Crown Agents histori suksesi apo dështimi në doganat shqiptare?

Gjergj Thanasi July 25, 2015 12:48

Crown Agents histori suksesi apo dështimi në doganat shqiptare?

Ambasada Britanike në Tiranë me anë të një njoftimi për shtyp ka dalë në mbrojtje të hapur të veprimtarisë së Crown Agents (C.A.) në Shqipëri.

Pasi lexon njoftimin për shtyp të ambasadës fatkeqësisht të krijohet përshtypja se zotërinjtë diplomatë anglezë të akredituar në Tiranë e konsiderojnë veten Robinson Kruzo, ndërsa shqiptarët për ta janë thjesht indigjenë kanibalë, që nuk janë as te niveli i Premtit (Friday), i cili u qytetërua disi nën ndikimin e Robinsonit të Daniel Defosë.

Gjithsesi përshtypjet mbeten përshtypje dhe si të tilla mund të jenë të gabuara. Faktet mbeten kokëfortë dhe nuk ka njoftim për shtyp, që i hedh poshtë, sidomos kur ky njoftim i drejtohet një populli europian si shqiptarët dhe jo politikanëve të tij, që përvec kompleksit të inferioritetit, vuajnë edhe nga kompleksi i dosjeve të korrupsionit, të Sigurimit apo të gëlltitjes të ndonjë luge me çorbë të prishur…

********

Njoftimi për shtyp i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thekson faktin se Crown Agents është një kompani e respektuar ish-agjensi zyrtare e qeverisë angleze etj. etj.

Por kjo kompani u largua nga Bullgaria pasi e mbylli me turp historinë e saj në këtë vend. Theksojmë se me Bullgarinë, që nga viti 2001 deri në qershor 2010 u nënshkruan 4 kontrata të ngjashme me ato, që u nënshkruan me qeverinë shqiptare. Kryeministri i atëhershëm Borysov dhe ministri bullgar i financave Djankov nuk e rinovuan kontratën me C. A., ndër të tjera edhe se C. A. nuk e kishte përmbushur kushtin kontraktor për të luftuar korrupsionin në doganat bullgare.

Qeveria e re bullgare nuk mund t’i gëlltiste për të vërteta deklaratat e ish-ministrit bullgar të financave z.Velchev të gushtit 2004 sikur puna e mirë e C. A. do të sillte në arkat e doganave bullgare 50 fishin e eurove (16 milion euro ose 31,5 milion leva), që Bullgaria do t’i paguante C. A. për asistencën e ofruar.

Për më shumë lexoni në linkun:

http://www.novinite.com/articles/115704/Bulgaria+Govt+to+Cut+Out+Crown+Agents+Customs+Consultancy

Qeveria bullgare nuk pranoi të paguante përsëri miliona euro për këshillat e C. A. plot 332 rekomandime, kryesisht të tipit: rakia e rrushit prodhohet edhe nga rrushi. Pavarësisht frazave të mjegullta, që ofronte Vivienne Davies e C. A. për kalimin nga fokusimi operacional në atë strategjik etj. etj. objektivi për rritjen e arkëtimeve dhe uljen e kontrabandës në doganat bullgare thjesht nuk ishte arritur. Më qartë C. A. nuk kishte plotësuar angazhimin kryesor kontraktual me qeverinë bullgare.

Fatkeqësisht edhe në Shqipëri pas pohimit të guximshëm të Prof. Canit, ministrit të financave mësuam se në arkën e doganave shqiptare mungojnë ca dhjetra miliona euro dhe C. A. njëlloj si në Bullgari nuk e ka arritur objektivin e saj kontraktual kryesor. Në doganat shqiptare C. A. nuk ka ndihmuar në luftën kundra kontrabandës vecanërisht kontrabandës për mallrat, që paguajnë aksizë, ku normalisht kryeson kontrabanda e cigareve.

I vetmi sukses i madh dhe real i doganave bullgare ishte futja e sistemit BICIS (Bulgarian Integrated Customs Information System) në vitin 2000 pra para futjes së C. A. në Bullgari. Për më shumë mund të lexohet në linkun: http://www.minfin.bg/en/pubs/1/3936

**********

Me një navigim të shpejtë në internet konstaton se probleme të ngjashme ka C.A. edhe në Angola. Pavarësisht nga deklaratat publike të zv/drejtoreshës së doganave zj. Maria da Conceicao Matos, në mediat angoleze në portugalisht por edhe në anglisht gjen shkrime shumë kritike për mospërmbushje kontrate nga C.A.

