Crown Agents: Doganat, të zhytura në korrupsion e kontrabandë

January 22, 2016 14:08

Crown Agents: Doganat, të zhytura në korrupsion e kontrabandë

Kompania, e cila jep asistencën në fushën e doganave për qeverinë shqiptare, “Crown Agents” denoncon korrupsionin në radhët e doganave dhe kontrabandën, si shkakun kryesor në rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Në një raport të gjatë të nisur në kryeministri dhe në Ministrinë e Financave, “Crown Agents” kundërshton akuzat për paaftësi në përmbushjen e kontratës që ka me qeverinë, për mosrealizimin e të ardhurave në buxhet.

Britanikët nuk kursejnë që të denoncojnë raste të korrupsionit sistematik në radhët e doganave, por dhe pengesat që ata kanë hasur shpesh gjatë punës së tyre, gjatë kohës që kanë ushtruar kontrolle në terren.

Vizion Plus ka siguruar raportin e plotë, i cili sqaron arsyet se përse nuk është realizuar plani:

-Qëndresa që kanë dëshmuar disa punonjës të doganës për të kryer kontrollet në mëyrën e duhur dhe në veçanti mungesa e vullnetit për të vendosur penalitetet e duhura për rastet e shkeljeve të regjimeve doganore

-Niveli dhe kompleksiteti i korrupsionit të organizuar e sistematik në dogana, i krijuar në mënyrë të qëllimtë për të mbështetur mashtrimin me të ardhurat

-Mungesë bashkëpunimi nga ana e një numri Degësh Doganore, Kryetarësh të Degëve Doganore si dhe juristësh e të tjerëve nëpërmjet dëshmimit të mungesës së njohurive, paaftësisë e, në disa raste, edhe pengim të qëllimshëm

-Mungesë e të dhënave të kompjuterizuara, përfshirë mungesën e një sistemi për regjistrimin e rasteve të zbuluara, veprimeve kriminale dhe informacionit të përpunuar kriminal

Një tjetër shkak që kompania “Crown Agents” ka gjetur për gropën e krijuar në buxhet, është fakti që rritja e disa taksave nuk ka sjellë të ardhura shtesë, por ka nxitur evazionin fiskal.

Si shembull, një nga efektet e rritjes së detyrimit të akcizës për cigaret është edhe reduktimi i kërkesës për to.

Përveç kësaj, një ndryshim me rritje çmimi në vendet fqinjë e rrit gjithashtu përfitimin e mundshëm nga kontrabanda dhe ul në këtë mënyrë vëllimin e cigareve brenda sistemit të ligjshëm.

Rritja e kontrabandës mund të rrisë nivelin e konfiskimeve, por nuk sjell një rritje të drejtpërdrejtë të të ardhurave për shtetin.

Britanikët denoncojnë se skuadrat e tyre të punës janë vonuar për të dalë në terren për kontrolle, ndërsa thonë se një pjesë e madhe e stafit që punon në dogana në rastin më të mirë janë të paaftë.

Mosrealizimi i planit nga doganat ka sjellë kohët e fundit edhe një reagim të ashpër nga vetë kryeministri, i cili ka shkarkuar 3 nëndrejtorë të saj përpara një muaji.

January 22, 2016 14:08
Komento

8 Komente

  1. Ekonomist January 22, 14:27

    Doganat te zhytura ne korrupsion. Si gjithe Shqiperia e zhytur ne varferi, korrupsion e kontrabande. Nuk e ka fajin Spiropali, e ka fajin Ram djali qe nuk ka haber nga Ekonomia aq sa ka gomari nga Sinfonia.

    Reply to this comment
  2. Ben January 22, 14:48

    Edhe kete here si perhere.Problemet ne Shqiperi,mund te rregullohen vetem n.q.se ka ndonje mundesi qe shqiptareve ti nderrohet ADN-ja.Ne e kemi ne gjak me mos zbatu ligjin,me nje fjale me vjedh ne varesi te vendit te punes,nga me i vogli, deri lart.Edhe doganieri,si profesion,eshte ne top listen e vendit per te vjedh.Problem si gjithmone,eshte se nuk “kapen” dot.Me nje fjale vari trapin ketij muhabeti,se keshtu do shkoj gjithmone,te vjedh kush te vjedh.

    Reply to this comment
  3. kukuvajkat January 22, 15:39

    Kur qelbet me pedeiste e me nepotiste socialiste keshtu do ecin doganat

    Reply to this comment
  4. elio January 22, 16:01

    Na prishen pune keta, Cimi do jape edhe TVSH me koncesion…Ne vend te ketyre ka ardhur kompania Gjeorgjiane reformatick (miqte e Rames te lidhur me Izraelitet) …jo per gje por ne nuk marrim vesh…duhte ti paguajme 80 milione Eur ne vit te tjereve…I beri parate e shqipetareve tendera per te huajte e fasada ky TEVEQEL…

    Reply to this comment
  5. info analitike January 22, 17:12

    Jo more! Si keshtu?! Po sukseset e shpallura me aq buje thuajse cdo muaj cfare ishin? Shashka propagandistike per te ushqyer militantet e verber!!! Po ne burg perse nuk po shkon asnje nga drejtuesit e doganave pas gjithe ketyre skandaleve te cilat po dalin ne drite thuajse perdite. Ketu nuk ka justifikim Rama sepse emerimet i ka bere bashke me Tahorrin, madje edhe duke i shoqeruar zonjushta me lavde deri ne qiell ende pa filluar pune. Kujt i takon tani barra e deshtimit??? Valle prape “popllit”!!!

    Reply to this comment
  6. liqeni January 22, 19:57

    Mendoj se “Crown Agents” kane plotesisht te drejte…..
    Arsyetimi im :
    – Ne pjesen me te madhe te rasteve,doganieret jane militantet e radhes,per pasoje,totalisht te paafte…
    – Meqe te gjithe doganieret e konsiderojne veten si kalimtar ne ate vend pune,ata kerkojne me te gjitha menyrat te zhvatin sa me shume para duke u bere pale me kontrabanden si dhe duke shfrytezuar artificialisht pozicionin per dhune verbale……
    – Dogana shqiptare me korrupsionin e ushtruar paguan hierarkine e saj ( piramiden e administrates doganore )dmth,gjithcka fillon nga kreu siper deri tek doganieri i thjeshte,poshte….
    – Kodi doganor i RSH eshte i qarte dhe plotesisht i aplikueshem por zbatimi i Kodit doganor nuk i intereson shtetit shqiptar per arsye thjeshte korruptive
    – Organet doganore shqiptare kane mundesi maksimale per te vertetuar gjithcka por atyre,me direktive nga Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave,nuk u intereson vertetesia e dokumentacionit te paraqitur me qellim per te aplikuar referencat per pasoje asgjesimin e konkurrences se ndershmew ne favor te monopoleve apo beniamineve te partise ne pushtet.
    -Konkretisht,dogana e Hanit te Hotit,Muriqanit ne shkoder dhe Morines ne kukes jane bere hani pa porta ku hyn pa dogane cdo lloj malli qe nga alkoliket,cigaret,ilacet dhe deri tek vaji e detergjentet

    Reply to this comment
  7. Arben January 22, 21:03

    PO AJO DIHET, DERISA SHITEN VENDET E PUNES ME PARA, ATE PUNE DO BEJNE ATA QE VIJNE NE ATO VENDE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*