,
jo vetëm s’e nget,
po i serviloset!

Nuk shpëton askënd,
sot elokuenca,
s’duam të na kthehet,
sërish dekadenca!

Ndaj dhe ne vazhdojmë,
të ecim në mjegull,
se asnjë sektor,
këtu s’është në rregull!

Ndaj vajton bilbili,
zog me zë të butë:
“S’duam të na bëhen
Punët sërish m…!”

Se deri tani
shumë po ecin keq
por asnjë ministër,
kryetari s’heq!

A. Duka August 14, 2015 14:29
Komento

11 Komente

  1. NETI VJOSA August 14, 15:03

    Nejse, zoti Duka,
    ti mire i nderton vargjet, por keto qe thua ti, i nderuar , nuk mund te behen pa permbysur Mafjen e Saliut ne Drejtesi, pa permbysur Nishan Sakat Kapterin e Saliut,
    pa bere Reformen ne Drejtesi , pa u larguar GJINI ME KOPSA FLORINI DHE SHOKET E TIJ USHTARE TE BINDUR TE RRUMPALLES….
    Nuk e them dot me zë te larte , por dhe zoti Meta me ministrat e tij kam idene se nuk kerkon nje reformim radikal te DREJTESISE QE VETEM DREJTESI NUK BEN….
    Oktapodi i ka shtrire tentakulat e tij, brenda dhe jasht Shqiperise…Eshte dikush qe Shqiperine e do Çifligun e vet ,
    nje k o l o n i ,
    qe te punoje per
    P E S H K A Q E N Ë T….
    Respekt per vargun tend tejet popullor, per Talentin qe nuk te mungon dhe stigmatizon aq bukur realitetin aktual, Temen e Ditës…

    Reply to this comment
  2. METEH August 14, 15:05

    Z.ARBEN,Ju lumt per poezin kushtuar Fullanerise.Fullani beri ate qe bene eproret e tij dhe jo vetem nuk u denuan,por jane akoma defakto ne pushtet,se e majta ka ne dore çelsat e kashtes kun nuk ka drejtesin per zbatimin e ligjeve.NQS hajdutet nuk denohen dhe te KTHEJNE PARAT E VJEDHURA nje-per-nje,ky vend nuk behet kurre.Drejtesia duhet te vleresoi pasurine e çdo politikani ne keto 25 vite e nese nuk puqet me pagen qe ka marre,pjesen e tepert ta seguestroi e derdhi ne buxhet,siç veproi ENVERI me marrjen e pushtetit,ku i çveshi bejleret e agallaret …qe ishin majmur me djersen e popullit fukara.Reforma e drejtesise e premtuar nga Rama per ne vjeshte,besoi 100% se do sabotohet nga Saliu me REVOLUCION “DEMOKRATIK” si ne ’97-’98-ten per destabilitet per ta gjunjezuar e terhequr maxorancen,pasi ortaku i Rames nuk do qe 2B te denohen,pasi e shoqa e Fullanit e shpetoi nga burgu vet ate…!

    Reply to this comment
  3. zoti August 14, 15:14

    Po ky popull kete feste meriton. Te till politikan prodhon mentalitet shpellaresh se ata bejn te fortin me fujaraun dhe lapanjozin me te pasurin le inferioriteti ekstrem qe ndiejn me te huajt. Nuk di cte thot robi jan me te keqinjt e planetit e kemi len dhe afriken mbrapa

    Reply to this comment
  4. lato August 14, 15:53

    Ky fatalitet,qe pushteti i dale nga 1 miljon votat,i rikonfirmuar me zgjedhjet e fundit,nuk ka fuqi te shkule korrupsionin nga sistemi drejtesise,eshte nje ngerc,qe do te prodhoje nje shperthim,por atehere do te fshije te mire e te keq,do te ike i njomi me te thatin,Saliu,Gjin gjoni e Rama bashke.Le qe mijte e braktisin anijen te paret.Sapo ta ndjeje drejtesine popullore,Saliu e gjin floriri,jane ne Suedi tek kushuriri.

    Reply to this comment
  5. Mark uk August 14, 16:35

    Zoti Duka edhe pse ka kaluar kohe e gjate qe nga vjedhja e rezervave te ARIT ne Krrab beri disa vargje se edhe ne ate kohe socialistet ishin ne pushtet.Ju flm!

    Reply to this comment
  6. [email protected] August 14, 16:49

    z . A. DUKA komplimente per shkrimin suksese ne punen fisnike por

    Nuk eshte nje FULLANE
    Ketu jane bere shume shejtane
    Njera fytyre tjetres nuk i ngjane
    Por te gjithe ne nje sahane hane

    Vjedhin hane
    Sa barku me su mbane
    Duket sikur per popullin zemra ju qane eeeeeeeee

    Reply to this comment
  7. Thelleza August 14, 18:26

    Ndaj vajton bilbili,
    zog me zë të butë :
    “ Se deri tani
    Punët kan’ vajt mut !”

    Se deri tani
    Rama s’i ka gjet anën
    Ndaj edhe ministrat
    po ja q… nanën

    Une edhe birbili
    Vetem po kendojme
    Çorben qe gatuhet
    Neve po vajtojme.

    Reply to this comment
  8. shpati August 14, 21:55

    neti vjosa thuaj qe duhet bere monizem kjo pune qe nje parti ti kete te gjitha pranoje neti qe ps eshte e pafuqishme nuk ka cuar nje minister ose drejtor te madh te saj qe nuk jane me te paket se ishat ne vjedhje jo me te coje ishat,pranoje neti gjithe derrat nje turi kane si mavi si blu po te jene.

    Reply to this comment
  9. santana August 15, 00:57

    Une e di qe ti e di qe une e di…! Kaçurel!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*