Kujtojmë këtu, që Angola në sajë të bumit të naftës e gazit ka pasur mundësi financiare për të shpenzuar 315, 5 milion USD në 10 vjet për modernizimin e doganave angoleze. Shqipërisë së mjerë edhe paratë e naftës ia përlan Banker’s me shokë, kështu që ato milionat e eurove për shërbimet e C. A. janë goxha para. Ato janë paradjerse e gjaku të taksapaguesve shqiptarë.

Veç kësaj C. A. e filloi veprimtarinë e saj në Shqipëri me një mashtrim tregëtar (commercial fraud). Për t’i freskuar kujtesën diplomatëve anglezë sqarojmë se bëhet fjalë për blerjen e 10 foristradave Land Rover Defender për 400 000 euro, ku u falsifikua certifikata përkatëse duke e shndërruar certifikatën Euro 2 në Euro 5.

Ky është një fakt i provuar me dokumentet përkatëse, kështu që të paktën në një rast është provuar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se C. A. në Shqipëri ka kryer mashtrim tregtar. Për më shumë mund të lexoni në linkun:

http://www.thesari.com/post/skandali-me-crown-agents-shpenzon-400-mije-euro-per-mjete-qe-nuk-lejohen-te-qarkullojne-ne-be

***********

Që në vitin e largët 1992 Dega për trajnimet përtej detit e doganave angleze ( HMC& E Overseas Training Branch) në bashkëpunim me Ministrinë tonë të Finacave ka organizuar kurse trajnimi shumë profesionale me doganat shqiptare. Kurset ishin shumë të dobshme dhe totalisht falas. Sot paguhet C. A. sa frëngu pulën për të tilla kurse trajnimi.

Theksojmë se doganat italiane dhe franceze kanë shprehur gojarisht por edhe me shkrim mëse një herë gadishmërinë e tyre për të kryer të tilla kurse trajnimi me doganierët shqiptarë falas. Këto oferta janë edhe të vitit 2013 edhe të vitit 2014. Nuk besoj se stafi anglez dhe jo anglez pa folur për stafin e rekrutuar lokalisht të C. A. janë më profesionistë se doganierët francezë apo italianë, që për më tepër ofrojnë trajnime falas.

Si përfitues nga trajnimet angleze në kurse kualifikimi të tilla si “commercial fraud”, “drugs enforcement”, “training the trainers” etc. mund ta siguroj stafin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë se trajnuesit tanë anglezë, ishin ku e ku më lart sesa personeli actual i C. A.në Shqipëri.

Trajnuesit tanë kishin një eksperiencë pune nga 17 deri 23 vjet në doganat angleze. Madje ndër to kishte edhe denbabaden doganierë, baballarët e të cilëve kishin punur me CMCS (Chinese Maritime Customs Service) në vitet 20-30 të shekullit XX, apo që kishin punuar me doganat angleze në Malajzi, ku kishin asistuar madje edhe në ekzekutimin me prerje koke me “Kris” (lloj hanxhari malajzian) të kontrbandistëve kinezë të armëve nga policë malajzianë të tribusë së “Dajakëve”.

Trajnuesit tanë kishin marrë pjesë në kapjen e kujntalëve të tërë me kokainë apo heroinë. Ata kishin kontribuar në kapjen e elementëve të super-topit të Sadam Husejnit ( Projekti Babilon) në Aeroportin e Londrës. Sot pjesë të këtij supertopi të sekuestruara nga trajnuesit tanë britanikë i gjen të ekspozuara në Muzeun e Fortesës Nelson në qytetin e Portsmuthit. Trajnuesit tanë kishin interceptuar edhe AK 47 e Simtex, që Kolonel Gedafi ia dërgonte terroristëve irlandezo veriorë të IRA-s.

A munden zotërinjtë e C. A. të na tregojnë se cfarë suksesesh konkrete, jo llogje Kavaje të kuptohemi drejt, kanë arritur punonjësit e tyre si doganierë në doganat angleze, polake, lituaneze etj.? A mund të provojë C. A. që stafi i saj në Shqipëri është i një niveli të përafërt me trajnuesti tanë anglezë të thuajse një cerekshekulli më parë? Po stafi jo britanik i C. A. cfarë niveli ka?

Vetëm në doganën e Durrësit sot ka mbi një dyzinë doganierësh me përvojë 15-20 vjeçare, po në gjithë doganat e vendit sa doganierë të tillë ka? Çfarë “ycklash zanati” mund t’u mësojnë të tillëve doganierë lituanezët, polakët, estonezët e A. C. në Shqipëri.

***********

Në këtë konteks tipik është rasti i një punonjësi polak të C. A., i cili shkollën e lartë e ka kryer në një universitet jo publik të themeluar në vitin 1992, ndërsa ky universiteti ynë publik mirë keq është themeluar në vitin 1957.

