Çrregullimet mendore, mjekja: Rastet janë rritur me 20 %

August 13, 2018 21:47

Çrregullimet mendore, mjekja: Rastet janë rritur me 20 %

Çrregullimet e shëndetit mendor, sipas mjekëve psikiatër, nga viti i shkuar kanë pësuar rritje me 20%. Problem mbetet stigma për këta persona. Rastet më të shpeshta që kërkojnë ndihmën e mjekëve janë personat që paraqesin shqetësime nga ankthi.

Një në 4 persona në botë vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta, por mjekët mendojnë se numri është më i madh. Ariana Rreli, psikiatre pranë Qendrës Komunitare për Shëndetin Mendor numër tre në Tiranë tregon se nga viti i shkuar personat që shfaqin çrregullime të shëndetit mendor janë rritur me 20%.

Frika nga paragjykimi mbetet problem, ndërsa rastet më të shumta që kërkojnë ndihmën e mjekut paraqesin shqetësime të ankthit.

“Çrregullimet e ankthit kohët e fundit janë rritur ndjeshëm. Më tepër në vendin tonë por edhe në botë. Ne kemi stresorë shumë të fuqishëm socialë. Nga viti në vit 20% të vizitave vijnë më tepër e referohen.”

Ankthin mjeket e rendisin tek problemet më të vogla, por që paralajmërojnë sëmundje të mëdha.

“Komplikohet me gjendje të tilla si ataku i panikut, që është sulmi që bën ankthi i patrajtuar, çon në problem të humorit dhe depresioni i komplikuar, nganjëherë shenjë paralajmërues e sëmundjeve shumë të mëdha, por jo komplikacion. Mund të jetë edhe pjesë e skizofrenisë apo sëmundjeve të tjera të shëndetit mendor”.

Por kur një person ka nevojë për ndihmën e mjekut?

“Që në vështirësi në frymëmarrje, një dhimbje koke që nuk është identifikuar si problem organik, një lodhje kronike që personi nuk e justifikon, një prag i ulët i ngacmueshmërisë, irrabilitet shumë i shprehur. Duket sikur ka diçka që nuk punon mirë, me zemrën, me stomakun, por me të gjitha ekzaminimet del mirë”.

Personeli shëndetësor i  Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor duhet të ishte ai që të mundësonte  depistimin e popullsisë dhe trajtimin e problemit në fazë të hershme, por mjekja psikiatre tregon se numri i kufizuar i stafit dhe rritja e kërkesave për ndihmë e bën të pamundur.

“Ne më shumë jemi një institucion pritës, sesa një institucion që kërkon problemin në komunitet ka sjellë pamundësinë  për t’u identifikuar herët dhe për t’u mënjanuar. Mbase është koha për ta parë si një problem që kërkon shtim të kapaciteteve, shtim të qendrave komunitare të shëndetit mendor, ose propozim për institucione sekondare, shtëpitë e mbështetura, qendra ditore”.

Në këto kushte janë vetë personat që shfaqin problemin apo familjarët e tyre, që duhet të mundin stigmën e  t’i drejtohen klinikave në mënyrë që gjendja shëndetësore të mos agravojë e të presë çastin e një shpërthimi që mund të jetë dhe fatal.

o.j/dita

August 13, 2018 21:47
Komento

2 Komente

  1. me 20% mashtroni vehten August 13, 22:45

    95% – do ishte shifra me e sinqert .
    duke fshehur gjendjen kercenuese te shoqerise

    e agravoni me keq ate dhe rrezikoni qe shifrat te vene ne rritje .
    Un s’e di se cfar ,metodash ndioqen ne shqiperi
    per exzaminimin e semundjes ,pra psikopatise ose skicofrenise ,
    por ne ate vend shifrat duhet te jene alarmuese .
    Ne ate shoqeri ndesh rrall njerez te ken nji llogjike te
    qarte e shprehin nji mendim ne perputhje te plote me llogjiken njerezore !
    Nga kjo vijn shume pasoja te tjera qe jane te dukeshme
    ne ate shoqeri kudo .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*