Cristiano Ronaldo zbërthehet për ‘El Pais’, flet rreth aventurës tek Juventus
Nga Arkiva
Nuk është më Madrilen, por tashmë kampion kombëtar në Itali me Juventusin. Sidoqoftë, sapo ka ardhur dhe ka shumë për të fituar me bardhezinjtë.
Në një intervistë dhënë për spanjollen ‘El Pais’, Ronaldo ka pranuar se është presion i madh të mundohesh për të treguar çdo ditë se je më i miri. Kjo është një diçka delikate që kërkon domosdoshmërish ta bësh në fushë.
“Ndonjëherë është e mërzitshme dhe e lodhshme që t’u tregoj të gjithë më të mirën. Duhet ta provosh për të gjithë dhe jo vetëm për vete, për familjen, nënën, fëmijët dhe të gjithë i bën aktivë pasi duhet të stërvitesh por ka edhe kohë kur duhet të jesh i vetëm.
Futbolli është një mision te i cili duhet të fitosh terren, të fitosh ndeshjen dhe gjithmonë të përmirësohesh. Shpesh herë mendoj driblimet në fushë po ka shumë gjykime dhe kur je 33-34 vjeç, njerëzit mendojnë se duhet të tërhiqesh. Unë nuk jam robot, jam një njeri megjithëse të gjithë më shohin sikur nuk kam asnjë problem dhe që nuk jam kurrë i mërzitur.
A do ta mbyllja karrierën te Barcelona? Kam qenë shpesh herë atje dhe kam kuptuar se nuk është një skuadër për mua. Nuk më duan tifozët dhe gjithçka është vetëm një çështje rivaliteti dhe asgjë më shumë”, – shton Cristiano që gjithsesi për momentin ndihet mirë si juventin dhe si një banor në Torino.
v.l/ Dita
Lojtar i mire je.Po driblimet i ke te dobeta.Asi i driblimeve asht dhe mbetet Messi.Ky asht fantastik.Gezon nji ekulibrim fizik te jashtzakonshem ne ecjen me top ne prani te 2-3 kundershtarve dhe del fitues.
Po kush te merr tek Barcelona. Si ty Barcelona i mban ne stol.