Pra punonjësi i C. A. në Shqipëri është diplomuar në pararendësit polakë të Kristalit dhee Vitrinës shqiptare! Ky punonjës ka punuar si doganier polak i specializuar në luftën kundra kontrabandimit të makinave të vjedhura në Europë. Për koincidencë në kohën, kur zotëria në fjalë ushtronte një detyrë të tillë kjo kontrabandë bënte kërdinë sidomos duke i tranzituar makinat nëpr territorin polak për në enklavën e pushtuar nga rusët të Konigsbergut.

Më pas doganieri polak u specializua për luftën kundra kontrabandës së duhanit. Pasi u largua nga puna si doganier, zotëria në fjalë u punësua në një firmë private, të specializuar për importimin e cigareve në Poloni. Nga doganier antikontrabandë cigaresh në punonjës firme importuese cigaresh goxha karrierë apo jo?! Më pas punoi në përbërje të UNMIK-ut në Kosovë si specialist antikontrabande sidmos të cigareve (dogana Kosovare dhe UNMIK). Për koincidencë pikërisht në këtë kohë GDF-ja (Roja e Financës) italiane përpiloi një raport shumë të hollësishëm dhe professional për lulëzimin e kontrabandës së cigareve në Kosovë duke përmendur edhe kapot e kësaj kontrabande si Ekrem Llukën (Rrafshi i Dukagjinit), vëllezërit serbë Karic etj. Për arsye etike nuk po i bëjmë publike emrat e “kraunexhëntsave” në fjalë. Sinqerisht unë ndihem keq, kur të tillë punnjësish të C. A. me të tillë C.V. e bekgraund do na u mësokan “zanatin” doganierëvë tanë.

*************

Më ka ardhur vërtet ligsht kur shikoja “kraunexhëntsat” në Terminalin e Pasagjerëve në Durrës sesi detyronin emigrantët shqiptarë, që ktheheshin për pushime të paguanin doganë edhe për 5-6 shishe verë (ligji lejon pa doganë më pak se kaq verë) edhe për një ekspres kafeje edhe për 3 steka cigare Duty Free (ligji lejon pa taksë vetëm një stekë) etj. etj. Këta “kraunexhëntsa” dallonin nga Ben Morina (ish shikas i të ndjerit Gazidede dhe drejtor dogane i kohës së Berishë së Dytë) vetëm nga fakti se z. Morina ishte më xhentëllmen dhe madje edhe trim, kur ndaloi kryerjen e eksportit të barutit të Shkëlznit nga Porti i Durrësit pa u kontrolluar kontejnerët nga doganierët vartës të tij. Ky qëndrim i Morinës kundra Pinarit për eksportin e barutit nga Durrësi në drejtim të kompanisë belge PB Clermont është i dokumentuar me shkresa zyrtare, Carnet TIR, deklarata importi të doganave belge etj.

Turp që “kraunexhëntasit” edhe kur kërkojnë të nxjerrin dhjamë nga pleshti janë shumë nën nivelin e doganierëve të Salës së Dytë! Xhanëm kanë të drejtë, se në Shqipëri nuk bëhet kontrabandë me kamionë e kontejnerë as me anije dhe me cisterna, por vetëm me torba e me nga 5-6 shishe verë , për Krishtlindje (!)

**************

Shqiptarët kanë respekt për anglezët dhe nuk harrojnë se ishte pikërisht një agjent i Intellegence Service-it britanik, që kontribuoji fuqishëm në organizimin e Kongresit të Lushnjes, që shpëtoi Shqipërinë londineze nga një copëtim i mëtjeshëm. Shqiptarët u janë mirënjohës anglezeve si zj. Hëzllak për kontributin e saj kundra depërtimit të fashizmit italian në Shqipëri. Shqipëtarët kujtojnë me respekt punën e palodhur dhe profesionale të Gjen/major Xhoslin Persit apo Kol. Oklej Hillit për ta shndërruar xhandarmërinë mbretërore nga një “xhandërma” turkoshake në një trupë policore-ushtarake të standartit europian. Shqiptarët kanë ngritur edhe një monument në Tiranë për tu shprehur mirënjohjen britanikëve, që u vranë në Shqipëri si aleatë në luftë kundra nazi-fashizmit. Shqiptarët quajnë ndihmë jo llafollogjinë e paguar sa frëngu pulën të C. A. por kontributin real të trimave të Curcillit për luftëtarët antifashistë shqiptarë me parashutime nga ajri e me zbarkime nga deti me MTB të automatikëve Sten Gun dhe konservave 5 kilëshe me mish dashi australian, të granatave Mills dhe mijëra e mijëra englezkave (lira stërlinave flori), të batanijeve, dhe pushkëve antitank Boys, të eksplozivit RDX dhe të cokollatave Cadbury.

