Sekuestrohen 23 milionë € pasuri, arrestohet kampioni shqiptar i boksit

February 16, 2018 12:41

Sekuestrohen 23 milionë € pasuri, arrestohet kampioni shqiptar i boksit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia Financiare e Romës me kërkesë të Drejtorisë së përgjithshme Antimafia ka sekuestruar pasuritë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të klanit mafioz Casalesi ku bëjnë pjesë dhe 3 shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi.

Pasuritë e sekuestruara të këtij grupi arrijnë vlerën 23 milionë euro.

Hetimet nisën në tetor të 2013 në kuadër të operacionit “Criminal Games” për të goditur rrjetin mafioz që ushtronte aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike, në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje.

Duke ushtruar dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve.

Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajtur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian dhe europian në peshën mesatare.

Hetimi u zgjerua nga policia e Romës në një operacion me kodin “Vento del Est” (Era e lindjes), i cili zbuloi se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj, i cili thirrej me pseudonimin “Rikardino”.

Hetimet çuan sot në  sekuestrimin e pasurive të tyre materiale me vlerë financiare në 23 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara janë:

– të gjitha asetet e 3 kompanive individuale

– kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere

– 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas

– një terren i pozicionuar në Romë

– 8 makina

– 1 motorr

a.s/dita

February 16, 2018 12:41
Komento

6 Komente

  1. MH February 16, 17:01

    Arben Zogaj, i cili thirrej me pseudonimin “Rikardino”.
    Mos asht i biri i Precit.Apo kushri brenda oxhakut.

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... February 17, 11:35

      Bobo… i paskan lene me duar ne xhepa!! Sa mire sikur te behej keshtu edhe ne shqiperi, duke filluar nga zhveshja lakuriq e monika kokmadhit e deri tek rjepja per se gjalli e sali berishes.

      Reply to this comment
  2. Pellazgos February 16, 17:37

    Eshte ne gen te “shqipetareve” qe dhunen,vrasjet,rrembimet e kane te trasheguar qe me ardhjen e Osmaneve.
    Keto krimedhe emer dhume te keq i paguajme edhe ne qe punojme,respektojme,nderojme popullin dhe vendin qe na ka “pranuar” te jetojme ne ato vende.
    Shqipetaret jane problem kudo,ne Amerike dhe ne te gjithe Evropen,prandaj nuk na e ka fajin Greku se edhe camet keshtu kane bere,prandaj moren ne qafe edhe te tjeret qe ishin te pafajshem.
    Ne sikur bejme fajtore Diktatorin Hoxha qe per “faj” te babait e paguan femijte,gruaja por gjithe fisi.

    Reply to this comment
    • ardi February 16, 22:28

      O Koqes, kush ndikoi me teper renien finaciare ne Greqi, a nuk u arrestuan edhe Papudhes. ik mor BQ. Edhe pse u ndihmoi Europa dhe u dha shtetin qe e cliruar dhe krijuan shqiptaret, ju evgjiter ngelet.

      Reply to this comment
  3. Adih February 16, 18:38

    Pellazgos @….Nuk ke te drejte , jo ti ,por as edhe njeri tjeter, te shani nje komb .Simbas teje ,shqiptareve qe jetojne neper bote , duhet ti vihet nofka komunist . Ne na i rrasi ,e na shkteroi komunizmi . Apo ti themi nje Rusi se je komunist ,qe e mbajti e po e mban sot e kesaj dite mbi supe ,kte te keqe . .
    Edhe ne shtetet e perparuara e te zhvilluara , ver nje te pare kryeminister maskara ,me veshtiresi , do e degradoje ate shtet , do filloje disheza ,si ne ekonomi e ne karakter te popullates , ose ne te kunderten ,ver nje kryetar shteti te ndershem , do filloje malorja pozitive ,e natyrisht me veshtiresi . Prandaj ,kurre mos perfol nje komb te tere . Gjithe te mirat .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*