Shqiptarët shprehin keqardhje, që një spiun i ndyrë si Kim Filbi ndër të tjera shkaktoi dështimin e përpjekjeve britanike për ta bërë Shqipërinë pjesë të Europës Perëndimore. Fundi i fundit ende kujtohet me respekt në Tiranë, qëndrimi prej ledi të vërtetë i Penit, diplomates britanike, që për herë të parë pas rivendosjes së marëdhënieve diplomatike mbulonte Shqipërinë nga Tirana për llogari të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Romë.

***

Stafi i Ambasadës angleze në Tiranë nuk i shërben vendit të vet më shumë duke bërë bodigardin diplomatik dhe mediatik të një prej qindra mijëra kompanive angleze, që operojnë jashtë territorit të Mbretërisë së Bashkuar, sesa duke analizuar e zbërthyer kërcënimet, që i vinë Anglisë nga malavita shqiptare shpesh edhe me mbështetje politike nga ishpushtetarët tanë.

Fjala vjen ai “steeplechaser”-i dhe ish kampioni i maratonës fare mirë mund të analizonte rrezikun real, që i vjen ishujve britanikë nga mafia shqiptare në kontinetin përballë. Kjo mafia me ndihmën edhe të ish “Zbeksave” polakë pleq, por ende aktivë ka monopolin e dërgimit të klandestinëve në Angli (jo vetëm të atyre shqiptarë) duke përdorur kamionistë meshkuj e femra polakë. Ky monopol mbulon portet holandeze, belge dhe franceze, që kanë linja trageti apo anijesh RO-RO me portet angleze. Një veprimtari e tillë ka filluar të zhvillohet edhe në portet spanjolle. Deri dje thjesht transportoheshin hallexhinj shqiptarë dhe jo vetëm. Tashmë ka zëra se ka filluar edhe “eksporti” i xhihadistëve me përvojë nga fushëbetejat irakene dhe siriane.

Ky është një rrezik i qartë dhe prezent për Anglinë, jo mbrojtja e ca milionave eurove të taksapaguesve shqiptarë, që me patjetër duhet të frynë xhepat e thellë të C.A. Është mjaft e lehtë të përfytyrosh se cfarë rezultatesh të llahtarshem do të japë në rrugët e qyteteve angleze, që mishelë e tillë xhihadistësh veteranë me të rinj britanikë kokëboshë e të radikalizuar, që gjuhën e nënës e kanë urdu apo pashtun, Somali apo Igbo ose edhe Hause apo suahili.

Këta “kraunexhëntasat” mirë, që nuk po realizojnë kushtin kontraktor për shtimin e arkëtimeve në doganat shqiptare, por para se të rrëmihin si urithë në cantat e pasagjerëve të sapo zbritur nga trageti, nuk do bënin keq t’i hidhnin edhe një sy aparaturave për detektimin e radioaktivitetit, nëse funksionojnë apo jo në hyrjen e Portit të Durrësit. Nuk do bënin keq, të jepnin kontributin e vet edhe për mbajtjen nën mbikqyrje të hyrjes për në koncesionin e Terminalit lindor në Portin e Durrësit. Jo për ndonjë gjë por deri tani, kjo portë nuk ka qenë aspak nën mbikqyrjen doganore.

Në një botë globale si kjo e sotmja interesat e sigurisë kombëtare të Anglisë mund të kërcënohen edhe nga një anije, e cila nga Porti i Dernas apo i Misuratës shkarkon mall në këtë terminal në Portin e Durrësit.

Përfundimisht besoj se siguria e Anglisë vlen më shumë se ca milion euro shqiptare thuajse qyl për C. A.

Gjergj Thanasi July 25, 2015 12:48
Komento

24 Komente

  1. Kapter Jari July 25, 12:52

    Po varet si e shef.
    Nese do shikosh se si i kne mbush xhepat ca. atehre eshte sukses, nese shikon si jane te ardhurat nga dogana eshte fatalitet.

    Rrofte Komiteti Qendror i Partise me shokun Edi Rama ne krye se punet e shtetit e ujet e detit nuk mbarojne kurre !

    Reply to this comment
    • yy le July 27, 15:51

      nuk di a ke permbendur edhe edith durhamin. nese jo po i lejoj vetes t’ia shtoj listes se mesiperme, per turpin eketyre zorraxhinjve dhe ne vecanti te akredituarit me fytyre pijaneci te ambasades se uk, ne tirane. me keshillen qe eshte mire qe te mos u pjerdhi goja kot me kot, e ta lexojne njehere historine e vendit ku jane akredituar se mesa duket na kane ngaterruar me kanibalet e ishujve te paqsorit. duke i kujtuar gjithashtu se rsh, nuk ka ndonje detyrim ti sinjalizoje autoriteteve te uk, ato qe bejne firmat angleze ne shqiperi, por ka pushtetin tu aplikoje ligjin shqiptar nese duhet dhe gjithashtu opinionet e ploitikaneve jane e drejta e tyre e sanksionuar me kushtetute dhe njekohesisht manifestim i nje jete politike sdq e frumezuar nga demokracia. le te provoje te beje deklarata te tilla ky kerric gomari ne angli dhe e shikon ku i fluturon suma, pa le po ti beje ndonje ambasador i akredituar ne angli, te tilla shaka. po kur gjen ministra te kalibrit te zotit ditkeq, ndoshta s’ka edhe faj, se si hyn gjemb ne kembe pale nota proteste prane ministrise se jashtme te uk, e thirrje te ketij bufonit nga ministri shqiptar, sipas te drejtes nderkombetare

      Reply to this comment
  2. metlaj July 25, 13:12

    QEveritaret shqipetare paguajne me mire ata qe corientojne se sa ata qe regullojne shtetin se ata qe corientojne vaferojne poullin por pasurojne familjet e qeveritareve dhe politkaneve qe me forcen e emerimeve dhe pasurin kane bllokuare dhe drejtesin

    Reply to this comment
  3. SH.KOLONJA July 25, 13:29

    MORE TI OPINIONIST (na zbulove Ameriken) QE VUAN NGA ‘DELIRI I MADHESHTISE’:
    Me kete shkrim ç’far do te thuash pas 25 vjetesh qe ben biografine e nje kompanije fantazem te huaj kur kompani te tilla kane gllaberuar tere ekonomine e pasurine e ketij vendi apo do te thuash qe ketu ky vend eshte ne dore te antishtetit e te kishave dhe xhamijave e shqipetaret kane marre arratine?
    O Thanas,je ne gjendje ti ti pergjigjesh 3 pyetjeve para se te flasesh per ‘HONOLULUNE’:
    -Si e ka emrin dhe mbiemrin deputeti qe te perfaqeson ty ne parlament?
    -Si e ka emrin sistemi ekonomik ne keto 25 vjet ne kete vend dikur Shqiperi?
    -Si e ka emerin sistemi ekonomik e shoqeror ne kete vend te quajtur pas 25 vjetesh BATHORE?

    Reply to this comment
  4. Darius July 25, 13:32

    Anglezet jane ca plera ku me sherbimin secret te tyre kthejne ne skllever tip Shqiptaresh.
    Kush i solli C.A???
    Anglia ka lufte te hapur me Kinen ose Rruga e Mendafshit,per ndonje sylesh per rrugen e mendafshit mbase kujton se eshte per te prodhuar rroba,po Rr.e Mendafshit eshte Tregu NARKOTIKEVE,qe Drejtohet nga e Pavdekshmja Elizabeta,ku Kinezet jane nenshtruar per momentin dhe Shangai Bank eshte Lavatricja me e madhe ne Bote per pastrimin e Parave.

    SHQIPTARET duhet te kuptojne nje gje qe gjithe kete ZHVILLIM,POLITIK,EKONOMIK,e kane nga Angli-Amerikanet!!!
    Enver Hoxha ka qene nje ish-agjent Anglez,dhe femijet e tij jane Bossat e Shqiperise te cilet vazhdojne kontratat e bera nga i ati dhe pas vdekjes,ne interesa te Anglo-amerikaneve dhe ne dem te Deleve te Shqiperise.
    mgjth. …. VK

    Reply to this comment
  5. Kris 1 July 25, 13:35

    kompania Po te ishte me dinjitet do te ishte terhequr vete nga nje pune ku nuk kane sukses.

    Reply to this comment
  6. Arben July 25, 13:54

    AS SUKSESI AS DESHTIMI.

    ESHTE HISTORIA E SHLYERJES SE FATURES PER “KONSULENCEN” QE TONY BLAIR I DHA RILINDJES NE FUSHATEN 2013.

    NE SI POPULL MIRE TE NA BEHET SEPSE JEMI BAGETI, JEMI GATI TE VRITEMI ME NJERI TJETRIN PER NJE LLAF GOJE, DHE ATE QE NA GRABIT MILIONAT E EUROVE E MBAJME PER NJERI TE “ZOTE”.

    Reply to this comment
  7. lato July 25, 14:05

    Saliu paguante Podesten per ti zbukuruar fytyren ne Amerike,kurse Edi Rama i dhuroi doganat C.A.per ti dhuruar Toni Blair ato para ta pakta te shqiptareve te varfer per mbeshtetje ne Europe..Vidhni o Angleze,vidhni, se shqiptaret nuk dijne te ruajne thesarin e vet,nuk dijne te ruajne doganat e veta,nuk dijne te shfrytezojne naften e vet,nuk dijne te nxjerrin floririn e vet.Merrni o Europe edhe femrat e bukura te Shqiperise dhe shkerdh..,se shqiptaret e kane per te bere shurren…Ky ambasadori anglez ben sikur eshte ofenduar shume,kerkon llogari se demek po i bie hajdutit CROWN AGENT reputacjoni.Ky qenka nje maskara,qe merr edhe ai pjesen e vet.

    Reply to this comment
    • Dikushi July 25, 21:36

      Ai eshte super, super maskara. Nje cope fshatar, katunar prej Anglie eshte ambasadori anglez ne shqiperi, qe vetem ambasador nuk mund te quhet. The Crown Agents jane hajdute, pastaj dihet qe ku fut hundet anglezi, corbe ben, gjithmone keshtu e ka bere boten dhe keshtu kane per te ngelur, hajdute e maskarenj qe te vjedhin me buzeqeshje. Po c’ti besh qe na erdhi nje qelbesire tjeter, kollovari i mutit Rama qe ja hapi rrugen edhe na solli keta qelbesira angleze, edhe i rinovon kontraten me tere keto humbje qe kane sjelle ne dogana. Ai eshte per tu vrare, lango i mutit qe na qelbi vendin edhe me hajdute nga jashte, se boll i kemi brenda. Sa vite do durojme akoma edhe kete lango, te gjoret ne shqiptare. Edhe therrisni per Toni Blair “miku i madh i shqiptareve” bullshit

      Reply to this comment
  8. METEH July 25, 14:12

    Edi Rama duhet te dal hapt:E ka kryer detyren kjo kompani? Nese jo ti tregoi deren dhe te mos i vije keq se i del nami keq e ishkon per mire opozites..?

    Reply to this comment
  9. I.Troplini July 25, 14:38

    Perfshirja e ambasades se mbretetrise se bashkuar, ne nje ceshtje bilanci dhe permbushje te kushteve koncesionare, eshte nje teme, qe ne vetvete, shtron me teper pyetje dhe habi sesa kerkon “te na sqaroje” dhe “te na e shese sapunin per djathe”.
    Per te qene te rezervuar,,,,,kjo eshte nje praktike pune, qe s,ka asgje te perbashket me boten e civilizuar te vitit 2015. Nese britaniket, e klasifikojne Shqiperine si nje vend te verberish, qe duhen ndihmuar per te kaluar semaforin e radhes, atehere eshte e kohes dhe e domosdoshme, qe ministria e jashtme shqiptare, te kerkoje sqarime per nje praktike te tille te dyshimte.
    Sa i perket kesaj kompanie Crown Agents apo thene me mire ne shqip “Rrush e kumbulla”,,,,,, nese Kryeministri yne i nderuar, i ka ndonje borxh personal dikujt ne mbreterine e bashkuar, atehere le te perballet me xhepin e tij, per larjen e atij borxhi. Doganat shqiptare, nuk kane pse paguajne per INFERIORITETIN personal te nje kryeministri dhe vendimeve te tij te pakualifikuara.
    Shtypi i lire shqiptar, eshte e vetmja opozite politike, e ketij drejtimi skandaloz qe po merr politika shqiptare. Kjo eshte e keqja e nje sistemi politik, qe opoziten e ka bashkuar pergjithmone me emrin e nje krimineli ordiner, qe ambasda amerikane ne Tirane mund ti ofroje imunitet, por qe nga ana tjeter, Shqiperine e trajtojne si nje vend i humbur afrikan.
    Emancipimi i shoqerise shqiptare, duhet te kete si hap te domosdoshem, mospranimin e nderhyrjes ne ceshtjet e brendshme kontraktuale.
    Nese kushtet e vendosura ne kontraten me kompanine “Rrush e kumbulla”, nuk jane arritur,,,,atehere ambasada e britanise se madhe mund ti bjere fyellit gjithe diten. Ajo kompani,,,,bashke me ato makina te ndyra qe ka sjelle me vete,,, mund te kerkojne viktimen e radhes neper bote. Kjo eshte e vetmja gje, qe kane bere deri me sot dhe me siguri te plote, do bejne edhe ne te ardhmen.

    Reply to this comment
  10. "O Thanas bjeu pas" July 25, 15:02

    Akuzoni por me prova Thanas. “O Thanas bjeu pas”,
    Thelbi i kritikes se Ambasdorit ishte mjaft i qarte, akuzo por me prova. Ti Thanas na je prekur ne seder.
    Kur nje “Lider” (shit) del dhe flet per korrupsion duhet te bazohet dhe tek disa fakte jo te flase si “e jema e Zeqos maje te thanes”
    Mbase per ato qe thua ke te drejte por ato skane fare te bejne me ato qe thote ambasodori ne kete rast.
    Akuzoni por me prova Thanas.

    Reply to this comment
    • Dikushi July 25, 21:40

      Ik o mbushu, ti je agjent i Rames qe kercen perpjete ketu, apo je Spiropali pidhi qe i dogji edhe del ketu. Provat qe kerkon ti flasin qarte me numra e me fakte, po s’te pelqen ty ta pranosh edhe del kundervihesh, servil i mutit i kujdo qe je.

      Reply to this comment
    • yy le July 27, 16:01

      jo xhaxha kur ka prova nuk akuzohet. kur ka prova hapet procesi respektiv, psh. penal. nuk behet fjale per akuza por per deklarata politikanesh, si ne te tere boten, demokratike perfshi edhe uk ku degjon gjera edhe me te medha se deklarimet qe behen ne shqiperi, per nje kompani e cila sdq bie ere. keshtu qe s’ka perse te na kepuse brrockulla ky pijaneci, se kaq gje e dine edhe shqipot ndaj nuk besoj se ky nuk e di qe ne e dime, po fakti qe i ka djegur miza ndoshta do pare, e ben nga irritimi qe ne rrace sipas ketij inferiore si ne guxoi te flase keq, per perndershmen C.A., apo ka edhe ky ndonje gje qe i djeg (psh ndopak lobim me financim aktivitetesh le te themi kulturore e rikreative per z. ambasador nga kreret e kompanise). vertet kompetence e diplomaci nga ana e ketij ambasadori. apo ndoshta keta te dores se fundit akreditohen ne vende si ne, sepse ndoshta jane miqte e paafte te dikujt ne politiken angleze dhe duhet qe edhe keta te hane buke e na i bejne barre ne kurriz ne. ndoshta edhe qeveri shqiptare ku pranon ambasadoret duhet te informohet me pergjegjesi mbi kurrikulumin e te akredituarit

      Reply to this comment
  11. Lili July 25, 15:08

    Bravo,nje keqperdorim ketu u dokumentuar me çmimin qe paguajtem per veturat e crown agents!
    Tash duhet te na sqarohet pse qeveria ia ka vazhduar kontraten?nga paaftesia per me pa deshtimin e ke saj kompani,apo nga korruptioni 24 karat per ‘sy blyjen ‘per cka po ndodh ne terminalin e Durresit!
    Pra pyetja qe qytetaret duhet te bejne -e te kontrolojne vete mbasi crown agent nuk e bene-eshte cka po shkarkohet aty n’ate terminal?
    Allez te bejme nje grup aktiviste qe percjell keto shkarkime ngarkime!

    Reply to this comment
  12. intelektuali July 25, 15:11

    Kur trupat e kontigjentit italian ne Afganistan u nderrua me ushtare franceze, keta franceze mjerane filluan te vriten si zogj pule nga talebanet e fshehur nga gerxhet e shumta ta natyres se eger. Menjehere lindi pyetja:

    PSE ITALIANET NUK PATEN ASNJE INCIDENT GJATE MISIONIT TE TYRE NDERKOHE QE FRANCEZET TALEBANET PO I VRISNIN SI ZOGJ PULE?

    Pergjigja erdhi shume shpejt nga vete ushtaret italiane qe deklaruan me krenari te fshehten e tyre:

    TALEBANET ISHIN MIQTE TANE, SEPSE NE I PAGUANIM!

    Kjo histori tragjiko-qesharake, por mjaft domethenese eshte pervehtesuar me sukses nga Agjentet e Corones te Tony Blairit dhe ne Rumani dhe Bullgari, por edhe ne Angole dhe mjaft vende te tjera te Botes se Trete ku keta agjente famoze angleze private shkuan ne keto vende per te rritur te ardhurat ne Buxhet, por jo vetem qe zbrazen buxhetet e tyre pasi rane ne UJDI me mafien vendase, pas DAJAKUT qe kjo mafie u dha per mesim. Ka te dokumentuara me mijera raste te marrjes peng nga mafia vendore te stafit te agjenteve te Corones, prandaj edhe ambasada angleze ne Tirane do te bente mire qe t’i lexonte para se te dilte me deklarata pa vend perpara shqyptareve dru me pre, deklarata qe ngjallin vetem humor ne opinionin publik nderkombetar.

    Ndryshe thene bukur eshte permendur ne kete shkrim kontributi i Mbreterise se Bashkuar per te shpetuar Shqypnine nga KTHETRAT e bolshevizmit jugosllav dhe rus, qe per fat te keq nuk dha rezultat pasi pederasti Enver Hoxha ja kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin bosave te Beogradit dhe Kremlinit per ta bere Shqypnine si nje CIFLIG personal te interesave private te familjes se tij, ashtu sic ka mbetur deri me sot.

    Reply to this comment
  13. LORA July 25, 18:33

    Mendoj se sherbimi doganier ne Shqiperi duhet te jete vetem shteteror,se eshte nje sherbim qe ka lidhje te drejtperdrejte me sigurine kombetare.Nuk e pranoj dot,qe pas dy dekadave me trajnime stafesh, te vijojme ende me historite tronditese dhe revoltuese te devijimit te parase se shqiptareve ne xhepa kompanish private ,qofshin angleze apo kushdoqofshin.
    Apelit publik te Ambasades Britanike I shoh vetem mbrojtjen (jane te paret ne bote per t’a bere ne menyre te shkelqyer) e perfitimeve te nje kompanie qe derdh taksa ne buxhetin britanik,,,,shkurt e prere kjo ambasade eshte duke kryer punen per te cilen ndodhet ketu,ne favorin e vendit te vet.
    Nuk po degjojme asnje reagim nga ekzekutivi yne dhe kjo me shqeteson.Kakofonia mediatike e deritanishme eshte vetem ne funksion te fshehjes se te vertetes uleritese te avullimit te parave te buxhetit te shqiptareve.Nese mediat shqiptare do te aspironin te ngjasonin sadiopak me homologet britanike nuk do te prallisnin traplliqet e deritanishme,por do te hetonin seriozisht per t’i kerryer binane ketij problem fundamental te financave dhe sigurise qe buron nga mbarevajtja e tyre.

    Reply to this comment
  14. Lili July 26, 10:25

    Vete fakt qe ky ambasador flet per nje ngjarje ku nuk do dyte me fol tregon se ka dicka alla GERDEC ne kete Pune!

    Reply to this comment
  15. Dita July 26, 10:35

    Thithin mallra.

    Reply to this comment
  16. Beni,djali i Kiços July 26, 10:36

    kAmentues,te xhixhilese,keni 25 vjet qe lehni si zagare dhe nuk keni kuptuar vetem nje gje:
    Keta mender politikane edhe ‘leshin’ e grave e heqin me kompani estetistesh te huaja.Keta mburrjen me te madhe e kane kur gjejne gruan ne krevat me ndonje ‘Senator amerikan’!!
    Keto shpenzime ne gjuhen e Jozefina ‘leshit’ quhen ‘diplomaci parlamentare’.Me socialistet tallin buthen çobenjte pe Blushi e pandelinjte 14 vjeç dhenderr ‘.

    Reply to this comment
  17. Lion July 26, 12:09

    Shume hallakatje. Autori nuk sjell ndonje fakt te qenesishem me qellim qe te nise ndonje hetim i mundshem. Kete kerkon ambasadori britanik. Nuk ka nevoje te sillen komente nga Bullgaria,per Shkelzenin etj,etj.

    Reply to this comment
    • Ervin July 27, 03:35

      Uau, i vetmi koment i ftohte dhe me arsye. Kur di kaq shume per doganat dhe CA, duke qene se duhet me doemos te jesh ish-doganier i hequr nga puna, perse nuk merr statusin e te penduarit dhe shko te prokurori qe te kene mundesi hetimi. Mos rri duke bere shkrime ne gazete se nuk te kthen njeri ne pune nga frika se mos i demoskon.

      Reply to this comment
    • intelektuali July 27, 09:23

      Lajmet per Agjentet e Corones se Tony Blairit nuk vijne vetem nga Bullgaria, por edhe nga shgume vende te tjera ish komuniste te Evropes Lindore si Rumania dhe Moldavia, tentuan te futen edhe ne Hungari pas deshtimit ne Angole, por kudo kane ikur me bisht ne shale pas dajakut qe kane marre nga mafia vendase dhe nga autoritetet shteterore, sepse a e di o LUAN-LION Djali i paditur pse eshte keshtu? Ja sepse:

      Sepse te ardhurat ne buxhet nga doganat dhe tatimet kane rene kokeposhte qe kur Edi Rama me Like Floririn vendosen t’ja japin shtetin me koncesion firmave private te lobingut te tyre me emera famoze si Agjentet e Corones te Tony Blair, ne menyre qe te vazhdojne kauzen e Partise se Punes dhe te Enver Hoxhes per te dredhur zinxhirin ne pushtetin qe mban celsat e kashtes dhe per ta bere Vatanin si:

      CIFLIG PERSONAL TE FAMILJEVE TE TYRE

      njesoj sic e beri Enver Hoxha per gjysem shekulli gjate Diktatures se tij feudale.

      Reply to this comment
    • yy le July 27, 16:03

      nuk ka perse ti kerkoje ambasadori britanik nga ne, nese i interesojne ka aq tagers sa te beje hetimet e tij e sinjalizimet aty ku duhet ne uk

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*